Valdet Rama: Nuk largohem nga Spanja

August 3, 2014 12:16

Valdet Rama: Nuk largohem nga Spanja

Ish-lojtari i Valladolid, Valdet Rama është shumë pranë një kontrate të re në Spanjë. Lajmi konfirmohet nga vetë futbollisti i cili është shprehur se do të qëndrojë në Spanjë. Lojtari ka bërë me dije se ai ka oferta edhe nga kampionati turk por ka dëshirë që të qëndrojë në Spanjë. Në klubin spanjoll u bë n një revolucion pas rënies në Segunda Division, dhe të largurit ishin shumë. Valdet Rama nuk është më pjesë e spanjollëve të Vajadolidit. Ndërsa dje të gjithë futbollistët e klubit iberikas kanë zbritur në fushë përkrah trajnerit të ri, Joan Francesk Ferrer, mesfushori ofensiv i Kombëtares së Shqipërisë është thirrur në apel nga drejtuesit e Vajadolidit, me të cilët ka rënë dakord mbi prishjen konsensuale të kontratës, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2015. 26-vjeçari mësohet se nuk bënte pjesë në planet ish-ndihmësit të Tito Vilanovës të Barcelonës dhe, duke mos pasur besimin e trajnerit, ka vendosur të ndahet dhe të vlerësojë ofertat e reja. Në Primera Divizion, Valdet Rama luante prej 1 sezoni e gjysmë, me punën dhe cilësitë e tij që vlerësohen nga dy prej tri ekipeve që janë ngjitur sivjet mes më të mirave, por sipas burimeve pranë lojtarit as Deportivo La Korunjës dhe as Eibari nuk po intensifikojnë bisedimet. Gjithsesi, më shumë sesa Spanja, e ardhmja e ish-futbollistit të Hanoverit pritet të jetë në Turqi, ku është folur shpesh mbi interesimin e Beshiktashit. Mbase, nëse deri pak orë më parë klubi i Stambollit nuk kërkonte që të shpenzonte shumë parà për të bërë të vetin Ramën, tashmë që “mëngjarashi” është një lojtar i lirë, ai mund të akomodohet me më lehtësi te Beshiktashi, ndonëse diçka më shumë do mësohet ditët në vazhdim, sepse në radhë për të janë edhe shumë klube të tjera turke. Për sa i përket aventurës së tij te Valadolidi, futbollisti shqiptar grumbulloi 31 prezenca në Spanjë.  Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Besiktas interesohet për 26-vjeçarin, i cili do të ishte i gatshëm të niste një eksperiencë të re në Superligën turke me një prej tre klubeve më të mëdha të Bosforit. Për Valdet Ramën, spanjollët e Valladolid që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Segunda Division kërkojnë 1 milionë euro, një shifër kjo jo shumë e lartë për një klub si Beshiktash.

August 3, 2014 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim