Vajza e Dritëroit publikon detaje nga Kongresi X: Më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura

June 12, 2019 16:42

Vajza e Dritëroit publikon detaje nga Kongresi X: Më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura

Ishte kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë ai që ndryshoi komplet rrjedhën e historisë së kësaj force politike.

Pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e Enver Hoxhës, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë raportin e kongresit.

Vajza e njeriut të letrave shqipe, Elona Agolli, ka kujtuar sot këtë moment duke përcjellë disa detaje të panjohura më parë.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”, kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara, dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës.

Sot, nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste.

Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore.

Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli teksa ndan edhe disa shënime të Dritëroit.

l.h/ dita

June 12, 2019 16:42
Komento

9 Komente

  1. malok ekselent June 12, 17:08

    E kishin marre partine maloku Ramiz me maloqen Nexhmie, dhe e kishin vendosur tja jepnin Shqiperine malokut Sali per ta plackitur.
    Driteroi me shoke s’dinin gje akoma.

    Reply to this comment
  2. boll kameleone June 12, 17:28

    une “i droguari” me mesimet e “xhaxhit enver” akuzoj edhe pas vdekjes Driteroin..po ashtu dhe shqiponjen kadare qe u kthye ne pizevengun ismail..qe ishin me shume Enver se Enveri dhe duhet te japin llogari 1000 fish me shume se ai
    ..
    akuzoj dhe perverset berisha=mehmetelezi,,bisnik mustafa qe i mbajten shurren enverin dhe tani hane kockat e tij si vampire
    .
    akuzoj dhe kategorine e QENVE TE BLLOKUT si edi rama apo andi bushati & company qe hengren buke lepurushi ne kohen e xhaxhit dhe sot po na cajne trapin se varrosen te paret enverin

    Dritëro Agolli

    Elegji për Enver Hoxhën

    1.

    Ish i rëndë dimri i sivjetshëm

    Dhe pranvera erdhi me mundim

    Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,

    Erdhi me një det me hidhërim.

    Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,

    Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;

    Shqipërisë zemra iu lëndua,

    Shqipëria jote po derdh lot.

    Shqipëria Jote s’i kish parë

    Mbyllur as në gjumë syt e Tu,

    Qielli i ballit Tënd me yj të larë

    Ndriti dhe nga retë nuk u zu…

    Falmë, Enver, që po përmend në vjershë

    Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,

    Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,

    Deshe jetën në çdo poezi.

    2.

    Malet heshtin, malet ulin kryet,

    Roje rrinë në arkivolin Tënd,

    Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,

    Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.

    Eh, shiriti i zi, një ton me hekur

    Më rëndon në krahun tim, Enver,

    Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,

    Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…

    Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,

    Falmë Enver që kaq i dobët jam!

    Paska çaste kur njeriu I shkretë

    Veten se pushton e dot s’e mban!

    3.

    Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,

    Nëpër fluturime si nëj zog,

    Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime

    Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…

    Ti na rrite dhe na bëre burra,

    Rrite çdo të ri dhe çdo plak,

    Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,

    Ndezëm komunizmin prag më prag.

    Ne me ty, me dorë i kapëm yjet

    Dhe i vumë përmbi Shqipëri;

    Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet

    Nëpër gjysmëshekullin e ri.

    Falmë, Enver, që kryet i kam ulur

    Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;

    Neve, që furtunash jemi turrur,

    Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!

    4.

    Vallë a do mësohemi njëherë

    Pa të patur pranë dhe mes nesh,

    Bora nëpër male kur të bjerë,

    Dielli kur të dalë midis nesh,

    Plisat kur të ngrihen në luginat,

    Fushat kur të vishen me flori,

    Kur të nisë Komani turbinate,

    Kur të mbushet plot liqeni i ri,

    Kur të zgjohet herët Gjirokastra

    Dhe të hapen portat në sokak,

    Kur shamitë e nuseve buzarta

    Flokëve të çelin si zëmbak,

    Kur të mblidhen shesheve fëmijët

    Tok si luleshqerrat në livadh,

    Kur si zjarr të ndizen karafilët

    Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,

    Kur Një majet duart të trokasin

    Mbushur plot me lule dhe me gaz,

    Kur pëllumbat kopshtit të gugasin

    Dhe të rrahin krahët në pullaz,

    Kur Tirana mes përmes të dritave

    Të lundrojë natën si në det,

    Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave

    Të na duket sikur dikë pret,

    Kur të vijnë Kongreset e Partisë

    Me hap komunizmi ngadhnjimtar

    Dhe të ndritë balli i Shqipërisë

    Me flamurin Tënd të ngritur lart…

    5.

    Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

    Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

    Zemrën time do ta nxirrja jashtë

    Të ta jepja Ty me ngazëllim!

    Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!

    Fjalët më përzihen, sigurisht!

    Vallë a mos jam bërë njeri tjetër

    Dhe harroj që jam një komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,

    Është i gjallë e ndër të gjallë rron,

    Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt

    Dhe armatën komuniste çon.

    Si profet ngre kokën madhështore

    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,

    Dhe na thotë njihni veç fitore,

    Pastë nder e dritë vendi im!

    Dhe na thotë: ruajeni Partinë,

    Që e lidhëm më dyzetenjë,

    Jam mes jush, mes brezave që vijnë,

    Jam me mendje, frymë dhe me zë!

    6.

    Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,

    Ndofta kam përlotur ndonjë varg,

    Jam njeri me mish e gjak dhe unë,

    Ndonëse shoh si komunistët larg.

    Unë e di se zemra Jote e madhe

    Di të falë, e mua ti më fal

    Si poet u preka kësaj radhe

    Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar që rrojta me Ty bashkë

    Dhe jam bashkëkohas tok me TY,

    Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,

    Pashë pranë të pavdekshmit sy!

    Reply to this comment
  3. gjon bruçi June 12, 18:01

    Historia tashme e vertetoi se fjala e Dritero Agollit ne Kongresin e 10 te PPSH nuk ishte e sakte. Po te riperseritej ai kongres, dhe te rronte Dritero Agolli, me siguri ky i fundit do te reagonte ndryshe. Mossaktesine e fjales se mbajtur ne qershor 1991 Driteroi e kuptoi dhe ai dalngadale u shkeput nga skota e re qe pati manipuluar PPSH dhe qe degjeneroi pjellen e deshtuar te saj PS-ne. “Nga meritokracia ne shkerdhatokraci” eshte postulati i Dritero Agollit, i cili verteton keto qe shkrova me siper. Nderim per vepren artistike e te pavdekshme te shkrimtarit te realizmit socialist Dritero Agolli.

    Reply to this comment
    • SHEMBJA E IDHUJVE June 12, 19:24

      Zoti Bruci . ju lutem ndiqni keto rrjeshta dhe komentin tim me poshte:
      __________________
      Lajmi:
      Tiranë 26 korrik 2011
      Dritëro Agolli,, ka bërë dje një gjest publik te shemtuar. Agolli ka uruar dje kryebashkiakun e ri të Tiranës, Lulzim Bashën, për detyrën e re, duke shprehur dëshirën për sukses në këtë sfidë jo të lehtë. Gjatë bisedës telefonike që mësohet se kanë zhvilluar Agolli e Basha, shkrimtari i njohur përveç urimit të rastit i ka thënë Bashës se modeli i fushatës që ka ndjekur është politika që u duhet qytetarëve. “Të përgëzoj për politikën qytetare”, mësohet se i ka thënë Dritëro Agolli Bashës me rastin e marrjes së detyrës së qytetarit të parë të Tiranës.
      ___________________
      Komenti:

      Nese Dagolli do ta uronte Bashen privatisht nuk do kishte problem
      .
      Por te dali si “garip” dhe te uroje:
      1-Ministrin vrases te 21 janarin
      2-Ministrin e trans.qe vodhi gjysem miljardi dollare me miqte ambasadoroxhinj
      3-Ministrin tradhetar qe shiti pjese te detit jon
      4-Perfaqsuesin te sebeve te europes qe hapi dosjen e shtepise verdhe
      Kjo eshte tradheti burra..
      .
      Kete koment ta vazhdojne komentuesin e te tjere ne mendje apo le te shtojne mendimin e tyre
      .
      Per mua me aq sa ka bere Lul xhelat basha ..ylli ne ngjitje i antishqiptarit Arvizu eshte shume tradhetar se Esat PASHE toptani dhe shume me katil se xhaferr deva qe si ai vrau qytetare te pafajshem

      Reply to this comment
  4. Adi June 12, 20:02

    Edhe Driteroi ka marre ne qafe shume talente te reja duke i cuar edhe ne burg,po kur e pa qe ta catia u zgjua nga gjumi dhe beri ca replika antibyroidte per te shpetuar koken dhe karigen e tij.

    Reply to this comment
  5. ALBAN. DEGA June 12, 20:22

    Perkujtim… Kujtime…per Kujtese

    DRITEROI NUK ISHTE VETEM…

    – Trimi i mire me shoke shume dhe…

    – Edhe i vetem trim ne lufte!

    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani.
    E trimeria e secilit vec shtohet kur edhe pa shoke shume ose pa shoke fare nuk dorezohet.
    Ndaj filozofia dhe mendjedritesia popullore ka krijuar edhe shprehjen tjeter “ Edhe i vetem trim ne lufte”!
    Kam ndjekur punimet e Kongresit te 10-te evte fundit te PPSH-se dhe Kongresin e Pare te PSSH-se si korrespondent i gazetes se trete serioze nga reputacioni dhe te pares nga tirazhi ne Bote “ El Pais” te Spanjes … dhe e jo asaj “me hallate perjashta” bulevardeskes “Bild”.
    Dritero Agolli mendjendritur ishte i pari qe i beri radiografine se shkuares dhe hapi siparin e se ardhmes te se majtes demokratike shqiptare. U fishkellye, u anatemua nga klithmat e xhaketave te shqyera te PPSH-se.
    Luftoi dhe fitoi me shoke gati hic.
    Por nuk qe i vetmi…
    Delegati e Tropojes Inxhinjeri Agim Dega e mori fjalen..
    .- Ne emer te delegateve te Malesise se Gjakoves te djegur e rrenuar, te bere shkrumb e hi tri here nga hordhite barbare te Nikolla Pashicit jemi kunder vendosjes se emrit Partia Socialiste.
    Ky emer na sjell ndermend emrin e Partise Socialiste te Sllobodan Milloshevicit, kasapit te Ballkanit dhe rrenuesit edhe te autonomise formale te Kosoves, duke e kthyer ate ne nje komune te Serbise dhe koloni klasike te xhelatit fashist te vellezerve e motrave tane shqiptare Sllobodan Milloshevicit
    Se dyti, u heq kundershtareve tane politike mundesine e akuzave te i jane bere ish- partise si krijese e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, te cilin e paten liruar nga burgu njesitet guerile te LANCL
    Ishte PKSH qe e liroi Popovicin nga burgu keshtu qe ai nuk kishte si ta krijonte ate.
    Kryesorja e kryesoreve eshte qe te ndryshojme thellesisht programin e partise se meparshme, sipas modelit te social- demokracise bashkekohore evropiane dhe te mos mjaftohemi me ndryshme kozmetike siperfaqesore… “
    Pikerisht ne ate cast shpertheu e njejta histeri bolshevike me fishkellima dhe thirrje nga Garda e vjeter komuniste njesoj si kunder fjales se Driteroit te madh…
    Isha ndezur shpirterisht dhe prisja qe tua hidhte ne tribune e tua perplaste ne fytyre teseren e vjeter Gardes se Kuqe enveriste.
    Emocionet ne caste te veshtira e situata te ndezura jane keshilltari me i keq, sidomos ne politike por edhe ne cdo lem te jetes.
    Kur i them vellait :
    – Pse nuk ua perplase ne fytyre teseren ai mu pergjigj:
    – Une nuk fola aty ne emer as te Agim, as te Hamdi as te Ram Deges ( babait ) Fola ne emer dhe isha zeri i delegateve te nje rrethi te tere… Ndaj nuk mund te dilja mbi ta e ti tradhetoja idealet e aspiratat e tyre…
    Pastaj sikur ne brezi i ri ta braktisim anijen qe qe po Mbetet, kush do ta bejereformimin e ndryshimin e saj …
    Me bukosi me dy fjali.
    Koha dhe Historia i dha te drejte edhe Driteroit, edhe Agimit edhe Moikom Zeqos e te gjithe qendrestareve.
    Qendruan dhe fituan !
    Paguam harác te rende si familje me humbjen e bebés se palindur ende te Agimit dhe Fatbardhes qe per pak humbi dhe jeten e vet ne qelite e burgut te Bajram Currit me urdher te Sali Berishes dhe bandes se gangstereve te tij ne prokurorine dhe gjykaten e Tropojes qe do
    U detyruam te marrim rruget e kurbetit… por nuk humbem per asnje cast Shqiperine per te cilen cfaredo qe te bejme eshte jo pak por aspak. Cfaredo te bijte e bijat bejne per Nenen e Atin e vet eshte hicgje.
    E Shqiperia eshte Memedheu dhe Atdheu yne ashtu si SHBA ku prehen perjetesisht edhe nena edhe babai yne…
    A nuk e thot e kushtron aq bukur edhe himni yne kombetar:
    – Nga lufta vec ai largohet
    qe eshte i lindur tradhetar …!
    Nje perkujtim, nje kujtim… kujtese per cdo shqiptar sidomos per ish- lideret dhe lideret e sotem te PSSH ne krye te qeverive te saj dje apo sot !
    Bashkimi ben fuqine!
    Percarja sjell lugat Saline !

    Reply to this comment
    • qafa e luzhës June 12, 21:40

      JU te ‘DEGES” DHE KY DRITEROI TOGERI I USHTRISE KUQE E MORET NE QAFE ATE VEND DUKE MBAJTUR SHURREN E ENVERIT DHE PAS 1991 GELLTITET SHURREN TUAJ..

      KETO TRIMAT SI DRITEROI APO HICINJERI AGIM DEGA (DENGLA) TE TREGONIN BURRNINE ME SALINE DHE JO ME KOCKAT E ENVERIT

      Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

      Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

      Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

      Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

      Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

      E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

      Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

      Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

      Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

      Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

      Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

      Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

      Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

      “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

      Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

      Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

      Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

      Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

      Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
      .
      KONGRESI I PS 1991 ISHTE KONGRESI I MINJEVE QE BRAKTESIN ANIJEN

      Reply to this comment
  6. MH June 12, 22:28

    Fotoja me e Driteroit me 5 shoket per rreth vetes jane.Prane Driteroi asht Gjorgj Grabova,Njeri sa i sincerte dhe i ndershem.Mbrapa asht djali i Januz Dinit.Dhe pran Gjorgjit asht dhe ky shkodran qe nuk po me kujtohet emri,djal shume i sjellshem nga familje e e fisme shkodrane.Ndersa ky ne krahun e majte te Driteroit nuk me kujtohet por dhe ky shkodran do te jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*