Vaksina e gripit sezonal, zyrtarët e shëndetësisë kanë një thirrje për qytetarët

September 19, 2020 17:58

Vaksina e gripit sezonal, zyrtarët e shëndetësisë kanë një thirrje për qytetarët

Një thirrje për publikun vjen nga zyrtarët e shëndetësisë të cilët kërkojnë që qytetarët të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes së COVID-19 dhe gripit sezonal paralelisht.

Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme, por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën, raporton VOA.

Ndërkohë, Gary Simon, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin George Washington në Uashington, i tha gazetës Washington Post, se perspektiva e një lufte ndaj dy sëmundjeve njëkohësisht e bën vitin 2020 shumë të vështirë.

Vendet europiane njoftuan për masa të reja kufizuese të premten, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se infeksionet kanë filluar të përhapen përsëri në kontinent me “ritme alarmante”

Sakaq, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri tani në gjithë botën ka 30.5 milionë raste me afro 1 milionë të vdekur.

Amerika ka numrin më të lartë të infektuarve me 6.7 milionë, pasuar nga India me 5.3 milionë dhe Brazili me 4.5 milionë.

h.b/dita

September 19, 2020 17:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim