Vajza e dhunuar në jetimoren e Shkodrës, letër Ramës: Na rrihnin me shkop hekuri

May 24, 2016 23:54

Vajza e dhunuar në jetimoren e Shkodrës, letër Ramës: Na rrihnin me shkop hekuri

Njëra nga vajzat e dhunuara në jetimoren e Shkodrës, 12-vjeçarja K.B i është drejtuar me një letër kryeministrit të vendit Edi Rama.

E mitura rrëfen se së bashku me 2 motrat më të vogla ka duruar prej kohësh dhunën sistematike brenda institucionit. Ajo shprehet se një vajzë e rritur, bashkë me disa djem e dhunonin atë dhe të motrat me shkop hekuri.

“Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerë më të mëdhenj dhe ajo më detyronte dhe mua të bëja fjalë të pista por unë nuk bëja dhe haja dajakun e Shelës”, shkruan 12-vjeçarja.

Më tej e mitura rrëfen se ish-drejtoresha e kësaj qendre, Albana Llazani ishte në dijeni të dhunës që ushtrohej në jetimore, por nuk kishte marrë asnjë masë, përkundrazi i kishte kërcënuar të mos tregonin asgjë se ç’ndodhte aty brenda.

Vajza, e cila thotë se ka 6 vëllezër dhe 6 motra bën thirrje që të gjendet një zgjidhje për strehimin e nënës së saj, në mënyrë që ajo dhe motrat mos të qëndrojnë më në atë vend.

“Nëse ju nuk e ndihmoni mamin tim unë do bëj ndonjë skandal, të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë duke qarë e kam shkruar këtë letër. Ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem. Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela”, e përfundon letrën e mitura.

May 24, 2016 23:54
Komento

2 Komente

  1. I.Troplini May 25, 08:21

    Lotèt e njè jetimeje,

    qè rrihet dhe dhunohet nga ata qè duhet ta rrisnin dhe edukonin, janè njè kèmbanè qè nuk resht kurrè sè thirruri.
    Èshtè njè thirrje pèr ata mes nesh, qè kanè veshè pèr tè dègjuar dhe sy pèr tè parè. Janè njè thirrje dhe sirenè alarmi pèr tu ndègjegjèsuar dhe pèr tè treguar se ky vend nuk ka vetèm monstra patologjike dhe perversè nè radhèt e tij por edhe njerèz normalè, shqiptarè bujarè dhe zemèrhapur, si ata qè njohim nga ĺegjendat qè tregohen pèr ne.
    Them legjendè, sepse kjo qè tregojmè sot, èshtè vetèm njè karägjozllèk masiv, me pasoja tè rènda pèr tè ardhmen tonè.
    Jo, shqiptarèt nuk janè tè gjithè perversè.
    Z.Rama, kthejini besimin kèsaj vogèlusheje, me ndèrhyrjen tuaj. Tregojini se shqiptarija nuk ka vdekur akoma, edhe pse vuan pèr momentin nèn çizmen e babèzisè dhe shpellarizmit. Tregojini me ndihmèn tuaj, se koha e shpellarizmit ka mbaruar. Njè tjetèr ka filluar. Ajo enjè Shqipèrie ku shqiptarèt jetojnè nè dinjitet.

    Reply to this comment
  2. ts May 25, 11:04

    Nje duzhin me femij kjo nena jote moj vajz fatkeqe e ju plasi ne jetimore ! Sja paska kursy qefin vetes e dashka mbyll ajo atje ku je ti !Kta kafshet qe dhunojn femij te abandonuar duan kalbur ne burg se edhe po shpetove ti, jan te tjer qe do vuajn prej tyre !Ver dor o qeveri se kto fjal rrenqethese te ksaj vogelusheje bejn te dridhet toka e jo shpirti !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*