Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

February 18, 2018 22:03

Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

Shqipëria është një nga ato vende të botës ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Giuseppe Belsito i ka konsideruar vajzat dhe gratë një pasuri fantastike. Sipas tij, këto të fundit do të jenë edhe e ardhmja e vendit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Un Women (organizatë ndërkombëtare) që operon edhe në Shqipëri, vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë gra.

Studentet vajza në Shqipëri dominojnë në fushën e shkencave të edukimit e më pas në atë të shëndetësisë. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.

Sipas objektivave globale përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese përbëjnë tiparet e  zhvillimit të një vendi të qëndrueshëm, shkruan Atsh.

s.a/dita

February 18, 2018 22:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*