Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i Urgjencës, Manastirliu: Jemi në një moment pune intensive

February 23, 2021 10:40

Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i Urgjencës, Manastirliu: Jemi në një moment pune intensive

Në qëndrën e vaksinimin në stadiumin ‘Air Albania’ sot u vaksinua mjeku i njohur Skënder Brataj dhe ekipi i Urgjencës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e stafeve mjekësore.

Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.

Ndërsa mjeku Brataj bëri të ditur se do të presin dhe 21 ditë për të marrë dozën e dytë.

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

j.l./ dita

February 23, 2021 10:40
Komento

1 Koment

  1. O burra te vaksinojme tufen February 23, 15:35

    Propagande per tu vaksinuar me vaksina qe nuk mban kush pergjegjesi nese shkakton pasoja ,cdo vaksine ne kushte normale duhet te kaloje te pakten 3 vjet ( ne shume raste kane kaluar 10 vjet) qe te marrin aprovimin Sot si rastesisht kur hyn ministrja ne sallen e vaksinimit , po vaksinohej Dr Brataj , pra mesazhi vaksinohuni sa me shume dhe pastaj merrni pasaporten e vaksinimit qe te jeni te LIRE . Brataj nuk duhej ta bente vaksinen tani , meqe e ka kaluar covidin , pra ti linte radhen ndonje doktori tjeter qe do te donte ta bente

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim