Vallja e vetingut

Nga Bedri Islami August 26, 2016 12:59 Updated

Vallja e vetingut

Të gjithë ata që mund të kenë menduar se miratimi i Draftit për Drejtësinë si pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë, në atë seancën tragji-komike të pas mesnatës, do të ishte fundi i një odiseje të gjatë, tani mund të fillojnë të ndjejnë zhgënjimin.

Në fakt ka qenë veçse fillimi i një rruge të gjatë, në të cilën deputetët e opozitës nuk u futën me dëshirën e tyre, e aq më pak me bindjen e tyre. Askush nuk e dinte përse atë fillim dite ata po duartrokisnin: Se shpëtuan nga Lista e Zezë e Presidentit amerikan; se nuk bënë harakiri duke shkuar pas shefit të tyre plak gërnjar; se nuk u bënë dëshmues të një çarjeje të madhe brenda vetes, apo se thjeshtë nuk e kishin kuptuar se pas saj, pra pas këtij miratimi, do të kishte edhe nene e ligje të tjerë, në të cilët do të mund të përfshiheshin edhe ata vetë?

Të bindur, deri një natë më parë se Drafti nuk do të miratohej, edhe sikur të bëhej qameti, ata, ndërsa buzëqeshnin nga zori e dhimbja, kishin edhe një shpresë: Përmes idesë së “konsensusit” do të mund të arrinin në ditët e ardhshme atë që nuk kishin mundur ta arrinin përmes Draftit.

Tani, duan apo nuk duan, afrohen orët e së vërtetës.

Njëra prej tyre, më e domosdoshme dhe më e ashpra, ligji për Vetingun.

Ndoshta as gjysma e atij parlamenti nuk e kishte dëgjuar më parë këtë fjalë mizore, tani, jo pak prej tyre do të kenë të bëjnë me të, si me një fantazmë që mund të sillet mbi pasurinë dhe jetën e tyre.

Për ligjin e ri ata, duke dredhur vithet e politikës, kërkojnë një hapësirë kohore të tri viteve të fundit. Jo më tej, dhe kjo është e qartë pse: Në hapësirën e tre viteve të fundit ata kanë qenë në minorancën e pushtetit. Kanë përfituar, sepse lidhjet e dyanshme relatojnë me njëra tjetrën, por nuk kanë pasur mundësi të hedhin në erë, si në Gërdec, nuk kanë mundur të vjedhin si në Rrugën e Kombit, ku ka ndodhur vjedhja më e madhe e kohrave; nuk kanë mundur të shesin pjesë të atdheut, nuk kanë ngritur koncesionet dhe monopolet (me këto të fundit kanë marrë hov edhe në tri vitet e fundit), në fund të fundit nuk kanë mundur të vrasin, të falsifikojnë pjesë të së vërtetës, ashtu si nuk janë të pranishëm në botën e madhe të oligarkisë financiare pushtetore.

Në më shumë se 8 vite pushtet, më saktë, që nga maji i vitit 1992, kur sapo merrnin çelësat e pushtetit, megjithëse të ardhur nga një përrallë elitare e demokracisë dhe e nderit, opozita e tashme, qeveria e djeshme, mendoi për krijimin e sistemit të drejtësisë sipas shijes, praktikës dhe synimit të saj.

Shkolla e Plepave ishte vetëm njëra prej tyre, por, përmes idesë (jo rastësisht) thellësisht staliniste, ata ndërtuan ÇEKA-n e tyre në sistemin e drejtësisë, dhe e bënë këtë përgjithësisht me njerëz mediokër, të pander e të pavlerë; njerëz që ishin të gatshëm të nxirrin gjithçka mbi tokë, vetëm që të bënte hije mbi pushtetin, që mund të të dënonin e të vidhnin, ashtu si kërkonte pushteti i ri.

Ky pushtet quhej demokratik, në fakt ishte thellësisht oligarkik.

Më ka takuar të ndjek nga afër gjyqin e 2 prillit në Shkodër. Ishte gjyqtar një Qazim Gjoni. Nuk e di se ku është tani, ndoshta përsëri gjyqtar, sepse pas këtij gjyqi ai u rrit në detyrë.

Ndoshta ishte gjyqi i parë i “vijës së re” demokratike, ku turma bën ligjin, ku militantët, shpesh herë të paemër, drejtonin seancat, ku quhej meritë të godisje një të pandehur me këpucë dhe gjyqtari buzëqeshte… ku vendimi, pa asnjë provë faktike, vinte përmes mbledhjeve të partisë.

Nuk besoj se Vetingu do të shkojë kaq larg në kohë, sepse pastaj, gjyqtarët që do të mbeteshin do të ishin shumë më të paktë se sa mund të mendohej.

Shikoni Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Një armë e ngritur kundër pushtetit, e thirrur nën komandë nga kryetari i këtij këshilli, që është edhe president i vendit.

Në të gjithë atë numër njerëzish, ata që e meritojnë të jenë aty mund të përbëjnë vetëm numrin e gishtave të njerës dorë.

Vëreni se cilët kanë trajtuar çështje të rëndësishme të kohës, të cilat, nëse do të ravijëzoheshin saktë, sipas të gjitha normave të ligjëruara, do të ishin një bllokadë e krimeve të nesërme.

Një lojë e pështirë u bë mes gjykatës dhe prokurorisë në çështjen e nxehtë si njëmijë patate të Rrugës së Kombit. Dosje që dërgoheshin në dyert e gjykatës dhe që të nesërmen ishin përsëri në shkallët e prokurorisë. Prokurorë që kërkonin edhe pak ditë kohë për të përmbyllur dosjen, megjithëse koha kishte qenë e mjaftueshme dhe gjyqtarë që përmbyllnin gjithçka me proçedurë.

A duhet të jenë të njëjtët ende në selitë e drejtësisë?

Në fakt këta kanë qenë falanga e drejtësisë në partitë politike.

I kanë shërbyer të dyjave, dhe, duhet thënë se nuk është faji i tyre nëse opozita e tashme ka zullumet e krimet më të mëdha.

Por janë bërë pasvija e mbrojtjes së pandëshkimit të politikës, duke përfituar në këtë mënyrë imunitetin e tyre.

Si falangë, janë bërë pjesë e krimit. Si të inkriminuar janë bërë pjesë e pandëshkimit.

Këtë tabor opozita kërkon ta ruajë, pasi, përmes tyre, ruan veten. Ruan dosjet që janë mbyllur, fsheh krimet që ka bërë, maskarallëqet dhe grabitjet.

Opozita e di krejt mirë, ashtu si e di edhe qeverisja se, ky tabor, falangë e drejtësisë në duart e politikës, nuk është bërë kaq e pasur vetëm se gjeti njerëz të rrjepë, por se, mbi të gjitha, duke veshur petkun e falangës, ata u morën në mbrojtje nga politika.

Opozita, jo vetëm tani, por në të gjitha ditët e diskutimit të ligjeve për Draftin e ri për Drejtësinë, do të ketë të njëjtën tundje politike të vitheve të rënda.

Ajo do të luftojë deri në fund që Vetingu të jetë një maskë, si ishte “specialisti” që u thirr të hetonte “aksidentin” e Kosta Trebickës; ajo do të bëjë të gjitha përpjekjet për të futur sa më shumë ujë në nenet e çdo paragrafi, që “sy peshkaqenët” të jenë të qetë dhe të shëtisin botën me paratë e vjedhura dhe të gjakuara; ajo do të synojë ta kthejë Draftin në një lojë fëmijësh, në mënyrë që të mos jetë asgjë tjetër, veçse përralla e radhës; synimi i saj do të jetë edhe më përtej kësaj: ata do të jenë në vijën e parë, falangë antishtet e antidrejtësi për të zhbërë edhe më tej të drejtën e ligjshme të ndëshkimit.

A do ia arrijnë?

Si duket, në sallat e bisedimeve, duke patur përballë tyre dy forca të specializuara ndërkombëtare, mund të arrijnë fare pak.

Kanë vetëm dy shpresa: Thirrjen e popullit për të demonstruar, për të sheshuar edhe një herë gjithçka, si ka ndodhur edhe më parë, dhe ky është lejtmotivi i domosdoshëm, pema në të cilën do të kapen, prej degësh e prej fletësh për të mbijetuar; dhe, së dyti, ndonjë “konsensus” të orëve të fundit.

