Sasha Obama dëshiron të punojë

August 5, 2016 11:55

Sasha Obama dëshiron të punojë

Në Shtëpinë e Bardhë, Sasha Obama ka një staf kuzhinierësh, të cilët janë në gatishmëri të saj 24 orë në ditë. Mirëpo, këtë verë, vajza e njeriut më të rëndësishëm në botë, presidenti të SHBA-së, ka nisur një punë verore, ku u shërben të tjerëve.

15-vjeçarja, vajza e Barack Obamës, po punon në restorantin restorantin “Nancy’s” në Martha’s Vineyard të Massachusettsit. Gjatë kësaj jave ajo është trajnuar sesi të punojë me pajisjen e kasës fiskale, sesi të vendosë në rregull dhe në pritje të klientëve tavolinat nëpër ku shërbehet ushqimi, apo sesi ta lërë gjithçka gati në restorant kur shkëputet për pushimin e drekës.

Në fotot e publikuara, 15-vjeçarja shfaqet e veshur me një bluzë blu dhe kapele. Adoleshentja është e shoqëruar gjatë periudhës së punës nga 6 agjentë të Shërbimeve Sekrete, të cilët prisnin jashtë kabinës së restorantit, në stolat e vendosura përreth, teksa ajo punon.

Ndryshe nga fëmijët e pasur që pozojnë me makina dhe bizhuteri të shtrenjta, vajza e njeriut më të rëndësishëm të botës punon në një restorant edhe pse nuk i mungon asgjë.

1
36DFFF0A00000578-3722932-image-a-3_1470323470914

August 5, 2016 11:55
Komento

4 Komente

  1. taksidari August 5, 12:09

    Mesazh me me vlere nuk ka.
    Keshtu formohet dhe edukohet njeriu.

    Reply to this comment
  2. Mali August 5, 13:09

    Ndersa Vajza 17 vjeqare e Fullanit ne Shqiperi te cilin gjykata e ka shpall te “pafajshem ” ben shpenzime mijra eurosh brenda nates per te permbushur epshet e saja te shfrenuara me parat e plaqkitura nga babai i saj nga populli fukara. Deh kjo fatkeqeisht nuk eshte e vetme te njejt jan edhe femijet e Berishes, Grabovcit, e shum e shum te tjerteve.

    Reply to this comment
  3. Show August 5, 13:34

    6 roje e ruajne te bijen e Barakut tekse pozon ne restorant

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*