VALLJA E LULËZIM BASHËS

June 12, 2014 10:59

VALLJA E LULËZIM BASHËS

Vargje të nënshkruara

Ismail Xhaferi

O  trima, vallen ma mbani

Sup më sup dhe në mejdan

Kombinat e Kinostudio

Do të ketë transport me tram.

 

O trima, vallen ma mbani

Ta marrë vesh gjithë Shqipëria

Neve do ndërtojmë tramin

Po na dha lekë qeveria.

 

O trima, vallen ma mbani

Si do vejë ky fati im

Se në krye të bashkisë

Nuk mbajta asnjë premtim.

 

O trima, vallen ma mbani

Ashtu siç na do PD-ja

Përreth unazës së madhe

Që s’arrita dot ta bëja.

 

O trima, vallen ma mbani

Në fushatë sa shumë që llapa

Për 30 mijë vende pune

Që u thashë se do t’i hapja.

 

O trima, vallen ma mbani

Me në krye Enno trimin

Përreth thasëve me ushqime

Që do t’ua ulja çmimin.

 

O trima, vallen ma mbani

Të zënë bashke e dorë për dore

Vallen që do të gjëmonte

Parkingesh nëntokësore.

 

O trima, vallen ma mbani

Bëjeni vallen të trashë

Rreth pallateve që unë

Hipotekat nuk ua dhashë.

 

O trima, vallen ma mbani

Ca atje e ca këtu

Për socialistët që hoqëm

Nga bashkia jonë blu.

 

O trima, vallen ma mbani

Herë në anë e herë ballas

Merrni dhe moshën e tretë

Që do kishte transport falas.

 

O trima, vallen ma mbani

Të çuditet e gjithë bota

Merrni edhe komunistët

Që na dhanë nja 2 mijë vota.

 

O trima, vallen ma mbani

Rreth së dashurës bashki

Sepse në zgjedhjet e tjera

Do ta shohim me dylbi…

June 12, 2014 10:59
Komento

1 Koment

  1. drenica June 12, 11:40

    Shume e gjetur,pergezime,por nuk di a i dergoi nje tufe me lule Hysni Milloshit Lulezimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim