Vajza hedh në facebook 125.754 fotot e pushimeve

August 9, 2016 12:36

Vajza hedh në facebook 125.754 fotot e pushimeve

 

Një detyrë impenjative gjashtëmujore mori fund me sukses të shtunën e kaluar për përdoruesen e facebook-ut Melpomeni Daullja, 24 vjeçe, pasi ajo ja doli t’i hidhte në rrjetin social 125 mijë e 754 foto që kishte bërë gjatë pushimeve “të paharrueshme” pesë ditore në një rezort turistik të Turqisë dy vjet më parë.

Gojët e liga mësojnë se albumi online me titull “Turqia ime, verë 2014”, përmbante mbi tre terabajt të dhëna të përfshira në shumë karta memorieje, në të cilat ishte dokumentuar përmes fotografive çdo pëllëmbë vend i rezortit, llojet e ushqimeve dhe pijeve, atraksionet, dhoma e hotelit, deti, pishinat, dyqanet e suvenireve, kalimtarë të rastësishëm, kafshë etj, që rastisën t’i dalin përpara Melpos dhe shoqes së saj të pushimeve, Ervehe Trasta, 23 vjeçe.

“M’u desh pak punë, por tani ato pushime janë të dokumentuara më së miri në facebookun tim”, tha vajza, “dhe qejfi i vërtetë vjen tani: E gjithë shoqëria do të marrë një shije të vockël se çfarë pushimesh kam kaluar unë me Ervehenë në Turqi”.

Mësohet se albumi në fjalë ilustron një serial gati të pandërprerë imazhesh të objekteve të njëjta, të fotografuara nga kënde e pozicione të ndryshme. Duke filluar nga nisja me avion çarter nga Rinasi, mbërritja në destinacion, udhëtimi me furgon deri në hotel, zënia e dhomës e çdo detaj tjetër.

“Kemi fotografuar gjatë gjithë kohës. Ishte fantastike!”, tha entuziaste Melpomeni. Kështu, ndër detajet më pikante të albumit janë 259 fotot e Ervehesë duke fjetur në avion, furgon etj, apo mbi dyqind foto ku Melpomeni paraqitet duke fotografuar. “O zot, mezi pres pushimet e vitit tjetër, për t’i hedhur në facebook dy vjet më vonë”, shtoi Melpoja.

Megjithëse një pjesë e mirë e albumit përbëhet nga fotografi që nuk kanë dalë ashtu siç priste autorja, sepse ca foto ishin të errëta, ca shumë të zbardhura, disa të tjera nuk kishin në objektiv atë që supozohej të fotografonin, Melpoja mendon se kjo është e bukura e pushimeve.

“Unë nuk jam fotografe profesioniste”, tha vajza me modesti, “thjesht zgjodha ato 125 mijë e 754 foto që mu dukën më interesante, më spontane”.

Ajo shtoi se edhe personat anonimë si kamarierë, taksixhinj, turistë rusë e gjermanë etj, që dalin me sy të kuq në foto, kanë lezetin e tyre.

“Kështu je më origjinal”, shtoi Melpoja. Gojët e liga bëjnë të ditur se pas katër ditësh që është hedhur online, albumi fantastik i Melpomeni Daulles ka marrë dy like.

******

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike në DITA. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

August 9, 2016 12:36
Komento

8 Komente

  1. Shahisti April 27, 17:00

    E ç’ë pastaj?

    Reply to this comment
  2. Pike e zeze April 27, 19:22

    Gjetje e kendshme, fiksimi i fejbukut eshte lemeri me vete, esht semundje. Nuk shijon jeten e vete njeriu, por jeton per te hedhur jeten ne fejsbuk. kemi dhe shahistin pastaj, qe jeton per te komentuar medoemos, edhe gjera qe s’i interesojn

    Reply to this comment
    • Shahisti April 27, 19:50

      Po pse ti c’ke bere o Pike e zeze? Une e kisha fjalen qe kjo pacavurja ketu konkuron me ate vajzen hipotetike te cilen pershkruan, po ku merr vesh ti o Pike e zeze. Kaq.

      Reply to this comment
    • obobobo August 10, 12:36

      Melpomeni dhe Erveheja ?! Hahahaha….eh pike e zeze. Ju dhjefsha emrat.

      Reply to this comment
  3. Tarrasi . April 27, 21:07

    Kjo vajza eshte nje injorante e certificuar dhe duhet vizituar. Prinderit te harxhojne leke te psikologu jo per pushime.

    Sipas llogarive po te marresh 3 seconta per foto qe eshte minimalja. I bie qe te kete kaluar 13 dite duke bere foto pa ndaluar. Kjo del duke logaritur qe ka bere 8 ore foto ne dite pa ndalim dhe pjesen tjeter per gjera qe bejne njerzit normal.

    Pra beri vetem foto jo pushime. Urime je idiote e certikuar.

    Reply to this comment
    • Shahisti April 28, 02:51

      O Tarraso.me fal po nuk e merr vesh ti qe kjo eshte sajese e humoristeve te gazetes DITA? Me vjen keq o Tarras, po ta paskan rras aq shume sa te paska lujt truni.

      Prandaj ju te gazetes kini kujdes kur shkruani keshtu brockullash. Sic e shihni ka rrezik qe rob si puna e ketij Tarrasit ti marrin per te verteta.

      Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 9, 22:06

    O gojelige, po mjaft bere sajime satirike, se keta ti marrin seriozisht dhe i diskutojne sikur te jene Lubonjat e Opinionit te Fevziut. Shpik ca te verteta dhe shiko kur ti marrin per satire, hahahaaa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*