Vakanca në Kushtetuese, Meta publikon listën me 6 kandidatët

October 22, 2019 09:06

Vakanca në Kushtetuese, Meta publikon listën me 6 kandidatët

Presidenti Ilir Meta ka bërë rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Njoftimi i plote i Presidences

Shpallje e listës së aplikantëve për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese

Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurim, ngelën në garë vetëm 2 (dy) kandidatë të lejuar për kandidim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (18.10.2019), rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur ineteresin shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Dedë Kasneci
2. Zoti Envi Hicka
3. Zoti Prelë Martini
4. Zoti Shaqir Hasanaj
5. Zoti Vasil Bendo
6. Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

o.j/dita

October 22, 2019 09:06
Komento

1 Koment

  1. surrat Hardhuca e persidences po tenton te legjitimoje qedrimin ne postin October 22, 10:05

    shkarkohei kte surrat hardhuce helmuese

    hajni Thesarit te Shtetit

    eshte turp me qendru ala e ate post .

    Shqiperia nuk eshte Afganistan heeeeeeeej Shtet kaqolash cfar prisni

    rraseni kerme e cepanit e Rec

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*