Vajza, kujdes me këto 7 sjellje

July 22, 2018 12:10

Vajza, kujdes me këto 7 sjellje

Askush nuk është perfekt dhe askush nuk i ka sjelljet perfekte. Por duke i bërë të ditura defektet e personave të tjerë mund të ndikojmë për mirë të ata.

Këto janë disa defekte të vajzave që djemtë nuk i kanë qejf fare madje ndihen të bezdisura nga ato:

-Shumë make-up

Të gjithë e dimë që vajzat e përdorin për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre, por shumë djemve ju duket si një falsitet kjo gjë. Mes tyre është shumë e përhapur batuta: Si duket fytyra e kësaj kur zgjohet në mengjes?

-Shumë vetëbesim

E dimë që duhet ta kemi por kur e shfaqim atë në doza të tepruara, bëjmë efektin e kundërt. I trembim djemtë, madje në disa rrethana atyre do t’u duket si mburrje e papërshtatshme për veten.

-Paaftësia për të nisur një bisedë

Sigurisht që nuk përfshihet e gjithë gjinia femërore por për ato që e gjejnë veten këtu ju vemë në dijeni se nëse nuk flisni dhe ju gjatë një takimi atij do i duket njëjtë sikur ka dalë vetëm.

-Higjena

Sigurisht nëse higjena juaj është e varfër sigurisht që ata nuk do duan t’ju kenë pranë. Dhe jo vetëm ata por edhe shumë njerëz të tjerë që ju rrethojnë.

-Kur bëhëni e ngjitur

Çdokush ka nevojë për hapësirën e tij personale dhe kur ju bëheni e ngjitur dhe nuk shpenzoni dot asnjë moment pa të, do vijë momenti që kjo situatë do e bezdisë shumë atë.

-Përkëdheljet dhe zëri si fëmijë

Kjo mund të tolerohet deri diku, por nëse ju jeni 20 e kusur vjet dhe silleni si të ishit 5, është diçka që në syrin e një mashkulli duket si diçka pa sens.

-Mos bëni sikur i dini të gjitha

Ndodh shumë herë që partneri juaj mund të dojë të flasë për diçka ku ndihet i aftë. Nëse ju silleni si superiore edhe këtu, rezultati në fund nuk do të jetë aq i kënaqshëm për ju.

b.m. / dita

July 22, 2018 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*