Valesa spiun ‘Sigurimi’! Një paralele shqiptare dhe dëshmitë

February 18, 2016 12:31

Valesa spiun ‘Sigurimi’! Një paralele shqiptare dhe dëshmitë

 

Ish-presidenti i Polonisë, Lech Valesa, ka punuar për Shërbimin Sekret gjatë komunizmit.

Pas spekulimesh të shumta, drejtori i Institutit të Kujtesës Kombëtare ka konfirmuar se kanë gjetur dosjen e tij. Lukasz Kaminski e bëri konfirmimin të enjten për agjencinë PAP.

Thashethemet për këtë kanë qarkulluar prej vitesh. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen e kishte pseudonimin Bolek. Instituti përgjegjës për krimet e komunizmit thotë se ka gjetur edhe transkriptin e një bisede mes Bolek dhe një agjenti sekret në vitin 1974. 72-vjeçari Valesa gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm. “Isha unë ai që e udhëhoqa Poloninë drejt fitores së plotë ndaj komunizmit,” thotë ai. Por duket se dokumentet janë kokëforta.

Në rastin e Shqipërisë, ato mungojnë ende, por dëshmitë kanë qenë të fuqishme, edhe pse për to zhurma ka qenë vetëm mediatike. Ja çka thënë ish truproja e Berishës Izet Haxhia, për Azem Hajdarin:

“Duke njohur nga afër Hajdarin, të kaluarën e tij të dyshimtë, një student i ardhur me rekomandimin e sekretarit të parë të partisë në Tropojë, Rakip Balla, në shkollën e lartë, një student që bridhte me pistoletë me leje, që shoqëria e tij nuk ishin studentët por operativë të Sigurimit… Pastaj edhe arrestimi i tij i dyshimtë tre ditë para 8 dhjetorit dhe sjellja e tij e papritur nën mbrojtjen e oficerëve të Sigurimit natën e 8 dhjetorit në qytetin Studenti ku ai nuk kishte banuar as edhe një natë…

Shoqëria e tij me eksponentë të lartë të regjimit si Xhelil Gjoni të krijon këto dyshime, por entuziazmi dhe mendimi që njerëzit mund të ndryshojnë, na bëri që ta përkrahnim në atë dhjetor…

izz

Sic e kam thene disa here ketu ne DITA, per mua mitin e Azemit e krijoi Sigurimi i Shtetit dhe e përdori atëhere Berisha kur i duhej për qëllimet e tij. Nga një anë Sigurimi bënte promovimin e Hajdarit, por nga ana tjetër tregonte edhe anët e tij të errëta dhe ordinere si një hajdut ordiner, imoral, etj., që të zhvlerësonte këtë lëvizje të pastër, idealiste e paqësore të studentëve të dhjetorit, që t’u thoshte njerëzve të thjeshtë që, ja se kush është ngritur kundër regjimit e kush e drejton këtë lëvizje!

Një student që ka qarë kur nuk iu pranua kërkesa për t’u bërë kandidat i PPSH-së vetëm para 6 muajve. E gjitha, një lojë e mirëplanifikuar”. (http://www.gazetadita.al/ekskluzive-kodoshet-e-8-dhjetorit-90/)

 

Por edhe më konkrete ka qenë intervista e ish kreut të SHIK në Pogradec, Andrea Dimushi:

 

“33 deputetë dhe ish-deputetë kanë qenë ish-punonjës të Sigurimit?

– Po, 33. Më shumë edhe mund të ishin, por me pak jo. SHIK-u i asaj kohe i dinte. Edhe tani i dinë. Që nga “Çiftelia”e gjer tek “Koromania”. Që nga kolltuku i kryeparlamentarit e gjer tek Azem Hajdari. E kishte pseudonimin “Bualli”. Ndaj dhe SHIK-u i ish qepur këmba këmbës. Edhe Berisha e dinte. Kur prishej me të ia thoshte publikisht”. (E gjeni të plotë në http://www.gazetadita.al/25-korrik-2015/)

February 18, 2016 12:31
Komento

4 Komente

  1. Trasparenca February 18, 12:53

    AIZBERGU I TRANZICIONIT.

    Fakti qe tranzicionin e komandojne komunistet,deri sa te ngordhe edhe i fundit i tyre,deshmon se ne kethesen me studentet,kane ndodhur shume intriga qe koha do ti zbardhe plotesisht.
    Mashtrimi Nr1 eshte saliu,spiun,komunist,pjese e jetes se familjes te kasapit enver, qe kerkon te dale engjell,apo strumbullari i demokracise alla shqiptarce.
    Edhe mendesite e kokave te shteteve komuniste,midis tyre qarkulloni,si e qysh,monopoli i pushtetit dhe pasurive mos ju reshqiste.
    Katovicen s’kishin aq tru ta krijonin e perhapnin katundaret e tiranes ne pushtet.
    Kemi 25 vite me teatron e Katovices vetem s.pellumbi e pranoi qe te dilte , “burre i mire” apo demokrat bashkekohor,per te mbrojtur milionat qe shtresozon ende me bizneset e tij.Realisht pas shembjes se bustit ,ngjarjet deri sot vazhdojne te jene nje aizberg,edhe pse mjaft nga to jane zbardhur.

    Reply to this comment
  2. ts February 18, 13:28

    U mor vesh mir tani kush e drejton Shqiperin !Dora e hekurt e krimit te nje regjimi totalitar gjysem shekulli ,mori drejtimin e shqiptareve budallej,spiuna , servil,dallkauk,te cburreruar dhe vazhdon akoma e kesaj dite pjellat e tyre te luajn me shpresen e ktij populli indiferent,pa gjak,i percar qe atdheu esht vetem nevojtorja e castit e jo e ardhmja e tyre e femijve te tyre! Po shfrytezohen e cnderohen egersisht nga ajo pjes me e ndyr e se kaluares dhe te tashmes me nje sukses dhe lehtesi te pa par te historis se nje kombi sa te vjen turp qe je pjes e tij ! Qe nga presidenti e deri tek juristi (prokuror e gjykates)me i thjesht qe bejn pjes ne politiken dhe administraten e ktij shteti bordello, jan kthyer ne vampir me ftyr njeriu, qe nuk jetojn dot ma pa gjak shqiptaresh deri sa tju a marin edhe piken e fundit e tju kthejn ne skllever te bindur ne sherbim te tyre dhe te pjellave te tyre ashtu si paraardhesit ! Ky popull ka gjetur zgjidhjen e vrapit ,te zgjedhes se emigrimit dhe gjysma punon per ate pjes qe ka mbetur ne Shqiperi qe kta te fundit te ushqejn kte klas te re kriminelesh mashtrusish e hajdutesh !! Vetem nje revolucion qe kta sigurimsa e shuan me aftesin e tyre ateher kur duhej te ndodhte,shpeton te ardhmen e ktij kombi !Vetem nje permbysje totale e ter ksaj kaste politikanesh me ter administraten dhe institucionet qe i ndertuan sipas interesave per tju sherbyer paudhesis se tyre ,ben te shpresosh se Shqiperia dhe shqiptaret kan shpres te shpetojn femijt dhe te ardhmen……….

    Reply to this comment
  3. Shqiptari February 18, 14:26

    Valesa ka bere nje skeme shume te sakte te rrezimit komunizmit, Solidarnostin e punetoreve qe me krahet e kryqezuar rrezuan nje sistem te kalbur ekonomik e politik bashke. komunizmin. Dhe e ka nisur qe ne 1980.Nuk beson njeri se e ka nisur kete rrenim te komunizmit ne Poloni i paguar nga komunistet. Aq me shume me nje Solidarnost qe paralizoi gjithe ekonomine komuniste. Mund te kete firmosur dosje, mund te kete pasur dhe pseudonim. por ama ne realitet hodhi ne humnere komunizmin ne Poloni. Kurse Sal Berisha ishte komunist e Sekretar i PPSH neper spitale shume vite, kishte sherby edhe si Vark-kar i familjeve Byroiste plus te tjerave, e nuk ka fare ngjashmeri me Valesen. Polaku i largoi komunistet nga pushteti ndoshta nga urrejtja e rekrutimit prej tyre dikur. Saluku nuk kishte pare keq nga komunizmi dhe anti-komunizmin e kishte per sport. Si ato ngjitjet neper Murin Kinez.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*