Varësia nga ëmbëlsirat, si të shmangim tundimin e ëmbël

Redaksia Online March 29, 2013 14:10

Varësia nga ëmbëlsirat, si të shmangim tundimin e ëmbël

Varësia nga ëmbëlsirat është një problem që përveç kileve të tepërt, vë në rrezik edhe shëndetin. Por si ta shmangim dëshirën e madhe që në disa raste kthehet në obsesion. Para së gjithash duhet pasur parasysh se është pikërisht ankthi apo stresi ai që na shtyn drejt tyre, duke bërë që të humbasim sensin e masës. Pikërisht këtu duhet të nisë edhe strategjia për t’i shmangur, duke i zëvendësuar me kos apo banane.

Kosi dhe bananja kanë në përbërjen e tyre triptofan, i cili stimulon prodhimin e serotoninë, hormoni që redukton kundër ankthit.

Një tjetër mënyrë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është të hamë me orar dhe të mos kapërcejmë vaktet. Një mëngjes i bollshëm me proteina dhe fibra është një fillimi i mirë i ditës.

Gjithashtu, është e domosdoshme të jemi të ndërgjegjshëm për sasinë e ëmbëlsirave që konsumojmë, duke e mbajtur nën kontroll atë. Këshillohet që kur hamë, të jemi ulur dhe jo në këmbë ose shtrirë, sepse në këto dy pozicione e humbasim kontrollin e sasisë.

Varësia nga ëmbëlsirat lidhet në shumë raste me çokollatën. Pavarësisht se studimet e fundit tregojnë se çokollata është një ndër ushqimet e shëndetshme, duhet bërë kujdes në sasi, për shkak të sheqerit në nivele të larta që kanë disa lloje.

Nëse këto strategji të vogla nuk funksionojnë, atëherë mënyra më e mirë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është konsultimi me një ekspert të fushës. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

Redaksia Online March 29, 2013 14:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*