Valdet Rama nuk shkon të Turqi prej… gruas

June 30, 2016 19:22

Valdet Rama nuk shkon të Turqi prej… gruas

Valdet Rama kishte arritur akordin me klubin turk të Balikesirspor dhe mendohej që ai të firmoste, por situata ka ndryshuar. Sipas “Hurriyet”, futbollisti vazhdon që të jetë i pavendosur dhe kjo për shkak të gruas së tij e cila është e frikësuar prej akte terroriste që kanë përfshirë në disa raste Turqinë.
Në këtë mënyrë duket se Rama nuk do të transferohet në Ligën e Parë turke, e tashmë pritet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit që e mbylli sezonin në Bundesliga 2 me Mynih 1860­tën.
Ai në të kaluarën ishte pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare, por nuk u ftua për Evropianin e Francës.
E megjithatë, duhet parë se çfarë do të ndodhë, pasi është e qartë se Rama nuk është në planet e Mynih 1860, ashtu si vetë trajneri i skuadrës ka thënë disa ditë më parë.

June 30, 2016 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*