VAR i mohon dy gola, Roma ndalet nga Sasuolo në shtëpi

December 30, 2017 17:20

VAR i mohon dy gola, Roma ndalet nga Sasuolo në shtëpi

Roma është ndalur në “Olimpico” nga Saussolo në kuadër të javës së 19-të ta kampionatit italian Serie A të shtunën në mesditë.

Missiroli e tronditi Romën duke e barazuar rezultatin në minutën e 78-të, pasi Lorenzo Oellegrini e kishte kaluar Romën në avantazh pjesën e parë.

Roma e cila dominoi ndeshjen me 60 për qind të topit në këmbë, shënoi për 2-1, por gjyqtari i ndeshjes Daniele Orsato e anuloi golin për pozicion jashtë loje pasi u konsultua me VAR. Teknologjia i mohoi Romës një tjetër gol kur shifrat ishin 1-0.

Roma mbetet e katërta në tabelë me 39 pikë, një më pak se Interi që është i treti me 40.

Ndërkohë, Sassuolo renditet e 14-ta me 20 pikë.

December 30, 2017 17:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim