Vajza e turistes çeke: Vdekjen e nënës e mësuam përmes Facebook-ut

July 5, 2015 17:47

Vajza e turistes çeke: Vdekjen e nënës e mësuam përmes Facebook-ut

Shqipëria i la pafjalë vitin e kaluar. Për këtë arsye ata vendosën të riktheheshin sërish. Pasi kaluar disa ditë pushime ata u bënë viktima të një krimi brutal.

Familjarët e tyre po e përjetojnë me dhimbje të madhe humbjen nga jeta të tyre. Tragjedia bëhet akoma edhe më prekëse nga lajmi se 36-vjeçarja ka lënë pas një vajzë 17 vjeçe.

“Ata ishin dhe vitin e kaluar në Shqipëri dhe u pëlqeu vërtetë shumë. Kështu që vendosën të bëjnë një udhëtim të dytë”, tregon babi i Anës. Ai jeton me mbesën, e cila tregon se lajmin për vdekjen e nënës e ka mësuar përmes Facebook-ut. “Gjyshi mësoi për vdekjen e mamit duke lexuar në Facebook”, tregon e tronditur 17-vjeçarja.  Ndërsa familja e Michael jeton në një fshat të vogël të quajtur Susice. Në shtëpinë e tyre mbretëron dhimbja.

Nëna e 25-vjeçari është e tronditur dhe e shkatërruar nga tragjedia. “Na falni por nuk mund të shprehem. Nuk kemi shumë informacion. Kisha vetëm pak orë që kisha folur me djalin me telefon. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin”, shprehet nënë a Michaelit.

July 5, 2015 17:47
Komento

2 Komente

  1. Liria July 5, 22:14

    NJE NGJARJE E TRISHTUESHME PER CILINDO NJERI NORMAL , E PA JUSTIFIKUESHME . BESOJ TEK DREJTESIJA, E CILA ME SIGURI DO TI PAKSOJI KETO SITUATA JO NJERZORE DUKE U SHOQERUAR EDHE ME RRITJEN E MERITUAR TE BESIMIT TE QYTETARVE NDAJ SAJ ( TEPER E RENDESISHME)
    PER TE ARDHMEN E VENDIT TONE .

    Reply to this comment
  2. aqif tino July 6, 12:25

    a ka krim me makaber i kryer nga nje spurdho,per dy njerez te pafajshem…ai moster,ai shtazarak i lindur te varet me koke poshte, ta shikoje se ç;eshte parajsa, e pastaj le te ngjallet prape menxyra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim