Valverde mohon problemet fizike të Messi-t

February 11, 2019 16:03

Valverde mohon problemet fizike të Messi-t

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde hodhi poshtë zërat se Lionel Messi nuk ishte i aftë për të luajtur në barazimin 0-0 të së dielës me Athletic Bilbao.

Udhëheqësit e La Liga u ndalën në një barazim, i treti në të gjitha kompeticionet, pasi nuk mundën të shënonin në San.

Messi qëndroi në stol në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e “Copa del Rey” në ndeshjen e parë kundër Real Madridit, për shkak të goditjes së marrë në kofshë, por u kthye në formacion ndaj Bilbaos.

Ylli i Argjentinës ishte lojtari më i gjallë i Barcelonës, megjithatë ai ende dukej se nuk ishte ende në nivelin e tij të zakonshëm.

Duke folur për gazetarët, Valverde tha: “Messi është mirë dhe ai ka luajtur në 100 për qind. Ai ka pasur disa vështirësi, sepse i kemi pasur si skuadër, por kur ai luan, e bën këtë sepse është absolutisht i bindur se gjithçka është në rregull”.

l.h/ dita

February 11, 2019 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*