Vaksina kundër tuberkulozit, “imuniteti shqiptar” për koronavirusin?

March 29, 2020 12:53

Vaksina kundër tuberkulozit, “imuniteti shqiptar” për koronavirusin?

Nga Ruben Avxhiu

 

Mbi 1,000 mjekë, infermierë e punonjës të shërbimit shëndetësor në Holandë po marrin vaksinën BCG si provë për të parë nëse i mbron gjatë punës në luftë me infeksionin e ri që po tmerron botën.

Në mënyrë të ngjashme, grupe të këtyre profesioneve në SHBA e Australi po e marrin në formë mbrojtjeje të mundshme vaksinën në fjalë. Në fakt, lidhja më e thjeshtë që i shkon mendja njeriut është se si turbekulozi edhe koronavirusi godasin ashpërisht mushkritë.

Një shkrim në revistën “Shkenca” (Science) flet për interesin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve për vaksinën e vjetër 100-vjeçare që solli shpëtimin nga turbekulozi.

Klikojeni te linku më poshtë:

https://www.sciencemag.org/neës/2020/03/can-century-old-tb-vaçine-steel-immune-system-against-new-coronavirus).

Instituti Max Plank në Gjermani, i cili ka nxjerrë 33 fitues të çmimit Nobel e që ka prodhuar një vaksinë me këtë bazë po fillon një program masiv vaksinimi për të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor që janë më të rrezikuarit.

Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar dhe universale, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve.

Që mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur probleme që po shihen në Itali, Europë e SHBA mes të rinjve. Në vendet perëndimore zhdukja e turbekulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme.

Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku ende është e detyrueshme dhe universale ka qenë shumë më e ndagalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, MB, e Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt. (Përjashtimi këtu është Wuhani dhe kjo lë mënjanë masat ekstreme të Kinës autoritare që mund të kenë qenë një faktor i jashtëzakonshëm në luftën ndaj virusit)

Sipas kësaj llogjike, kjo është arsyeja pse ndonëse Shqipëria është gati një provincë e Italisë në kuptimin e udhëtimeve të shumta mes dy vendeve përhapja në Shqipëri ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali.

Shqipëria e ka ruajtur vaksinimin universal kundër turbekulozit, të paktën si është trashëguar si praktikë që nga Shqipëria komuniste. (Nuk mund të flas sot për zbatimin rigoroz të regjimeve të vaksinimit se demokracia e liria vjen edhe me mundësinë për t’iu shmangur apo zbutjen e praktikave të detyruara.)

Hapësira e ish-Gjermanisë Lindore, me vaksinim universal si në botën komuniste, ka sot shumë më pak raste se pjesa perëndimore. Nxin në mes të Lindjes, Berlini që ishte i ndarë në dysh.

Në Amerikën Latine, Ekuadori ishte i vetmi vend që nuk e ka pasur vaksinimin universal kundër turbekulozit. Numri i vdekjeve aty nga koronavirusi për çdo një milion vetë janë: Ekuadori 2, Kolumbia 0.08, Peruja 0.3, Brazili 0.3.

Kjo si çdo rrugë tjetër që po ndiqet nga shkencëtarët është ende për t’u parë se ku do të çojë. Një gjë që e dinë mesiguri është se forca e çdo vaksine bie me kalimin e viteve që mund të jetë arsyeja se pse në Kinë, për shembull, pleqtë kanë vdekur nga vaksina dhe fëmijët jo.

Sipas shkencëtarëve, edhe nëse vaksina BCG nuk e zgjidh punën e koronavirusit, ajo mund të forcojë imunitetin e trupit në përgjithësi.

“Vaksinat në përgjithësi e rrisin përgjigjen imunitare specifike ndaj patogjenit që marrin në shënjestër, për shembull me antitrupa që ndalojnë dhe neutralizojnë një lloj virusi po jo të tjerë. Mirëpo, BCG mund të shtojë aftësinë e sistemit imunitar që të luftojë edhe patogjenë të tjerë përveç bakteries TB…”, shkruan veç të tjerash revista “Shkenca”.

Shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër turbekulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshi edhe viruseve, gjatë vitit të parë pasi është bërë.

Ka pasur argumente kundër këtij përfundimi. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që kanë vënë në dukje se vaksina BCG kishte ulur shumë vdekshmërinë mes fëmijëve, mendon se më shumë prova duhet për të vërtetuar këtë propozim.

Të gjitha këto lloj zhvillimesh duhet të trajtohen me kujdes. Vështirë se do të ketë përgjigje bindëse për këto përpjekje pa kaluar disa muaj.

Kështu që autoritetet besojnë se e vetmja përgjigje për disa vende e hapësira, si New York-u mbetet për momentin ngadalësimi i përhapjes që mund të sigurohet mbajtja e numrave të sëmundjes të përballueshme nga kapacitetet e sistemit shëndetësor. Deri në një lajm më të mirë.

 

March 29, 2020 12:53
Komento

19 Komente

  1. Dauti March 29, 12:57

    Inteletktuhale…shko co lule te varri i Enverit.

    Reply to this comment
    • Operacioni Zjarri March 29, 16:41

      Ne rast se kjo puna e vaksines se tuberkulozit eshte e vertete atehere Enver Hoxhes i duhet ngritur nje monument me i madh se ai qe ka patur. Luan i Shqiperise edhe i vdekur po kujdeset per kete popull. Na emancipoi, na shkolloi, na ndricoi na ngriti spitale dhe ndoshta edhe sot po na shpeton nga vdekja. Ah Enver sa na mungon.

      Reply to this comment
  2. Dalan March 29, 13:43

    Kjo eshte gjeja me me mend, qe Gjermania dhe Hollanda po bejne dhe qe Duhet ndjekur edhe nga Shqiperia.
    Gjithmone pyes vehten se cfare nuk po shkon me Italine, Spanjen e me gjere. Spanja dhe Italia jane portat hyrese te emigranteve nga Afrika, Azia. Me kalimin ne keto vende, ata sipas cdo logjike lene edhe mikrobin e tuberkulozit. Ne kete aspekt, Shqiperia dhe Ballkani nuk kane dyndje emigratore, te cilat jane bartese te lloj-lloj semundjeve, perfshi ketu edhe tuberkulozin.
    Nuk di cfare ka ndodhur ne keto vende me kontrollin shendetesor te te huajve, por cfare di me 100% siguri eshte, se Anglia nuk ben asnje lloj kontrolli per emigrantet apo azil kerkuesit. Katastrofe apo jo! Cdo lloj bakteri apo bacili, per ate kategori te popullsise vendase me imunitet te ulet, e merr ne mjetet e transportit, supermarkete e kudo qe vendasit, ne jeten e perditshme, perzihen me ta. Keqardhje e thelle per kete anashkalim te kontrolleve shendetesore ndaj te huajve qe hyjne ne kete vend.

    Reply to this comment
  3. Ylli March 29, 14:51

    Pacienti zero.
    ========
    Po, është shumë i vërtetë ky fakt që diskush ma solli ndërmend mend! (Për të mos nxitur konspiracion nuk po ja them emrin )

    Pacienti zero ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1998. Erdhi nga Parisi dhe e pranoi në trupin e saj, më së pari qeveria e Fatos Nanos. Pacienti zero u fut në qeveri si Ministër i Kulturës.

    Infektoi qeverinë, administradën, Partinë Socialiste, partitë e tjera, bisnesin, shoqërinë civile, ambasadorë e misione diplomatike, të rinj e pleq, burra e gra, me ose të pa punë e këdo që jetoi në këtë vend prej vitit 1998.

    Si të gjitha viruset, edhe ky i ardhur nga Parisi ka receptorë mashtrues për sistemin imunitar dhe që e bën qelizën njerëzore ta pranojë, pa e ditur se infektohet dhe degjeneron.

    Të gjithë u infektuam nga ky virus, me apo pa dashje. Disa e luftuan shpejt dhe u çliruan, disa të tjetë më ngadalë. Por ka ende shumë të infektuar prej virusit që sot shfaqet si mutacion, dmth si babai i të gjithëve ne. (MUTACION jo domosdoshmërisht vjen nga fjala MUT ).

    Vini re se ka ende shumë që nuk shkojnë të shohin baballarët e tyre të izuluar nëpër shtëpi, por i bëjnë LIKE atij, pacientit zero që infekton vazhdimisht trutë e njerëzve.

    Nuk luftohet kollaj ky virus, nëse të infektuarit prej pacientit zero janë shumë dhe, më keq akoma nuk pranojnë të shërohen!!

    Ka disa të infektuar madje që thonë, po pse ta luftojmë këtë virus që na ngjiti Bosi? Nuk ka më të mirë se ai!!! Këta nuk rrinë dot pa u infektuar. Duan se sbën në virus të një Bosi…

    Virusi i nështrimit, është dhe mbetet më i rrezikshmi dhe njëkohësisht më i vështiri për tu luftuar.

    Është virus mashtrues që mbijeton në shumë situata. Është virus që e ndalon sistemin imunitar të shoqërisë dhe e vë atë nën sundimin e tij.

    Të keqen e COVID. Ta hash për qef është, krahasuar me virusin e sunduesit. Në fakt mjeksia e përdor këtë metodë, pra të diversionit të sistemit imunitar në betejë ndaj virusve me njëri tjetrin…

    Pa dyshim, pacienti zero i ardhur në Shqipëri i mbijetoi të gjitha reagimeve imunitare. Asnjë rregull, ligj, protokoll, moral e Kusjtetutë nuk e ndaloi dot. As kundërshtarët.

    Të gjithë u infektuam prej tij dhe, me apo pa dashje i dhamë një dorë të mirë drejt përhapjes. Ka nga ata të infektuar me peshë, që edhe pasi shërohen, prap i japin dorën virusit….

    Prandaj dhe sundon. Nuk e di sa gjatë, por shoqëria duhet pranojë që është e sëmurë dhe të shërohet prej tij. Ky është i vetmi kusht!

    Shërimi nuk vjen duke izoluar populli veten, por duke izoluar pacientin zero.

    Këtë mësim, në mos e paçim mësuar edhe në këtë pandemi, nuk kemi për ta mësuar më kurrë!

    Reply to this comment
  4. Kudo qe shkova kam qene krenar te thoja se jam shqiptar e jo snob i neperkembur March 29, 17:09

    Mjekesia profilaktike e kohes se sociaizmit ka qene e shkelqyer dhe model per te gjitha kohet. U crrenjosen semundje qe kane tmerruar popullin tone ne shekuj si tuberkulozi, lija, malarja, difteria, semundje te shumta parazitare, etj.
    Ne duhet te jemi krenare per ato suksese. 30 vjet me politizime dhe mohime qesharake te gjithe sukseseve tona do te tregonte vetem se ne jemi nje popull pa dinjitet.
    Por ne shqiptaret jemi dinjitare ne pergjithesi, me pak perjashtime si ndonje ketu ne internet.

    Reply to this comment
  5. Kudo qe shkova kam qene krenar te thoja se jam shqiptar e jo snob i neperkembur March 29, 17:11

    Mjekesia profilaktike e kohes se sociaizmit ka qene e shkelqyer dhe model per te gjitha kohet. U crrenjosen semundje qe kane tmerruar popullin tone ne shekuj si tuberkulozi, lija, malarja, difteria, semundje te shumta parazitare, etj.
    Ne duhet te jemi krenare per ato suksese. 30 vjet me politizime dhe mohime qesharake te gjithe sukseseve tona do te tregonte vetem se ne jemi nje popull pa dinjitet.
    Por ne shqiptaret jemi dinjitare ne pergjithesi, me pak perjashtime si ndonje “intelektual” ketu ne internet.

    Reply to this comment
    • Emigranti March 30, 19:22

      Nuk mund te mohoen keto arritje, por din gje sa ishte mosha nesatare e vdekjeve?Pasi ky esht indikator i mirqenies se shoqerise.Mir esht te jemi realist pasi ketu lexoim njeres qe e. Ngrejn ne qiell ate sistem.Po e mbyll me nje perfundim te oxfordit, te jesht i majt, o ske lexuar nje liber te historis ne jeten tende i je injorant.
      Tung nga emigranti
      Mos harroni tullonin,
      Nje familje ne muaj, nje oako gjalp 50g, 15 kokrravez, dhe dy kile mish me 30% kocke, nje familje kishte 6 antar mesatarisht

      Reply to this comment
  6. Intelektuali properendimor March 29, 17:21

    Nuk qe dhe aq e mire sa thua ti ajo mjekesi profilaktike.
    Pse nuk prevenoi edhe semunndjet psiqike.
    Ja, une kam mbetur sakat nga trute qe nga ajo kohe!

    Reply to this comment
  7. Vaso March 29, 17:55

    Ore Ylli!
    Jam ne nje mendje me ty per gjithcka ke shkruar tek komenti yt ,”Pacienti zero”,por kam nje verejtje te vogel.Cila eshte ajo?Ti ke ngateruar adresen e pacientit zero,mbasi virusi nuk erdhi nga Tirana ne vitin 1998,por nga nje vend tjeter ne vitin 1992.Dihet qe virusi po hyri ne trupin e njeriut, shkaterron organet e tij.Edhe ky virus i 1992-it kur hyri ne trupin e Shqiperise shkaterroi te gjitha fushat e jetes:ekonomine ,shendetsine ,arsimin ,ushterine,drejtesine etj ,ku u zhvilluan semundje te renda si korrupsioni,vjedhjet,vrasjet,degjenerimi moral,trafiqet njerezore,prostitucioni mashtrimet etj.Si per cdo virus,edhe per ate te 1992-it,nevojiten masa te rrepta,ilace,vaksina etj.Ky i 98-es,sipas teje eshte virus i rende,ndersa per mua dhe shumicen e njerezve,eshte vaksina qe i duhet trupit te semure te Shqiperise per te formuar antikorpet ne te per ta luftuar virusin e 92-it.Sa per dijeni ,ne se ky virus i sivjetem quhet :Covid-19,ai i 92-it quhet :Covicid-92

    Reply to this comment
    • faiku March 29, 18:12

      Shto ketu edhe shkaterrimin e kapilareve te shendesise, qendrat shendetesore anekënd vendit. Plus degjenerimin e mjekesise ku gjate shtrimit ne spital duhet te kontribuoje me materiale sanitare, qe i blije te farmacite perball spitalit. Shto ketu dhe ndonje kartmonedhe, sipas takatit, qe ia fusje ne xhep doktorit apo infermieres.
      Dhe keto ndodhnin kur qeveria-shtet drejtohej nga nje mjek.

      Reply to this comment
  8. mirel March 29, 18:01

    Ja qe merita i takon Enver Hoxhes, dhe jo Dule Ramutit

    Reply to this comment
    • besniku March 29, 18:51

      Merita e sistemit te kaluar eshte e padiskutueshme , dhe sa vjen e po vertetohet gjithnje e me shume.
      Por ne kushtet e shkaterrimit te plote te sistemit , dhe te shplarjes se trurit per 30 vjet, roli i Edi Rames ne kete kohe, jete a vdekje, eshte vertet per tu çmuar.
      ne fund te fundit disiplina e rregulli jane te domosdoshme ne kohe te jashtezakonshme, ku jemi per momentin.
      Jam totalisht dakort me komentuesin Vaso, ne te tera argumentet e paraqitura,

      Reply to this comment
  9. Saras March 30, 06:14

    Ylli me 6 cepa….si shume m..hengre,a u ngope? Idiot!

    Reply to this comment
  10. Sabina March 31, 13:59

    Ruben Avxhiu,te lumt ,te lumt qe ndihmon ne kete situate ku kan nevoj dhe mjeket,
    Ju nuk jeni mjek,por argumentat bindese mbeshtetur ne fakte shkencore ,na ndihmojn
    Ju faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim