Vajza e Dritëroit: Pengu me Kadarenë ditën e vdekjes së babait

August 6, 2017 10:01

Vajza e Dritëroit: Pengu me Kadarenë ditën e vdekjes së babait

Entela Resuli – DITA*

Lidhjet e Kadaresë me Agollin janë të veçanta dhe i dinë më mirë nga të gjithë vetë ata. Shumë të vërteta midis tyre ndoshta nuk do të bëhen publike dhe të njohura asnjëherë. Secili do ti marrë me vete në varr të fshehtat dhe kjo për mua ka kuptimin dhe simbolikën e vet, shkruan Moikom Zeqo në librin “Liriku i tokës Demoni i fjalës”…

Gjashtë muaj pas ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe poetit Dritëro Agolli, vajza e tij Elona, vjen në një rrëfim të gjatë botuar sot nga gazeta DITA.

Mes të tjerave ajo flet për raportet e Dritëroit me Ismail Kadarenë.

Pyetjes së gazetares së DITA, Entela Resuli A keni pasur një mesazh ngushëllues nga Ismail Kadare, apo dhe një vizitë në familje?”, Elona Agolli i përgjigjet:

“Mesazh ngushëllues vetëm. Një kurorë me lule po ashtu”.

Ajo flet më pas për marrëdhënien mes dy shkrimtarëve të shquar.

Kadare dhe Agolli

“Me Ismail Kadarenë im atë ishte një mik i mirë. Mik i mirë që në rininë e tij, kur projektohej e ardhmja e tyre letrare, kur ëndrrat ishin të mëdha dhe sfidat që i prisnin ishin po aq të mëdha. Do të krijonin familje e do të ndërtonin modelet e çifteve siç do të thoshte R. Qosja “Çifte emblematike”, e përsëri do të vijonin shoqërinë dhe raportin e tyre miqësor; do të uronin nëpër festa dhe Ismaili do të bëhej edhe kumbari im, që do të përzgjidhte e propozonte emrin Elona kur unë erdha në jetë.

Nuk do të cenohej ajo miqësi edhe në vitet e vështira kur ishte e zakonshme të bashkëbisedohej nën zë, veçmas fëmijëve e të tjerëve, kur ngjarje të paperceptueshme për shpirtra të lirë, siç ishin im atë dhe miku i tij Ismail, ngjarje të tilla ndodhnin shpesh e më shpesh. Përherë ata të dy e kanë e kanë vlerësuar njëri-tjetrin, kanë njohur gjenitë dhe talentet e shoqi-shoqit, i kanë hapur rrugë kur e ndjenin që duhej hapur rrugë, përgjithësisht janë mirëkuptuar – thotë Elona për DITA.

Ajo zbulon madje që subjektin e romanit të famshëm Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Kadaresë ia ka dhënë pikërisht Dritëro Agolli.

“…Ka ndodhur që edhe i kanë dhënë subjekte veprash letrare njëri-tjetrit siç më rrëfente para ca ditësh Sadija, ime më, që ngjarjen e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Dritëroi e kishte dëgjuar në një fshat dhe i kishte thënë mikut të tij: Shkruaje ti këtë roman pasi i shkon mjaft stilit tënd të rrëfimit. Unë nuk do ta shkruaja dot si ti. Merre si ngjarje se ta kam falur si subjekt romani. E njihte mjaft mirë veten Dritëroi, ishte njeri me karakter të fortë dhe i ndershëm. Siç thotë diku për vete: “Unë kam qenë një filiz që, kam dalë nga toka jo nga vazot e luleve të ballkoneve të qytetarëve”.

Elona rrëfen në intervistën për DITA se Agolli e ka mbështetur vazhdimisht Kadarenë edhe në momentet e vështira:

“Sa i takon mbështetjes, ka ndodhur edhe në situata jo të lehta siç ishte momenti i ikjes së Kadaresë. Kur ikja e Ismailit nga Shqipëria u interpretua keq edhe nga miq e shokë të tij si arratisje e braktisje e vendit, ishte Dritëroi që i doli në krah duke deklaruar që shkrimtari i madh u lodh dhe u zhgënjye nga vonesa e ndryshimeve, e për këtë arsye ai u largua për t’u bërë një shembull. E ka edhe në një nga shënimet e tij këtë gjë” – thotë vajza e gjeniut të letrave.

Lamtumira e Dritëro Agollit

Por asaj nuk i ka ardhur mirë që njeriu që i ka vënë emrin u mjaftua vetëm me një mesazh dy rreshta në vdekjen e Dritëroit. Ajo thotë për DITA se do të donte që Kadare të ishte personi që do mbante fjalën e lamtumirës.

“Sa i takon lamtumirës, përshëndetjes së fundme dhe ndarjen me mikun e rinisë dhe të pjekurisë edhe letrare, sinqerisht e prisja. U tha që ishte i pamundur për të ardhur, u shkruan në gazeta 2 radhët e formuluara në mënyrë konçize për lajmin e humbjes si një ndër lajmet më tronditës: “Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët, Dritëro Agolli do të na mungojë të gjithëve.” – u shpreh Ismail Kadare.

Do të dëshiroja ndryshe, për të qenë e sinqertë. Dhe ajo fjalë lamtumire mbajtur nga miku në çastin e përcjelljes së fundme (nëse do, do të mbetej në historinë e vendit tonë të bekuar, në historinë e oratorisë së gjeniut të letrave dhe mikut të Dritëroit të madh, Ismail Kadaresë, dhe jo vetëm oratorisë, por edhe në historinë e një miqësie dhe etike morale të shëndetshme…” – thotë Elona për DITA.

E pyetur nga gazetarja Resuli: “Kanë folur shumë persona në ditët e ndarjes nga jeta të Dritëroit, por cili ishte reagimi apo personi që të habiti me ato çka kishte thënë?” – Elona përgjigjet:

“Fjalimi apo fjala e lamtumirës e mbajtur nga Edi, kryeministri, më ka bërë shumë përshtypje. Kishte ndjenjë, analizë, nderim, përulje, vlerësim…”

*Intervista e plotë mund të lexohet sot në DITA

August 6, 2017 10:01
Komento

17 Komente

  1. intelektuali August 6, 11:19

    PO SHKRIMTARET E TALENTUAR QE SERVILI I ENVERIT, DRITERO AGOLLI I DERGOI NE LITAR?

    Po per fatin e keq te shkrimtareve qe guxuan t’i thone Enverit dhe Partise se Punes:

    “JU JENI KULCEDRA GJAKATARE!”

    Cfare do te thuash o Elona Hatermbetura?

    sepse:

    Dihet fare mire qe babai yt i dergonte ne litar menjehere sapo e urdheronte Partia e Punes, por ne shume raste edhe pa urdher me inciative personale, njashtu sic beri Driteroi me gruan dhe djalin e tij sovjetik, njashtu sic beri edhe spiunja e Sigurimit dhe e Driteroit, Diana Culi me poetet e rinj shqyptare dhe qe askush nuk i ka kerkuar falje deri me sot.

    prandaj:

    Me mire mbylleni squpin e llafoqylit kriminal, sepse ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit, ku bente pjese edhe Dritero Agolli vetem sepse deshen qe shqypnia te behej pjese e Botes Demokratike, njashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit, pra ne ju themi o Elona Agolli:

    KA ARDHUR KOHA QE JU, SHERBETORET E ENVERIT TE QANI PER KRIMET TUAJA DHE JO TE QESHNI ME VIKTIMAT TUAJA ME BROCKULLA DHE KUJTIME BOLSHEVIKE

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 8, 12:56

      u.Kastraveci! Edhe ne buze te varrit mbete maskara! Ti initelektual perendimor?!!! Ti je nje kelysh , produkt i vemje ve te maskarenjeve shekullor te ketij populli. Guxon te fyesh ti nje prej shkrimtareve nder me te medhenjte jo vetem shqiptar por dhe me gjere? Ti nje bythelepires sistemesh, ti sternip i Esat Toptan tradheratit, ti kelysh zogist. Nese veretete ka bere nje krim te madh ai sistem qe shkoi perveç vrasjeve dhe burgosjeve te njerezve te pafajshem qe ishin viktima te spunlleqeve te njerzve si puna jote, eshte fakti qe la pa ndeshkuar qener si puna jote , duke i perdorur si spiuner te rendomte. Ptfu plak shurreqelbur!

