Valverde u shkruan një letër lojtarëve dhe tifozëve të Barcelonës

January 15, 2020 09:28

Valverde u shkruan një letër lojtarëve dhe tifozëve të Barcelonës

Pas eleminimit nga Superkupa e Spanjës, Barcelona shkarkoi trajnerin Ernesto Valverde, i cili pas këtij vendimi i ka dërguar një letër falënderimi klubit. Spanjolli në letrën e publikuar nga vetë faqja zyrtare e Barcelonës falënderon tifozët, klubin, bordin drejtues si dhe lojtarët.

Ai gjithashtu i uron fat edhe trajnerit pasues të tij Quique Setien. Valverde qëndroi 2 vite e gjysëm tek Barcelona ku fitoi katër trofe. Ai e nisi me humbjen e Superkupës përballë Real Madrid në 2017. Ai fitoi dy kampionate La Liga rresht, një Superkupë dhe një Copa del Rey.

Aventura e tij në Champions League u shënjua nga dy eleminime që janë cilësuar si përmbysjet më të mëdha në këtë kompeticion. Ajo ndaj Romës në 2018, kur Barcelona nga avantazhi 4-1 në ndeshjen e parë humbi në Itali 3-0. Dhe ajo e 2019, kur me avantazhin 3-0 të Camp Nou shkoi dhe humbi 4-0 ndaj Liverpool.

Letra e Ernesto Valverdes:

Të dashur tifozë të Barcelonës! Koha ime tek Barcelona si trajner ka mbaruar. Kanë qenë 2 vjet e gjysmë intensive prej fillimit. Në këto kohë kam shijuar disa momente gëzimi, festimi të fitoreve dhe trofeve, por gjithashtu ka pasur momente të hidhura dhe të vështira.

Unë do të doja të falënderoja Presidentin Josep Maria Bartomeu dhe bordin drejtues që më dhanë mundësinë të trajnoja ekipin e parë dhe besimin përgjatë gjithë kohë. Do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit me të cilët punova për suportin dhe se si më trajtuan gjatë 2 viteve e gjysëm, në mënyrë të veçantë ata që punuan me dhe përreth ekipit dhe me të cilët ndamë aq shumë momente.

Sigurisht, do të doja të falënderoja lojtarët për të gjitha përpjekjet që na lejuan ne të fitojmë katër trofe së bashku. Nga kjo ditë, i uroj gjithë fatin e kësaj bote dhe trajnerit të ri Quique Setien gjithashtu.

Gjithë të mirat të gjithëve! Rroftë Barça dhe Rrofta Katalonja Ernesto Valverde.

o.j/dita

January 15, 2020 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim