Vangjush Dako: PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti

May 8, 2015 08:49

Vangjush Dako: PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti

Vangjush Dako deklaron se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti të vetme përmes një procesi.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, mbrëmjen e 7 majit 2015, kandidati i koalicionit të majtë tha se bashkëpunimi mes këtyre dy forcave politike është më i mirë se kurrë dhe se ky bashkëpunim është besimi i madh në fitoren e tij më 21 qershor.

Por sipas Dakos shkrirja e dy partive do rrisë fuqinë e të majtës dhe kjo është e rëndësishme.

Dako tregoi respekt për figurën e kundërshtares së tij në këto zgjedhje Grida Duma, por nuk la pa e thumbuar atë duke thënë se ajo është me qera në Durrës.

“Si mund të fitojë zgjedhjet një kandidate që është e huaj për qytetin”, tha Dako.

Lidhur me akuzat e PD për shtimin e numrit të zgjedhësve, Dako deklaroi se njerëzit janë të lirë të votojnë ku të duan dhe për kë të duan.

“E rëndësishme është që ata të votojnë vetëm një herë dhe askush nuk mund ti ndalojë se ku të votojnë” tha ai.

Dako tha se ka një projekt konkret për 4 vitet e ardhshme që ndërthur turizmin me bujqësinë në bashkinë e re të Durërsit duke synuar të thithë sa më shumë investime duke treguar edhe njëherë se pika e tij më e fortë është mbështetja që i jep kryeministri Edi Rama, falë punës që ai ka bërë dhe bënë nën drejtimin e kësaj bashkie.

May 8, 2015 08:49
Komento

1 Koment

  1. beni May 8, 08:56

    Po keshtu si thua ti esht e drejta po si i behet metes e kendezve te tjere,qe duan poste e kryetare njelloj si sulltanet ne kohen e pushtimit otoman!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*