      Reply to this comment
  2. demo August 6, 12:15

    Ata katunare qe solli Driteroi ne letersi nuk na folen per lulen ne bajgen e lopes,por sa zbriten me valixhe druri ne qytet,na tregonin luften e klasave.Sikur te mos mjaftonte kjo,,,kur u be deti kos ,na tregonin Froidin.Keshtuqe qe letersise shqipe i mbeten dy margaritare qytetare:Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

    Reply to this comment
  3. Z/K August 6, 14:09

    Asht veshtire te gjindet nji shqiptare normal.Kur pozitiven e çmojne negative dhe negativen pozitive.
    Duke filluar nga anormali plot dituri te turbullta i tipit intelektual dhe mbyllje me nji fare demo jashtqitesi.

    Reply to this comment
  4. Tung! August 6, 15:25

    Nje “intelektual” dhe nje Demo ne rastin me te mira del Demka i Zylos i Dritero Agollit. Lilipute!

    Reply to this comment
  5. Emigrantii August 6, 17:48

    Onore Di Balzak shkrimtari me i madh francez me fame boterore , nuk u pranua ne Akademine e Shkencave ne Kohen e Tij Kur jetonte.Te gjithe ata Akademike sot nuk dihen kush ishin ndersa tek vari i ketij shkrimtari me fame boterore edhe sot do te gjesh siper varit kurora e lule te fresketa.Me kete fraze dua te them se figura te ndritura si i Madhi Dritero Agolli i perkasin kombit dhe jane te pa vdekshem.Kritike onxhobonxho si” Intelektuali”Demo apo Mark Marku nuk mund te ulin vera e Driteroit te Madh.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 6, 19:13

      Ka nje dallim te madh midis Balzakut te Frances dhe Driteroit te Shqypnise:

      Balzaku i shkruante veprat e tij ne varferi te plote dhe per kete arsye u fut ne borxhe te medha deri ne fund te jetes ndaj kreditoreve, sepse veprat e tij nuk u vleresuan shume ate kohe nga bashkekohesit pasi ishin me nje stil siperfaqesor te pathelluar dhe te shkruar shpejte,

      nderkohe qe:

      Dritero Agolli financohej nga Partia e Punes dhe nga kelyshja e saj Lidhja e Shkrimtareve dhe prandaj edhe nuk kishte Akademi qe t’i dilte kunder,

      megjithate:

      Balzaku dhe Driteroi kane nje pike te perbashket dhe ajo eshte se te dy jane dashuruar dhe jane martuar me gra ruse, por Ballazaku ishte me besnik se Driteroi qe e perzuri rusen dhe djalin per t’i pelqyer Partise se Punes dhe Enverit,

      pervec kesaj:

      Nuk kemi degjuar qe Balzaku te kete spiunuar tek Sigurimi shoket apo koleget e tij, sic ka bere Driteroi gjate gjithe jetes se tij prej enveristi besnik.

      Reply to this comment
  6. Emigranti August 6, 17:49

    Onore Di Balzak shkrimtari me i madh francez me fame boterore , nuk u pranua ne Akademine e Shkencave ne Kohen e Tij Kur jetonte.Te gjithe ata Akademike sot nuk dihen kush ishin ndersa tek vari i ketij shkrimtari me fame boterore edhe sot do te gjesh siper varit kurora e lule te fresketa.Me kete fraze dua te them se figura te ndritura si i Madhi Dritero Agolli i perkasin kombit dhe jane te pa vdekshem.Kritike onxhobonxho si” Intelektuali”Demo apo Mark Marku nuk mund te ulin vera e Driteroit te Madh.

    Reply to this comment
  7. kthimi i prones "ish pronareve", eshte krim kunder njerezimit .t August 6, 18:25

    ore antikomunist te te gjithe botes . pse s’thoni troç; qe krim, ju quani kur nuk ju lejojne te çfarosni njeriun, qe ju mban me buke dhe pune . ju qe po hani tani, hani buken e atyre, qe i çuat ne emigracion, atyre qe u muaret fabrikat, i vrat ,i vodhet, i çpronesuat, nga ajo prone socialiste, qe ishte pasurie e te gjitheve, e te gjithe kombit . po ju s’jeni njerez . jeni shtaze, pasi i merni dhe kafshaten e fundit tjetrit dhe i thoni me cinizem….. “plebe”, dhe veten kerkoni ta perjetsoheni; bejler, biznesmen, por sidomos “pronar”; por s’e besoi . kur njehere padrejtesia eshte mundur dhe jo me shume dhune, tani besoj, se me nje dhune te pa meshirshme dhe jo ne menyre “demokratike”, do te çfarosen gjakpirsit cinik, qe jetojne ne DELIRIN e mireqenjes, pasi masakruan nje pjese te madhe te popullates me vjedhje vrasje e emigracion duke i lene vetem trupa te gjalle . turp driteroret; turp dhe horror nga kadareret dhe gjithe matufeve, ose cinikeve, qe tradhetuan genin njeri dhe vepruan si nje tufe hienash kunder nje preje te pa fajshme .

    Reply to this comment
  8. vera e nxehte August 6, 21:03

    Mbase flitet shume per Ismahil Kadarene, per veprat e tija apo intelektin, por nje e vertete e madhe qendron per ata qe e jetuan dhe po e jetojne. Nje shkrimtar i madh, por nje njeri i vogel dhe mbi te gjitha tere jeten dredharak, ndersa madheshtia e Driteroi qendron tek heroizmi popullor shqiptar (perjashto keto mbeturina cmirezese dhe te pa shpirt qe flasin e derdellisin dhe sot si vemje te semura). Po jap dy tre shembuj te thjeshte; Ismahili iku si Agim Hushi (kupto fjalorin e Agimit dhe perqasjen) , ndersa Driteroi mori persiper detyra te medha ne vend ne vendosjen e demokracise: ish i pari dhe i vetmi qe kundershtoi kongresin e fundit te PPSh-se dhe i vetmi nga deputetet e 1992-it qe votoi ndryshimin. Driteroi u lind dhe u rrit bashke me poezine se ishte i mbeshtetur ne Toke, ndersa Ismahili i mbeshtetur tek partia qe ndoshta s’e ka dashe aq shume, por e ka reklamuar aq shume. Prandaj, mos prisni vleresime nga ata qe nuk jane te sinqerte se dhe veten e tradhetoje, ashtu si ka ndodhur. Driteroi lindi nga balta e arave dhe shkoi tek balta e arave, ndersa Ismahili lindi ne saraje “pretendon se ja kishin vjedhur) dhe do shkoje ne balten e te huajve.

