Valdet Rama vetëm një hap larg Munich 1860

August 27, 2014 09:43

Valdet Rama vetëm një hap larg Munich 1860

Merr zgjidhje më në fund e ardhmja e Valdet Ramës. Mesfushori i kombëtares shqiptare, të cilit i përfundoi kontrata me Valladolidin do të rikthehet të luajë në Gjermani. Sipas mediave italiane, futbollisti 28-vjeçar këtë të enjte do të firmosë me ekipin e Bundesligës së dytë të Munich 1860. Ditët e fundit ishte diskutuar shumë për të ardhmen e lojtarit me origjinë nga Mitrovica, pasi nuk po gjente ende një skuadër, madje orët e fundit ishte mësuar se holandezët e Utrechtit e kishin refuzuar.

Gjithsesi lojtari ka gjetur një skuadër duke u rikthyer në Gjermani, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Hannover 96. Futbollisti do të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin e Bundesligës së dytë, ndërsa për të kishin shfaqur interes dhe disa skuadra italiane si Chievo, Genoa apo Atalanta, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat italiane por Rama në fund vendosi të rikthehet në një ambient që e njeh mirë, si ai i futbollit gjerman.

August 27, 2014 09:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*