Për të parën jam i bindur se do të jenë thellësisht të humbur. Zakonisht të varfërit, të lodhurit dhe idealistët nuk shkojnë pas milionerëve e parave të vjedhura, dhe as pas njerëzve që kurrë nuk besuan ndaj njerëzve.

Nëse ndodh e dyta, “konsensusi” i orëve të fundit, do të kishim një zhgënjim të ri.

Koalicioni i sotëm, që do të jetë në qeveri edhe në vitet e ardhshme, në fakt do të jenë në qeveri deri sa të jenë sëbashku, mund ta bëjë edhe pa tundjet e opozitës.

 

Nga Bedri Islami August 26, 2016 12:59 Updated
Komento

10 Komente

  1. TJ August 26, 13:58

    Mendjet e zgjuara na thone rrini e prisni sepse do te “nxjerrim geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve”! E dashur gazeta “Dita”! Ju lutem para prini me mendime se si duhet ndihmuar per zbatimin e Vetingut! Na tregoni se cfare ka bere Berisha e Co. por na tregoni edhe rrugen per te mos ndodhur me fenomeni berishian!!

    Reply to this comment
  2. MALI QE S'BEZAN August 26, 14:58

    Zoti Bedri

    Sa po kalon koha aq me shume po vepron skleroza te ju…PER CFARE LESH VETINGU….MADEI INA KOSTA TREBICKA.na tregon perralla..akoma nuk zute mend nga keto mashtrime inteligjente te mengeperveshurve dhe breke-ulurve ??

    Nuk diskutohet qe je pende e vecante ne shtypin shqiptar por je teper larg realitetit…ndoshta nga qe jeton ne KULLE TE FILDISHTE andej nga gjermania:

    ME CFARE KE SHKRUAR TE GAZETA DITA PARA SHQIPTAREVE SHTROHEN 3 ALTERNATIVA:

    1-BURGOSJA E BANDES KRIMINALE 2B

    2-NQS KJO NUK NDODH ATEHERE DUHET ARRESTOHET BEDRI ISLAMISI SHPIFES ME PRAPAVIJE KRIMINALE

    3- DHE NESE NUK NDODH ASNJE NGA KETO DY TE PARAT……ATEHERE KUJDES….DUHET TE FILLOI SHENJTERIMI I ENVER HOXHES SI NJA NGA PROFETET ME TE MEDHENJ TE NJERZIMIT..DHE KETE NUK E THEM UNE POR DIPLLOMATET EUROATLLANTIKAS QE PO SHURROJNE VIKTIMAT E NAZIBERISHIZMIT ME KOQET E RAMES DONALD LUSE DHE BEDRIUT

    Sali Rajersoni do te ngelet jo vetem nje nga anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikani me I madh. qe ka shkelur ne shqiperi..
    nqs se do te beja nje gjya nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
    :
    Edwin rajerson
    saleh berisha
    azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
    tritan shehu
    elez biberoviq
    lulzim basha
    bujar nishani
    james trafikanti
    damir fazllic
    nick gage (gaxojani)
    AKUZA:
    DHUNIM KUFOME
    qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
    pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
    jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
    po pse ketu ne shqipri e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
    pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60
    The McCarthy Era
    Communist Witch-Hunts
    Although the United States and the Soviet Union were WWII allies against the Nazis, many in America were deeply suspicious of the Communist country. As the tensions of the Cold War deepened, fear of Communism reached its peak in the early 1950s. The U.S. Congress, led by Senator Joseph McCarthy and the House Committee on Un-American Activities, conducted witch-hunts in search of Communist sympathizers. The accused had two options. They could refuse to testify and risk losing their jobs and friends. Or they could cooperate and accuse friends and colleagues of being Communists. At the same time, the Federal Bureau of Investigation, led by J. Edgar Hoover, monitored citizens’ activities, searching for “subversive” behavior.
    Einstein and his leftist political convictions attracted the attention of the U.S. government as early as the 1930s. Denounced as a Communist spy and watched by the FBI, Einstein persisted in publicly criticizing McCarthyism as a dangerous threat to democracy and freedom of expression.

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..

    Reply to this comment
  3. Zani Burimi August 26, 16:41

    Bedri,
    Duke qene ne stafin drejtues te “Dita”, na i botoni disa nene te Vetingut qe t’i lexojme dhe ne qorrat. Sepse, ore lum miku, do ta kuptonim me mire se pse hedhin vickla Sala, Lulushi, Mediu etj.

    Reply to this comment
  4. Dancing with criminal stars.. August 26, 16:41

    Zoti artikull-shkrues !!

    Nese po shkruan per honorare,te uroj qe ti hash gezuar ato para/dolllare/euro

    Por nese i ke seriozisht nje vizite mjeksore te mjeku okulist e ke te domosdoshme.

    Jam nga te pakte shqiptare qe kete lloj reforme qe po behet duke ju lutur ca zyrtare te larte te Dash-it si zonja Nuland….kriminelit manekin Lul Basha eshte nje lloj poshtrimi unlimited.

    Kur mediat me ane te kamerave treguan Nuland-en duke puthur Bashen me “aq lezet” e quajta urinim qe po i ben kjo zonje JETIMEVE TE 21 JANARIT

    >>>>>>>>>>

    pra sipas parametrave te mesiperme nenkuptohet qe VETINGU eshte nje DANCING WITH STARS me protoganiste NULANDIN ME LULANDIN q edo te thote ne 2017 behet lul krimineli k/m

    CFARE NDODHI NE 8 KORRIK 2016….?!

    Victoria Nuland do ketë një mesazh sekret për Lulzim Bashën, po cili është?!

    Date: 8 July, 2016

    Përveç takimit direkt që do të kenë në zyrën e Lulzim Bashës në selinë blu, zyrtarja e lartë e DASH që ka miqësi të hershme me kreun e opozitës, pritet të sjellë një mesazh shumë të rëndësishëm nga “një mik i përbashët” që mban një post të lartë në Uashington.

    Siç mësohet, një zarf i mbyllur do t’i dorëzohet kreut të PD-së të cilin do të duhet ta hapë pas largimit të Nuland në ambasadën amerikane, ku do të zhvillojë një takim joformal me një grup gazetarësh dhe analistësh.

    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, pasditen e së dielës kur të vizitojë Tiranën, mësohet se do t’i propozojë Lulzim Bashës një variant mbi reformën në drejtësi që mund ta bëjë Partinë Demokratike që të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

    Siç mësohet, zyrtarja e lartë e DASH e cila ka një miqësi të vjetër me kreun e opozitës shqiptare, që kur ky i fundit ishte ministër i jashtëm dhe Nuland ambasadore e SHBA-së në NATO, do të diskutojë një variant që mund t’i japë PD-së një fitore politike pas reformës.

    Sa e ke numrin e syzeve zoti Bedri ?!

    Reply to this comment
  5. Atdhe August 26, 16:52

    Ashtu si dhe me pare, autori ne vend te shkrimit si gazetar ben komente individuale me anesi politike (anesi=nuk ka rendesi krahu). Ne nje shoqeri parlamentare dhe demokratike, ata qe duhet ti tremben Gjyqesorit Jane pikerisht EKZEKUTIVI (=qeveria).

    Z. Author, te pakten per nder te popullit shqiptar, mos na cani koken me ‘pozita’ e mire ‘opozita’ keqe (=nje mut jane te dyja)!

    Duke qene se gjyqsori modern i ka rrenjet ne modelin anglez si nje instrument kunder abuzivizmit te pushtetit te mbretit (ne ditet tona=parlament+qeveri) duhet te kuptosh z.author se ‘gezimi’ per rrambam-formen e qe-lbesise dhe parla-kakes vs ‘merzitjes’ nga sjellja e opo-rrotes ne themel dhe ne realitetin shqiptar eshte e njejta gje (nje ane bythe=me tjetren).

    Perdorimi i termit Vetting vend e pa vend domosdo krijon pershtypjen si te kung fu panda: Skidush! Opa u rregullua gjeja.

    Te perdoresh vetting ne gjyqesor = te bluaje uji me rroten e mullirit! Normal qe e kunderta ka sens. Vetting zyrtar u perdor nga SHBA (FBI) pas rrjedhjes se sekretit te A-bomb dhe aplikohet vetem per akses ne sekrete shteterore kudo neper bote. Dhe qe ka sens per ekzekutivin e Jo gjyqesorin: para ketij te fundit te tere lakuriq, pa sekrete.

    Mgjt jam dakord me qe moti: Fali o zot se nuk dine cbejne!

    Reply to this comment
  6. intelektuali August 26, 18:13

    NUK DENOHET SALIU DHE BANDA E TIJ KOMUNISTE PO NUK U DENUA ME PARE ENVERI DHE XHELATET E TIJ O ENVERISTI BEDRI ISLAMI

    prandaj:

    Mos u bej si “Mesalla me dy faqe” ne gazeten DITA se na plase shpirtin me dacibaot e tua pa piken e moralit dhe te llogjikes, kur permend CEKAN bolshevike te Stalinit me shume vrasje alla enveriste staliniste, Gerdecin e Zenit dhe Rrugen e Kombit te Lulushes se biresuar prej tij, por harron AUSCHWITZIN e Enver-Hitlerit qe vodhi Shqypnine me Nexhmijen dhe 40 hajdutet e tij per 50 e kusur vjet me radhe, mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem dhe falimentoi ekonomine sepse ishte KAQOL pa shkolle dhe injorant ne drejtimin e shtetit.

    prandaj:

    Ne ketu qe ndjekim edhe shkrimet e tua ne DITA te themi o enveristi Bedri Islami:

    TREGOJE GJITHE TE VERTETEN SI ANDREA STEFANI

    ndryshe:

    TANGOJA E VETTINGUT NUK MUND TE KERCEHET NGA NJE PARTNER I VETEM

    Reply to this comment
  7. katarakti August 26, 19:46

    Nuk mund ta besoj qe opozita kerkon qe vettingu te filloje te hetoje 3 vjet e siper?! Si eshte e mundur?! Ky eshte pohim i trashe dhe i drejperdrejt i krimeve te tyre. Megjithate me duket shume e veshtire qe te vendoset drejtesia ne Shqiperi. A e do populli ate?! A pranojne njerezit te humbasin diçka nga lirite e tyre per te bere shtet?! Nuk jam i sigurt. Zgjedhjet e 2017-tes do te tregojne se çfare populli jemi. Nese duam shtet apo anarki.

    Reply to this comment
    • Artemisa August 26, 23:05

      Vetingu per 3 vjet !!!!!!!!!!!!!!
      Jo more zoteri NUK ESHTE fare keshtu dhe nuk eshte kjo ajo qe kerkon PD.
      Makineria e propogandes se Pushtetit dhe sherbetoret e devotshem si Bedriu, Merua dhe nje lukuni e tere, qe per lepirje kockash jane mjeshtra, e shesin si te tille.

      Reply to this comment
  8. Njihuni me bordellon e zogut kurves August 26, 21:06

    Bravo nastradintelektuali.

    zogu i kurves tuaj ka qene nje derr kurvari dhe Tangoja me prostituten Visarianova ja ngriti si LAVDINE SI

    ZOG KURVE I KLASIT PARE NE TANGON E KURVERISE MBRETERORE

    Ajo ishte një kërcimtare nudo, e përkëdhelura e Parisit, që shkëlqeu në klubet me drita të kuqe 7 bordellot, ku për këtë kategori kryeqyteti francez ishte rrugë suksesi, pasurimi dhe karriere.

    Tepër e varfër, Tanja Visarova pozon për piktorët, pastaj hyn në “Foli-Berzher”, thjesht si një “manekin”.

    Dhe shumë shpejt e njohur si “trupi femëror më i këndshëm i Parisit”, ajo u “morr me qira” nga një mbret, mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë, i cili e mbajti në oborrin e vet. Kjo periudhë e paharrueshme për Tanjën dhe mbretin e shqiptarëve përshkruhet në librin “Nga Kaukazi në Foli-Berzher” të gazetares Maria Krepo.
    Tanja aty rrëfen përjetimet e saj për atë kohë kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe zbuloi Shqipërinë, oborrin mbretëror dhe mbretin Zog.

