Vajza, mos i besoni këto 4 gënjeshtra

May 15, 2018 10:08

Vajza, mos i besoni këto 4 gënjeshtra

Dr. Adem Harxhi

Gënjeshtra Nr 1: Që marrëdhënia të jetë e plotë duhet të bëni seks.

Kjo nuk është e vërtetë.  Ka plot gjëra të tjera që ju dhe i dashuri juaj mund të bëni, pa bërë seks. Faktet janë këto: 80% e vajzave deri në moshën 16 vjeç angazhohen në lojëra të ndryshme seksuale dhe në seks oral. Natyrisht, as seksi oral dhe as lodrat seksuale, nuk u mbrojnë juve nga infeksionet që transmetohen seksualisht. Më lejoni ta përsëris : Çdo infeksion që e merrni nga interkursa vaginale, mund ta merrni edhe nga seksi oral. Thashë çdo infeksion!. Veruket gjenitale, chlamidia, Gonorrhea, hepatiti, HIV të gjitha mund t’i kini në fytin tuaj. Ju, vetëm, nuk mbeteni shtatzëna, dhe kjo, është një plus i madh. Për të pakësuar rrezikun e sëmundjeve infektive seksuale (SIS), ju duhet të përdorni kondomin edhe kur bëni seks oral. Unë e di që kjo për ju tingëllon e çuditshme, por, di gjithashtu, se ju nuk dëshironi ta mbushni fytin tuaj plot SIS, që merren nëpërmjet seksit oral.

Kuptojeni mirë, interkursa seksuale nuk është mënyra e vetme për të treguar dashurinë.  Mësojuani këtë të vërtetë edhe dashnorëve edhe shoqeve e shokëve që bëjnë presion mbi ju. Refuzimi i interkursës nuk do të thotë se ju nuk  jeni vajzë e kohës, përkundrazi, kjo tregon se ju dini çfarë po bëni. Akoma më shumë, ju duhet të dini se kështu veprojnë shumica e adoleshenteve, që nuk e shikojnë seksin e mirëfilltë si shprehjen e fundit të dashurisë, ose si mundësinë e vetme për të arritur orgasma të mrekullueshme. Kur ju do të jeni mbi tetëmbëdhjetë vjeç dhe do të dëshironi të filloni interkursën, ju do të keni plot eksperienca lidhur me kënaqësinë fizike. Ju atë e keni arritur nëpërmjet seksit oral dhe lojërave të tjera seksuale. Mos e hapni  kutinë para kohe, ju keni plot kohë për ta bërë këtë.

Gënjeshtra  Nr 2: Kënaqësia seksualet arrihet vetëm me interkursë.

Kjo  nuk është e vërtetë. Që të arrini orgasmën dhe të jeni seksualisht intimë nuk do të thotë të bëni domosdoshmërisht interkursë. Shumica e nënave e dinë se djemtë e vegjël, por edhe të mëdhenjtë, e mbajnë dorën shpesh, nën pantallonat. Duket se ka një standard ndryshe  për vajzat. Unë kam parë nëna që i ndalojnë vajzat e tyre të vogla “të luajnë me veten”. Shumë nëna të reja më janë ankuar për vajzat e tyre fëmijë, që fërkohen në qylym sikur bëjnë seks. Ato duan t’i largojnë por vajza kundërshton e qan. Ajo është duke u kënaqur me trupin e saj. Dhe këtu çdo gjë është në rregull.

Pse i ndalojnë vajzat ndërkohë që djemtë i lejojnë? Sigurisht, kjo ka të bëjë me shoqërinë dhe raportet e saj me  gjininë. E vërteta është se eksplorimi i trupit të tyre, për të marrë  “ndjenja kënaqësie” që vinë nga prekja e disa vendeve të caktuara, është plotësisht normale për vajzat dhe për djemtë. Kjo është kështu për një foshnje, është kështu për një adoleshent dhe është po aq e vërtetë për një të rritur, burrë apo grua. Studimet tregojnë se 80% e djemve adoleshentë dhe 60% e vajzave adoleshente  masturbojnë. Masturbacioni është normal, i përgjithshëm dhe një nga të paktat gjëra që nuk ka asnjë rrezik. Kur prek veten tënde nuk krijon probleme psikologjike, nuk bëhesh pervers, nuk verbohesh, e as nuk të del lesh në pëllëmbët e duarve. Mos u druani të prekni çdo pjesë të trupit tuaj. Mos e quani gabim kur merrni një ndijim të kënaqshëm nga trupi juaj.

E vërteta është se ka diçka pozitive kur mësoni si t’i jepni vetes kënaqësi trupore. Si do që ta quani këtë formë kënaqësie, vetë-stimulim, masturbacion, ose vetë-eksitim, ideja është po ajo: Ju i arrini këto ndjenja kënaqësie edhe pa qenë seksualisht intimë me një person tjetër. Ju i arrini ato me veten tuaj. Derisa marrëdhëniet fizike intime kanë disa pasoja në kuptimin social dhe mjekësor, ju nuk duhet të kërkoni që patjetër një person tjetër duhet t’u ofrojë kënaqësi fizike.

Duke eksploruar trupin tuaj dhe mënyrën si ai përgjigjet ndaj llojeve të ndryshme të prekjes, ju do të kuptoni për dëshirat dhe mospëlqimet tuaja seksuale në të ardhmen, kur një person tjetër do të përfshihet në këto marrëdhënie. Dhe kur nuk dini çfarë është orgasma, si është ajo?, si ta kuptoni kur e arrini? e të tjera gjëra rreth saj, mos u stresoni. Orgasmat, ndonëse, janë të ndryshme për çdo person, ato fare lehtë mund t’i njihni.  Po qe se keni arritur një ndjenjë fizike madhore, të vërtetë, që fillon nga pak dhe bëhet gjithnjë e më e madhe, ju e keni arritur një orgasmë. Dhe në qofte se nuk e arrini, vazhdoni të eksploroni trupin tuaj dhe me siguri do ta arrini.

Gënjeshtra Nr 3. Më shumë më mirë.

Kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni ta mbani numrin e të dashurve sa më të ulët. Është e vërtetë që ne jetojmë në një shoqëri që i ka qejf përmasat e mëdha “ supersize”. Ne duam shtëpi të madhe, duam më shumë ushqim dhe makina të mëdha, ndonëse, ekonomia po shkon poshtë. Njerëzit, gjithnjë duan më shumë e më shumë. Më shumë se u lejon buxheti i tyre. A ka njeri që çuditet nga kjo? Në shkollë ju dëgjoni vazhdimisht këto mesazhe: Është më mirë kur keni më shumë shokë! Më mirë kur bëni më shumë aktivitete! Aplikoni për sa më shumë fakultete! Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Imagjinoni sikur të merrni pjesë në kaq shumë aktivitete, ose të aplikoni në kaq shumë fakultete, sa të mos u mbetet kohë as të flini. Po qe se jeni ndjerë ndonjëherë të stresuar, atëherë do të më kuptoni për këto që u them, më shumë nuk është gjithnjë më mirë.

Fatkeqësisht, disa njerëz, edhe kur është fjala për seksin, duan që ju të besoni se më shumë është mirë. Kjo, në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Po të flasim nga pikëpamja mjekësore, seks me shumë njerëz  është keq. Është shumë keq. Në disa shkrime e biseda e kam ilustruar këtë duke treguar një “piramidë seksuale”. Kjo piramidë tregon se duke fjetur vetëm me një djalë, qofte edhe vetëm njëherë, vajza në të vërtetë ka fjetur me duzina, madje, me qindra njerëz. Ju jeni ekspozuar me çdo infeksion që çdo njëri nga partnerët e partnerit tënd ka patur. Dhe këto kontakte me infeksionet nuk kanë kufi. Kjo, në këtë botën e sotme, ku më shumë se gjysma e njerëzve mbartin virusin e HPV dhe 20% e njerëzve vuajnë nga herpesi, është shumë e frikshme  .

