Valutat “fundosin” lekun, euro nis forcimin

September 3, 2018 15:07

Valutat “fundosin” lekun, euro nis forcimin

 

Kjo javë ka nisur me një forcim të valutave kundrejt monedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.4 lekë, duke u rritur me 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

Euro ka shënuar në këtë mënyrë në tregun vendas, të nëntën ditë radhazi kur vetëm mbiçmohet.

Sot, monedha e përbashkët këmbehej në nivelim më të lartë që nga 12 qershori, kohë kur Banka e Shqipërisë nisi ndërhyrjet në tregun e brendshëm me synimin për të frenuar rënien e pazakontë të euros, që zbriti nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në fillim të qershorit.

Pas ndërhyrjeve, euro u rrit për dy ditë në nivelin e 128 lekëve dhe më pas u stabilizua në rreth 126 lekë, teksa institucioni monetar qendror paralajmëroi se do të ishte vazhdimisht i pranishëm në treg, shkruan Monitor.

Në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, euro u nënçmua, por rënia ishte më e frenuar se vitet e tjera për shkak se banka e Shqipërisë hoqi vazhdimisht likuiditetin e tepërt nga tregu. Niveli më i ulët i euros në gusht zbriti në 125.48, në datën 10.

Më pas, me mbarimin e efekteve sezonale, euro filloi të forcohej gradualisht, për të arritur sot në nivelin më të lartë në tre muaj.

Në rritje ka qenë dhe dollari, i cili u këmbye me 108.91 lekë, 0.72 lekë më shumë se fundi i javës së kaluar.

Aktorët e tregut pohojnë se me mbarimin e efekteve sezonale është e vështirë që të parashikohet se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit.

Dy vitet e fundit, kursi është luhatur nga faktorë jo të zakontë të kërkesë-ofertës, e ndikuar dhe nga hyrjet informale të valutës, që kanë ndikuar ndër të tjera dhe në forcimin e pazakontë të monedhës vendase, teksa deficiti i llogarisë korente nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm.

a.s/dita

September 3, 2018 15:07
Komento

4 Komente

  1. "papa don't preach" September 3, 15:42

    Kjo eshte loja. Here ma hipe here ta hipa.
    Shenimi, mesiper, eshte thjeshte nje konstatim.
    Pse nuk na thuhet se kush e organizoi dhe kush fitoi nga kjo “Loje” ? Eehhhh.

    Reply to this comment
  2. Milan September 3, 18:05

    E shte e thjesht at a qe punojne jasht kthehen ne at che per tu vjedhur 2 her.

    Reply to this comment
  3. fery September 3, 22:01

    Po eurot e pista dhe informaliteti kane lidhje dhe a ndikuar ne inflacionin e vallutes shqiptare …?

    Reply to this comment
  4. Adih September 4, 10:37

    Guvernatori i bankes shqiptare ,kllohun i Rames , uli kursin e euros ,per te mos ritur borxhet e Rames ,qe sa vijne e riten . E thjeshte per tu kuptuar . Albanistan esapi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*