    U mbulua me aq bizhuteri, gjerdanë, unaza dhe fustane e pallto sa nuk i kish ëndërruar gjithë jetën. Zogu atëherë 33 -vjeçar, i shpallur palo-mbret vetëm para një viti ishte i marrosur pas 20 -vjeçares.

    Oferta shqiptare
    Në fillim të vitit 1929, rrëfen kërcimtarja, nisa të dubloj artistë të ndryshëm nëpër skena erotike &seksi filmash, ku duhej të luaja çaste nudo. Filmi i parë i kësaj serie ishte “Gruaja dhe Pantini”, në të cilin i huaja trupin Konçita Montenegras. Unë jam edhe cigania që kërcen tek “Monte-Kristoja”.

    Në tërë këta filma luaja skena kalimtare vetem seksi, por më në fund u bëra violina e parë me një rol të vërtetë. Sakaq, e shoqëruar nga ime më, u nisa për Bruksel, isha ftuar që të kërceja në një mbrëmje zyrtare. Aty kishte dhe shqiptarë të ftuar. Po bëhej rreth një muaj që nga dita kur Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë dhe deputeti më kishin bërë kërkesën që të shkoja për të kërcyer në Shqipëri, në teatrin mbretëror të këtij vendi; duhej të kërceja për mbretin Zog (të cilit ia dëgjoja për të parën herë emrin), që së afërmi, në tetor, festonte përvjetorin e parë të hipjes në fron. Në Bruksel, të dy burrat këmbëngulën edhe një herë në kërkesën e tyre. Duhej që të përgjigjesha menjëherë, puna ishte urgjente, në Shqipëri më prisnin. Do të merresha me rolin e Kartakalës, apo do të zgjidhja vallëzimin në Shqipëri?! As vetë nuk mund ta di se përse parapëlqeva të bëja një turne në këtë vend të largët.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 27, 10:12

      Nga Vettingu i Bedri Islamit tek Visarova e Ahmet Zogut, po ke dale fare jashte shinave te DEBATIT more mavri.

      sepse:

      Gazeta DITA ka hedhur nje pyetje ne kopertinen e saj:

      GJENI DICITUREN!

      per te kerkuar kush eshte KAVALIERI dhe kush eshte DAMA ne tangon e Vettingut te orkestruar nga nderkombetaret.

      Bedri Islami thote se KAVALIERI ne kete diciture te gazetes DITA eshte Sali Berisha qe ka vjedhur ne rrugen e Kombit, ka vrare ne Gerdec e 21 janar, por nuk e sheh DAMEN ne tangon e Vettingut me orkester nga BE dhe SHBA. Mirpo tangoja eshte kercim qe nuk mund te luhet SOLO me nje partner te vetem, prandaj edhe intelektuali pyeti perseri Bedri Islamin:

      KUSH ESHTE DAMA NE TANGON E VETTINGUT?

      sepse:

      Sipas te gjitha gjasave dhe ashtu sic e ka paraqitur gazeta DITA ne kete diciture interesante kjo DAME eshte Partia e Punes qe e ka rrethuar e kapluar Sali Berishen qe kur e zdrypi nga Bjeshket e Nemuna dhe e sterviti ne palestrat e Sigurimit te shtetit dhe e beri varkar te familjes Hoxha duke i dhene Hysni Kapon qe ta kishte nen kujdes. Prandaj edhe Saliu vjedh fonde publike si Enveri dhe vret njerez te pafajshem si Enveri. Kete desha t’i them Bedri Islamit qe nuk e gjen dot DICITUREN ne kopertinen e gazetes DITA ne dallim nga Andrea Stefani qe e kuptoi shume shpejt te VERTETEN per kete diciture mjaft te veshtire te gazetes DITA.

      Nderkohe qe ti je hedhur si majmuni nga dega ne dege te bukuroshja seksapile e Ahmet Zogut Tanja Visiariova, kercimtare e lokaleve famoze “Foli-Berzher” apo “Moulin Rouge” ne Paris qe Enver Prostituta nuk mund t’i enderronte as kur hypi ne pushtetin e tij kriminal me ndihmen e Titos.

      prandaj:

      Te keshilloj te mos dalesh nga shinat e DEBATIT ne DITA se e tregon veten Budalla.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*