Siç e pamë, nga pikëpamja mjekësore, shprehja më shumë është më mirë, është e gabuar. Por kjo shprehje nuk u bën juve as  më shumë popullorë midis shokëve, as tani e as më vonë. Kur unë flas me të rinjtë u them se të bëjnë seks për t’u bërë më popullorë nuk funksionon. Kur unë i pyes të rejat:  “Si ndjeheni kur bëni seks me një djalë dhe më vonë merrni vesh se ai bën seks me gjithkënd tjetër në shkollë?” Si ndjeheni kur një djalë zhgaravit në Facebook sikur fle me ju dhe u dërgon tekste të gjithë atyre që të njohin ty?. Këto nuk janë hipoteza. Këto ndodhin vazhdimisht. Ky shqetësimi është krejt ndryshe nga ajo që adoleshentët duan të gjejnë  në shoqërinë e tyre. Sipas statistikave, shumica e vajzave e dinë që 84 përqind e shoqeve të tyre thonë : Të gëzosh respektin e shokëve është përfitim i rëndësishëm, që vjen nga shtyrja e fillimit të marrëdhënieve  seksuale. .

Gënjeshtra Nr. 4 Pasi keni humbur virgjërinë, flini me të gjithë që do të keni më pas.

Kjo nuk është e vërtetë. Sot, në të gjithë botën ka shumë vajza që kthehen tek ajo që quhet “Virgjëria Sekondare” ose “Virgjëria Retroaktive” . Kjo do të thotë që një adoleshente e re edhe pse ka bërë seks, ajo vendos të mos bëjë më seks deri sa të arrijë një moshë të përshtatshme, mbi tetëmbëdhjetë vjeç, ose edhe deri në martesë. Kjo është zgjedhja e saj. Kjo vlen njësoj edhe për djemtë.

Kur keni bërë seks me një djalë, kjo nuk do të thotë se duhet të bëni seks me çdo dashnor që do të keni më pas. Një vajzë që unë e njoh, u pendua që humbi virgjërinë. Ajo u betua të mos bëjë më seks deri në tetëmbëdhjetë vjeç . Ajo e mbajti fjalën dhe unë e quajta “virgjëreshë retroaktive.”

 

May 15, 2018 10:08
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 17, 13:19

    “Ajo e mbajti fjalën dhe unë e quajta “virgjëreshë retroaktive.””
    a thu me të vërtetë se po e quajte ti,dhe mbaroi puna??
    a thu se ti je ai që vë vulën?
    “Më shumë më mirë.”,është e vertetë se nuk është e thënë se sa më shumë të provosh aq më bukur do të jetë!!mund të të rastis të provosh gjithnjë të njëjtin mender mut!por nuk është e thënë që duke pasur pak,ke rënë patjetër në mjaltë!!
    çjanë këto këshilla idiote mor Dr. Adem Harxhi??
    seksi më i bukur është dashuria!pra dy që dashurojnë njëritjetrin!!por dhe kur një i vetëm dashuron!më pas vjen kur të dy pëlqehen,kanë kënaqsi nga njëri tjetri!e fundit,në bordell,kur njëri kënaqet dhe tjetra punon,paguhet për punën)dhe mund të kënaqet)!!
    prandaj rregulla të prera nuk ka!!e rëndësishme dhe e patolerueshme është seksi me dhunë!pra përdhunimi!!dhuna mund të jetë fizike o psikollogjike!të dyja kanë të njëjtën vlerë!!
    ps:”Kënaqësia seksualet arrihet vetëm me interkursë.”,çfar do me thënë interkursë??
    mos vallë kur thuhet në gjuhë të huaj,nuk është e turpëshme??
    sigurisht që kemi dhe fjalë në shqip??
    apo jo??
    normalisht gjërat e importuara nga jasht përdorim emërtimin e vëndit nga vjen!!
    por nuk ma merr mëndja që të jetë e importuar!!
    duhet të jetë prodhim vëndas!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*