Vajza e Eqerem Bej Vlorës: Çfarë do t’i thoja Enver Hoxhës për vuajtjet tona

September 1, 2015 08:02

Vajza e Eqerem Bej Vlorës: Çfarë do t’i thoja Enver Hoxhës për vuajtjet tona

Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.

Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte.

“Nuk di si të përgjigjem. Ishte lloji i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar – thote Anishah ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin “Debati ne Channel One”

Anishah tregon atë qe u ka treguar nena per largimin e Eqerem Bej Vlores nga vendi ne 1944:

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai. Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.

Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.

Eqerem Bej Vlora

Eqerem Bej Vlora

Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba.

Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.

Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.

E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.

E pyetur nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje, Anishah Vlora thotë:

Nga Enver Hoxha dhe regjimi komunist.

Por pyetjes cfare do t’i thonit Enver Hoxhës ajo i pergjigjet:

Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk patem e nuk do të kemi. Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Ajo ndihet më e qetë për faktin që eshtrat e babait prehen në vendin ku lindi dhe u rrit.

Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.

Eshtrat e Eqerem Bej Vlores u kthyen ne Shqiperi pas nje vendimi te qeverise Rama në 5 mars 2014.

Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak.

Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.

 

 

 

September 1, 2015 08:02
Komento

27 Komente

  1. Populli March 5, 19:38

    Mund te kete qen albanolog dhe patriot por nuk paska qene burre.

    Si paska ikur keshtu e ka lene familjen??

    Me mire te vdiste ne Shqiperi

    Reply to this comment
    • Patriot March 5, 20:36

      ai popull qe nuk respekton patriotet dhe nderon te shkuare e tij eshte i destinuar te fiket.
      Kujto nga ke adhur dhe me thuaj kush je?

      Reply to this comment
    • LOVE September 1, 09:03

      O Popull
      po sot pse arratiseni te gjithe ,pse nuk rrini aty te vdisni dhe pastaj te rilindni ???
      ne emer te popullit …vdis o popull !

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri March 5, 19:45

    Rrespekt per kete shqiptar te madh lene ne harrese.

    Libri i tij “Kujtime 1885-1925” i mungonte historise shqiptare,nje Liber qe ploteson shume boshlleqe te kohes,me fort kur mendon qe eshte shkruar nga nje personalitet i tille.Ka qene fatkeqesi qe nuk esht botuar me pare,dhe do ishte tragjike po te mos kishte dalur ne drite.

    Reply to this comment
  3. Pelio March 5, 19:57

    Kz vendimi i qeverive per te sjell eshtra…

    Duket si dicka “tit-for-tat” kur njera sjell Zogun, tjetra bie Vloren (pa hyre fare ne diskutim per meritat e tyre) sigurisht nje qeveri e ka tagrin per ta bere kete.

    Jam neutral ndaj Ekrem Vlores. Ne nuk mbrojtem dot ne Shkoder shtepine e Gurakuqit. Kudo ka qene nder te paret ne ngjarjet me te medha te kohes, dhe ne zhvillimet e 1920-24. Drejtori i Normales se Elbasanit, Ministri i I-re i arsimit, hartuesi i alfabetit te Mnastirit, Memorandumit te Greckes, Tekstit te Pavaresise e Kuvendit te Vlores me pas. Ne Rome, Paris, Vjene, Gjeneve, Londer, kudo del Luigj Gurakuqi, ne mbrojtje te interesave te Shqiperise. Ok te bien E.bej Vloren, pse jodhe Fan Nolin? Vaso Pashen, Halim Xhelon, Aleksander Moisiun, Martin Camajn secili me merita ne fushen e vet. Pse jo?

    Reply to this comment
  4. Frojdi March 5, 20:00

    Jashtzakonisht veprim per tu lavdruar. Shkelqyeshem dhe nder per ne shqiptaret eshte sjellja e eshtrave te ketij poligloti dhe njeriu shume dimensional.
    Falemnderit iniciatoreve te kesaj nisme plot kuptim>

    Reply to this comment
  5. Pëllumb March 5, 21:17

    Nderime!

    Reply to this comment
  6. Meno March 5, 22:09

    ja populli shqiptar qe LUM KUSH E QEVERIS

    Enver Hoxhen do ta nderoja – thote kjo grua e rrenuar.

    Sali Berisha eshte i madh – thote banori i Gerdecit qe kalon perdite tek varri i femiut te vet

    Reply to this comment
    • x March 5, 23:48

      Hzsni Kapo ne fillim i ka ndihmuar

      Keto u katandisen te mjerat shkonin dere me dere duke perdorur emrin e Eqeremit, por deri ne 1972 jetuan ne varferi te thelle dhe borxhe

      Reply to this comment
  7. Marin Gashi March 6, 01:07

    Qeveria shqiptare duhet te ktheje ne Shqiperi edhe eshtrat e mendimtarit te madh, filozofit dhe Rilindasit te Madh, Sami Frasherit!

    Reply to this comment
  8. Koz Dynjaja March 6, 02:30

    – Eqerem Bej Vlora eshte bir i Syrja Bej Vlores dhe cun xhaxhai me Ismail Bej Vloren .Pjesemarres aktiv ne Pavaresi te Shqiperise ,ne Lufte kunder Grekeve , dhe nje nga Kontribuesit ne Shtetformimin e Shqiperise dhe perkrahes i Mbretit Zog .
    – Perkrahes i Austrise qe ne lufte te pare boterore .
    – I vecante ne fushen e letrave dhe diplomacise dhe njohes i shume gjuheve te huaja.
    – Ne periudhen e fashizmit vashdoi te angazhohet ne administraten e larte me mendimin se edhe keshtu mund te kontribojne per mire.
    – Ishte pasanik dhe asnjehere nuk sherbeu per rroge.
    – Pas 1944 si antikomunist u largua ne Austri ku dhe vdiq.
    – Nje Vlonjat dhe Shqiptar i vertete.

    Reply to this comment
  9. Kris March 6, 02:58

    Meraku më i madh i Eqrem Beut, pas familjes qe biblioteka e Vlorajve, e cila ishte një nga bibliotekat private më të pasura të parakomunizmit, jo vetëm në Shqipëri. Biblioteka e Vlorajve ishte ndër më të njohurat edhe në Ballkan. Eqrem beu i përmend vleftën tek “Kujtimet” dhe e qan shpesh si nuk mundej t’ia shfrytëzonte burimet që ishin mbledhur ndër breznitë e Vlorajve që i dhanë rëndësi, nga vetë Eqremi me të atin, Syrja beun. Më 1812, vëllimet ishin diku tek shifra 5200 , pas gati një shekulli, më 1914 librat në bibliotekën e bejlerëve qenë 14640 vëllime; 2000 nga të këta vëllime me rëndësi të posaçme për fusha të ndryshme studimore të cilave do t’i shërbenin shumë. Ajo ndoqi fatin e bibliotekave simotra të Mit’hat bej Frashërit dhe të Lef Nosit duke u “shtetëzuar”, e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Me t’u hapur Biblioteka “Shevqet Musaraj”, kishte të regjistruar në fondin e saj themelor bibliotekën private të Vlorajve. Përveç se fondit të Vlorajve, biblioteka e qytetit të Vlorës do vendosej po ashtu në shtëpinë e Eqrem beut mbas vitit 1974. Më 1924 në Apolloni nisën gërmimet arkeologjike të misionit të Leon Rey. Me zbulimet që u bënë, lindi nevoja të vendohej diku koleksioni arkeologjik i mbledhur gjer atëherë në ndërtesën e parë qeveritare, ku Eqremi dha shumë nga gjërat e zbuluara nga fshatarët ndër pronat e Vlorajve. Dëshmi për kujdesin që tregonte Beu për zbulimet vijnë edhe nga konti Ugolini, duke pasë mbledhur edhe në shtëpinë e tyre një sasi të çmuar sendesh e antikuaresh, të cilat arkeologu i kishte parë, ndërkohë që bujtte në shtëpinë e bejlerëve gjatë Lëvizjes së Qershorit, 1924. – See more at: http://gazetadielli.com/eqerem-bej-vlora-aristokrati-i-publicistikes/#sthash.S9i6Nv6x.dpuf

    Reply to this comment
  10. Bilal March 6, 02:59

    Eqerem bej Vlora e komplekson politikën shqiptare, siç kompleksohemi ndaj gjithë gjërave që nuk i arrijmë dot. Ai ka vërtet një jetë plot shkëlqim dhe errësirë, por gjithmonë e ka në një nivel të paarritshëm nga të tjerët. Ai është një nga njerëzit më të ditur të këtij vendi, me një shkollim elitar dhe një vëmendje ndaj kombit shqiptar para se ne të bëheshim shtet. Ai është pionier i fillimit të përgatitjes së Pavarësisë së Shqipërisë përmes Austrisë, ku dhe kishte studiuar. Ai dhe i ati i tij, Syrja Bej Vlora, ishin kolona kryesore e austro-hungarezëve në projektin për Pavarësinë e Shqipërisë. Është kjo arsyeja që edhe brenda familjes Vlora ata i hapën rrugë me mençuri ngritjes së Flamurit nga Ismail bej Vlora, i cili ishte më i pranuar nga politika e fqinjëve tanë, kryesisht Italia dhe Greqia, pasi politika austro-hungareze konsiderohej radikale dhe shumë proshqiptare.

    Më pas ai ishte Këshilltar për Politikën e Jashtme i Princ Vidit dhe politikan aktiv. Ishte një konservator i palëkundur, një vetëkritik i madh, një njeri shumë i hapur me kundërshtarët.

    Kompleksi ndaj tij ka të bëjë me faktin që ai u përfshi në qeverinë e Rexhep Mitrovicës si Ministër i Tokave të Lira, që sot mund të përkthehet si ministër për Kosovën, të cilat i bashkoi formalisht Gjermania me marshimin e saj në tokat shqiptare, pas kapitullimit të Italisë fashiste. Është një gjest që edhe pse është de jure kolaboracionist, de facto është diçka që lidhet me një aspiratë shqiptare që realizohet përmes një fuqie politike të dënueshme. Ai ishte në anijen e gabuar, por jo në drejtimin e gabuar. Politikanët e sotëm janë në anijen e duhur, por në drejtim të gabuar.

    Reply to this comment
  11. migena aleksi March 6, 09:57

    Le ti krahasojme sa drama familje krijoi komunizmi dhe sa drama “demokracia”
    Kane vuajtur disa eshte e vertete por ne fund te fundit edhe kjo zonje shkoi ne Austri ku jeton prej 22 vitesh.

    Po kini parasysh cfare ka shkaktuar ketu ne kete vend postkomunizmi. Ka mbjelle vdekje dhe injorance qe rrezikon tashme jo thjesht disa, por gjithe shoqerine

    Reply to this comment
    • LOVE September 1, 09:01

      ti Migena i ke rene pikes
      po nuk ke dhe faj ,vetem kendim mesuat .
      lexon vetem titullin dhe e kuptove te gjithe problemin
      Migenaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      nuk eshte problemi i vuajtjes ,problemi i asaj kohe nuk qendron te buka
      se dhe ju kamunistat nje pale pantallona terital kishit ,kostumin e dasmes e
      mbanit ne dollap se do ju duhej dhe kur te vdisnit .
      Problemi qendron te truri i kombit .
      Iku Eqerem bej Vlora dhe ngeli analfabeti Envorr
      marangozet u bene prokuror dhe kepucaret gjykates
      ketu nuk ke postkomunizem ,ke po te njejtet majmune [shoqeri] dhe te njejten mendesi …..funksiononi me urdher te 1 ende .TURMA ,BAGETI !

      Reply to this comment
      • intelektuali September 1, 10:22

        Eshte e pamundur te bindesh enveristet se te gjitha te KEQIAT qe po perjeton Vatani ketu me shume se 70 vjet me radhe e kane zanafillen tek 29 nentori i ZI jugosllav kur aventurieri sadist dhe gjakatar Enver Hoxha mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona, kur e transformoi Shqypnine nga nje LULE mali OKSIDENTALE ne nje CIFLIG personal te tipit STALINIST qe sot mund te shikohet vetem ne Korene e Veriut.

        Nderime per kujtimin e paharruar te patriotit dhe intelektualit te madh properendimor shqyptar Eqerem Bej Vlora.

        Reply to this comment
  12. laz September 1, 08:39

    E ka bere si lopa, qe nxjerr qumeshtin.Ne fund leshon bajgen ne kusi.
    Vetem bashkepunetoret me pushtuesin, armik te ardheut, nuk falen.
    Kjo eshte praktika boterore.
    Kujtoni si u ndeshkuan perjetesisht tradhtaret pas Luftes se Dyte.
    Ne te gjitha vendet duke filluar Franca, vendi I fillimit te civilizimit.

    Reply to this comment
  13. Arben September 1, 10:14

    VDEKJE KOMUNIZMIT.

    Reply to this comment
  14. Lëmi Llukës September 1, 11:39

    Bejlereshë !
    Ne me ju dhe ju me ne , asnjëherë s’kemi qënë në paqe gjatë 500 vjetëve ! Viti 1944 i dha fund luftës mes nesh -ju u kthyet në hiç kurse ne arritëm gjithshka ! Kur ne , pas 50 vjetëve , na u rrit mëndja si puna juaj dikur , populli na fshiu me fshesë si juve dikur . Por kjo nuk don të thotë se duhet të ktheheni ju . Thellohu në histori , zonjë !
    Isuf Vrioni i sërës suaj , rahmet pastë ,ishte njeri me kulturë të thellë . Ai mbante anën e vegjëlisë në analizat historike .Mësoni nga Isufi !

    Reply to this comment
  15. shqiptar sharri. September 1, 11:57

    arben,vdekje nuk ka,aty ku nuk ka lindje,A,me tregon se kur kapas dhe ne cilin kontinent komunizem?
    Un,jam te 65,por komunizem nuk gjeta,as ne evropen lindore as ne perendimore,as ne azi,as ne afrik,jo se jo ne amerik,pra ku ishte komunizmi qe te vdese?!!Injorant je ti arben,dhe gjith ata qe mendoin si ti i mjer.

    Reply to this comment
  16. askushi September 1, 12:43

    1944-1991….vetem ne keto vite Shqiperine e komanduan me te vertet shqiptaret,mire apo keq secili te nxjerri konkluzionet e veta

    Reply to this comment
  17. dikushi September 1, 13:20

    potani njesoj largohen se nuk e durojne demokrazine, qe
    i lane
    pa pune
    me shkolla fiktive
    me diploma kartona
    me cmime si ne B.Edhe me rroga si ne afrike
    me uje qe slahen dot
    me drita qe u rriten cmimet
    me pensione sa nje mengjes kafeje politikani i demokrazise
    lavdi demokrazise e poshte komunizmi
    iken 25 vjet nga jeta,dhe muzika tllava e politika rrumpalle degjohen si ne 1991.

    Reply to this comment
  18. emigranti September 1, 13:49

    vetem skenderbeu dhe enveri e mblodhi dhe beri shqiperi….

    Reply to this comment
  19. shqiptar sharri. September 1, 14:05

    Per,emigrantin.
    Pajtohem me ti,por mos e lere jashte dha ISMAIL BEJ VLOREN,me LUIGJ GURAKQ E HASANM PRISHTIN E TJER.Pra,po po,dhe nji here poooo,PAS GJRGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT,ESHTE ENVERI I DYTI NJERI QE E BERI SHQIORIN LONDINEZE,ASHTU KRENARE EDHE PSE E IZULUME NGA PERENDIMI DHE LINDJA,POR KRENARE.

    Reply to this comment
  20. mirel September 1, 15:48

    Ky njeri u be me fashizmin dhe nazizmin.
    Sa jete te tjera ka marre me qafe dhe ka ekzekutuar Eqrem Bej Vlora.
    Komunizmi eshte treguar I meshirshem dhe ja ka kursyer jeten.
    Prandaj zonja ne fjale te marre parasysh dhe viktimat e Eqrem Beut dhe te kete guxim te thote cila jete vlen me shume.

    Reply to this comment
  21. MARTIN September 1, 15:48

    Pak më intereson se cfare thote kjo bejlereshë e cila sado fisnike te jete eshte viktime e situatave politike-ushtarake boterore dhe absolutisht nuk ka lidhje me Enver Hoxhen personalisht,qofte dhe sistemin e tij…..nqs se nuk do ishte enevri do ishte koqi xoxe apo ndonje tjeter qe do ta nxirrnin situatat….por kryesorja eshte se ndeshkimi i bashpuntoreve te gjermaneve do ishte rigoroz..nuk do kishte falje per tradhetaret prandaj iku Syrjai jo nga Enveri..por nga rrjeshtimi i tij në anen e gabuar

    Eshte bere si epidemi e frikeshme kombetare sjellja kanibaleske ndaj sistemit (apo regjimit) ne vitet 1945-1990

    o njerez te nderuar..pushoni urrejtjen dhe mendohuni…

    sidomos ju qe keni qene vegla te sistemit enverhoxhes dhe nxirrni ne vitrine keto bejleresha per te bere “te qajne publikun me lote”
    gjithe shqiptaret kane respekt per punen atdhetare Eqerem Vlores…..por mos harrojme qe ne L2B boterore pati nje prishje ekuilibrash….dhe fundi i luftes dyte boterore do sillte asgjesimin e pales humbese.

    Paralajmerimin per ndeshkim e dha Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Mesdhe, gjenerali Willson në qershor 1944:

    ****** “Çdo përkrahje për ushtrinë gjermane kundër forcave të armatosura të Kombeve të Bashkuara, si dhe kundër gjithë atyre që janë në krah të Kombeve të Bashkuara me rezistencën kundër gjermanëve, janë të paralajmëruar se do të trajtohen pa meshirë si armiq, edhe tani edhe ditën e ardhshme të Çlirimit”.******

    Pra e ka thene gjenerali aleat Willson..dhe ate zbatoi Enver Hoxha…

    i kujtojme zonjes bejlereshe qe kundershatret jane cuar ne karrike elektrike ne amerike…ose u futen ne kampe perqendrimi rreth gjysem miljoni amerikane me origjine japoneze …pra tjeter jane ligjet e luftes dhe tjeter eshte cfare ka bere enver hoxha qe ne kete rast beri saktesisht ate qe bene amerikanet apo francezet
    Kolaboracionistet shqiptare morën atë ndëshkim që iu dha homologëve të tyre në Evropën Perëndimore.
    …Në Belgjikë (me 8 milion banorë) u hapën 634 mijë çështje penale dhe 77 mijë vetë u dënuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit.
    Në Holandë 150-200 mijë burra e gra u hetuan si bashkëpunëtorë…
    Në Francë u dënuan 120 mijë vetë, duke përfshirë 4785 dënime me vdekje (prej të cilëve u ekzekutuan 2 mijë)…Midis të ekzekutuarve kishte edhe shkrimtarë dhe gazetarë
    pra cfare ka bërë me shume enver hoxha ?!

    kishte nje fare kuptimi te shaje enver hoxhen deri ate nga 1997-1998…por me cfare kane bere kilika kriminale e berishajve qe mbeshteten akoma hapur nga disa dipllomate apo ambasdore te cuditshem..ka ardhur koha ne mos e shenjterimit te tij te pakten e reabilitimit…

    por nuk ka nevoje enver hoxha per permendore sepse ja ngriten ne 22 mars 1992 duke vene perbindeshin e viqidolit qe dihet cfare monstruozite ka bere..gjithmone nen zgerdhimje ambasdoresh

    Reply to this comment
  22. Partizan Cene September 1, 16:31

    Nuk thote kush , qe a eshte e veretet qe ky Vlora ka bashkepunuar apo jo me fashizmin dhe nazizmin ne Shqiperi ?
    Nga dokumentat duket qe jo vetem ka bashkepunuar , por ka qene nder me aktivet ne kete bashkepunim , deri edh ne rolin e zv kreut te qeverise kuislinge . Vec kesaj ai ka dhene urdherin per dorezimin tek gestapoja ne 1943 te 11 aktivisteve komuniste ( qe e lexojme ne historine e shkruar nga te huajt jo nga Enver Hoxha )te cilet dihet qe 8 prej tyre i pushkatoje gjermani me vone .. Pra keto dhe 100 te tjera si keto , jane arsyet pse ai , qe te shpetonte koken e tij , la familjen dhe u largua nga Shqiperia , se e dinte c kishte bere dhe kuptohet c e priste ate nga regjimi i Hoxhes me vone .. E bija e tij ( qe nuk ka asnje faj dhe nuk duhet te kishte asnje pergjegjesi , por kjo ishte krimi me i madh i pushtetit te Enve Hoxhes ) me te drejte thote qe nderon Enver Hoxhen , pasi shqiptari e ka idhull ate qe e shtyp , e detyron dhe i mohon vetveten dhe lirine .. kjo eshte e kuptueshme ndaj edhe zonja nuk do te bente perjashtim !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*