Vajza e Ismail Kadaresë mbledh shqiptarët e famshëm në Amerikë (Fotot)

March 6, 2018 20:12

Vajza e Ismail Kadaresë mbledh shqiptarët e famshëm në Amerikë (Fotot)

Opera “Madama Butterfly” e Puccinit solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në “The Met Opera” në New York.

Ky rol i cili erdhi nën interpretimin e sopranos shqiptare solli emocione të forta në skenë dhe u shoqëruar me ovacione të shumta nga audienca. Ermonela Jaho interpretoi rolin e “Ço Ço Sanit” me shprehje delikate të fytyrës, ecje të ndrojtur, gjestet e dorës dhe absolutisht me zërin brilant, dhe arriti të “robërojë” audiencën me vuajtjen e personazhit kryesor.

Për këtë performancë, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare ka organizuar një festë në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë emra të njohur shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, etj.

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Shpëtim Saraçi, i cili prej pak kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me familjen.

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë UNITED NATIONS Besiana Kadare dhe Fadil Berisha për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë”, shkruan ai.  e.r./dita

March 6, 2018 20:12
Komento

11 Komente

  1. MAJAKOVSKI March 6, 22:05

    Po Tony (Jeton) Dovolanin a e njeh Besiana nder vallezuesit me te mire ne USA nje shqiptar patriot qe ne Mrs te skenave dhe spektakleve me me emer ne USA mban simbolin e flamurit shqiptar.

    Reply to this comment
    • Nero March 7, 13:42

      Bo Bo sa shqipetare paska mbledh! Qeka losh shume e shkreta. Gjynah gjithe ato ftesa qe ka cuar dhe vetem pese i jane parqitur. Sa te veshtire e kane punen keta perfaqesuesit tone ne SHBA mer plak! Ti ftosh shqipetaret e te te injorojne e vetem pese te paraqiten.
      Po he o DITA! Lajme eshte ky me 5 shqipe qe jane miqte e ngushte te Besianes?
      Po hajt! keni te drejte! Lajme eshte ky se mesojme sa eshte e lidhur Besiana me komunitetin shqipetar ne Ameriqi.

      Reply to this comment
  2. Saly... Manuela March 6, 22:27

    oh Madam
    trebja 😉

    Reply to this comment
  3. pena March 7, 01:32

    Nuk e kuptoj si mund ti thuhet shqiptar i famshem nje hije te tille si shpetim saraci apo nje humbameno si e shoqja

    Reply to this comment
  4. hysen March 7, 09:46

    Zonja ambasadore, mos u bej lolo. Si mund te quash shqiptaret me te famshem Shpetim Saracin me Mira Koncin? Pse i fyen shqiptaret vertete te famshem te cilet jetojn e New York, per te cilet kemi degjuar dhe mesuar shume me teper se sa per brockullat e Saracit kur u largua per ne Amerike.

    Reply to this comment
  5. ou dhe kta ! i bin kot m'qaf tarallakes . March 7, 14:24

    mos ja hudhni me koq ambasadores fajin .
    ajo o atje se u cupa e smojlit ,nastradinit komunist ,
    jo se meriton ate Post !
    e coj Partia .
    C’i duhet ksaj debiles cdo te thote i/e Fameshme !
    Ajo mbledh shQiptaret atje me i shit prrallat e fundit te nastradinit te famshem. ou !

    Reply to this comment
  6. Kris 1 March 8, 03:04

    Tani me vjen te qesh me veten time,
    Kur kujtoj vendin ,gjithe shqiperine
    Ushqejme zuzaret e dy shtetesive
    Dhe brohorasim kemi Edvine!

    Reply to this comment
  7. demo March 8, 09:28

    Nuk eshte faji kesaj qe votoi kunder Amerikes.

    Reply to this comment
  8. njerezit te zbulojne March 8, 10:11

    Mo po cila eshte vajza e Kadarese, ajo qe do kishte vjeherr Janullen por ja hoqi te drejten Ismahili? Se une e di qe dhe Janulla me te birin jetojne ne Amerike sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*