    Reply to this comment
  9. Drejtesia .ar August 7, 00:52

    Te hedhesh balte mbi figuren e te madhit Dritero Agolli eshte e turpeshme dhe denigruse per ne shqiptaret .
    Dritero Agolli iku ne perjertesi ,por veprat e tij ,figura dhe shpirti i tij i madh , do te jetojne ne gjithmon ne zemrat dhe ne mendjen e gjith atyre njereve te thjesht ,qe ju i quhani katunare ,ku vertet keshtu eshte ,se Driteroi bente per vehte njerzit e thjesht dhe puntore ,ata qe i kishin prere shpresat se dikush do tja zgjidhte hallin ,njerzit i priste ne shtepi ,ashtu si vinin nga fshati me çizme me balte ,i ndihmonte dhe kur e shifte ,qe behej von per te kapur trenin apo autobuzin Driteroi i merte ne shtepi dhe bashkeshortja e tij Sadia i priste buza gaz ,mysafiret e larget ,ata ashtu te ndrojtur ne shtepine e Driteroit ja mernin kenges bashke me Driteroin duke pire nga nje gote raki ,qe ne fakt e kishte shume qef .
    Driteroi respektohej nga te gjith intelektualet e asja kohe ,mos shofim keta pseudo intelektuale qe dalin tani si dordolece dhe flasin mbas shpine ,se sa ishte gjalle dhe kur e shifnin ne tv nuk guxonin ta shifnin ne sy ,jo nga frika ,por nga te mirat ,qe Driteroi i kishte bere ketyre pseudo intelektuake ,duke i ndihmuar neper shkolla dhe sh e sh ndere te tjera ?por buke shkeluri buke shkelur ngelet dhe i pa bese .
    Te gjith keta qe po mundohen te denigrojne figuren e Driteroit ,por nuk do munden dot kure ta bejne nje gje te tille ,i kane kane shkuar Driteroit te hyrja e pallatit e kane pritur me ore te tera per ta takuar dhe tja qanin hallin ,ku ne fakt dhe keta katunare ishin nga pjesa veriore e Shqiperise dhe Driteroi i ka ndihmuar dhe eshte interesuar bile me von si po ecnin ne Tirane .
    Pra njeri si Driteroi nuk pjell me nena si shktimtar por dhe si njeri i ndershem ,punetor dhe zemer mire .
    Driteroi ishte nje patriot i madh .
    Kosovaret e njofin me mire ne kete pjese .
    Nga ndershmeria dhe sinqeriteti i tij ai nuk u pasurua ,nuk vodhi asnje kacidhe nga djersa e shqiptarve .
    Driteroi bente nje jete shume te thjeshte ,jetonte ne nje banese prej 65/70 m katror te kohes te diktatures ,pa ashensor ,pra aty e kupton çdo njeri se kush eshte Driteroi .
    Prandaj boll hodhet balte me pa te drejte mbi figuren e ketij shkrimtari kaq madheshtor sa Driteto Agolli .
    Me resp pr.

    Reply to this comment
  10. Guri Naimit D. August 7, 03:40

    Me dy komente e fundit jam dhe i pergezoj gazetaren Entela Resuli, sa argumenton,intervisten me te miren vajze te Driteroit Elona, per keto dy figura te letersise sone,Kadare-Agolli,qe vertet dallojne si nata me diten per karakteret e tyre.Dritero Agolli, mbetet figure e shquar atdhetre sa Kadareja, tregoi veten e tij pas 90tes-mohues, sa ipokrit, i vepres tij…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  11. Alfred August 7, 03:54

    Nuk paska nje njeri te afert qe ti thote kesaj vajzes se Driteroit qe te nderprese keto komunikime prej njeriu naiv me shtypin ku e mbytur nga mallengjimi per te atin me shume e demton reputacionin e te atit sesa e nderon. Shtypi kerkon gjelle per konsum te perditshem dhe naivja Elone ia jep me deshire te madhe, bie pre si ajo edhe e ema e shtypit qe te shtrydh per qellimet e veta. Mjaft me moj Elone se ne kete menyre po shkaterron edhe ate reputacion pozitiv qe ka mbetur te njerezit per babane tend te nderuar.

    Reply to this comment
  12. drita bashaj August 7, 06:59

    Mjaft me Ismail e Dritero. Tere jeten kerkuan ndere dhe lavdi nga Djalli I komunizmit. Ende kerkojne, kerkojne pa fund perulje dhe nderime edhe si perandoret orientale edhe si lypsa. Nderimi nuk kerkohet! Pa le pastaj kur na thone se ata e mirekuptonin njeri-tjetrin. Ata e urrenin njeri-tjetrin deri ne asgjesim te plote. Te dy cmirezinj dhe simbole te egoizmit dhe vetadhurimit.

    Reply to this comment
  13. KRITIKU August 7, 13:18

    SUBJEKTIN PER ROMANIN GJENERALI I USHTRISE SE VDEKUR I. KADARESE JA KA DHENE DRAGO SILIQI DHE JO DRITEROI. KETE E DINE TE GJITHE. E KA POHUAR EDHE ISMAILI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim