Varfëri ekstreme, dhjetëra persona në radhë për ushqime falas në Kamëz

August 23, 2018 22:03

Varfëri ekstreme, dhjetëra persona në radhë për ushqime falas në Kamëz

Në Kamëz, dhjetëra njerëz u grumbulluan para stadiumit të qytetit në pritje të ndihmave nga një shoqatë humanitare.

Shumica e tyre thonë se i ka detyruar varfëria ekstreme të dynden në dyert e stadiumit, ndërsa një pjesë e mirë pohojnë se i kanë nxjerrë padrejtësisht nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike.

Në Kamëz trajtoheshin dikur 6000 familje me ndihmë ekonomike. Pas dy ndërhyrjeve drastike, një herë në vitin 2014 dhe një herë në fillim të këtij viti, tani në Kamëz trajtohen 400 familje me ndihmë ekonomike.

Skema e pikëzimit është hartuar me ndihmën e Bankës Botërore, që së fundi pranoi se nga lista mund të kenë dalë familje realisht të varfra.

Ndihma ekonomike ndahet në mënyrë të tillë: 18 mijë lekë të vjetra përfiton kryefamiljari, 12 mijë lekë bashkëshortja dhe nga 9 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Megjithatë, një familje nuk mund të përfitojë më shumë se 80 mijë lekë të vjetra ndihmë, pasi ky është tavani i vendosur me ligj.

l.h/ dita

August 23, 2018 22:03
Komento

8 Komente

  1. MH August 24, 00:21

    Cfare bahet ne ate vend!!!
    As Zoti nuk e din edhe po ta dije nuk e kupton!!!
    Me 80 dollar familja te erret e te ngryset per 30 dite e muajti!!!
    Mos me tu ba qefi se jemi gjall!!!
    Mbasi u rritme e u cume ne kambe te detyrohemi te ecim rreshan!!!
    Ah demokraci demokraci e ufullove,katranose dhe e thartove komplet jeten e njeriut.Ty,demokraci te mos tu ndigjofte emri e fara kerkund ne mbare boten Shqiptare!!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 24, 06:58

    C’A KA VO VAKI?

    Po rritja ekonomike famoze e Edi Rames dhe e Rilindjes Enveriste, qe jane kane kaluar Gjermanise per begatine ekonomike dhe qe fitojne gjithmone cmimin e pare per ushqimin si ne Kohen e Qepes te Enverit?

    Reply to this comment
    • fol drejt August 24, 10:07

      po rritje ekonomike qe jane kalon gjeramnise e ka thene i madhi juaj Sali Berisha , ndersa ne mangesi ne trajtim tjeter ceshtje , sepse poo flamurtaret tuaj te qeverise PD-LSIvazhduan e thelluan varferine e popullit duke i nxjerre nga puna e cudeterisht ata drejtore e politikane qe vinin vetem me breke , pas pak kohe kishin llogari me 1 milion euro e lart , kete si e shpjegon ti intelekt haleja apo vari leshte ca kane bere ata , te gjithe po e vjedhin popullin ne formen e tyre qeverisese , tani u ka ardhur koha ketyre te shijne lemin , se ligjet i vune ata , kur vjedh 1 milion leke denohesh me burg , kurse kur kjo shume ka zero akoma nuk te denon njeri thjesht te ndrrojne vendin e punes pasi te plas muti ne dore e bie ere .

      Reply to this comment
  3. Arben August 24, 07:46

    Shqiperia uropiane

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 August 24, 12:44

    një herë e një kohë rrinim të gjithë!
    sot,prap shumë,rrijnë ata që skanë!!
    dje askujt si vinte turp!
    sot të vjen turp se nuk ke!!
    dje boshllëk,pa turp!
    sot bollëk,me turp!!

    Reply to this comment
  5. Lulushi i salushit August 24, 13:47

    Po mire po shtepit qe i kan dy dhe tre kate si shpjegohetqe marrin ndihma dhe asnj nuk del te kerkoje pune po kjo si shpjegohet por keta jane njerezit e kryetarit te bashkis kamez

    Reply to this comment
  6. ik August 24, 14:08

    He mer ti, se kshu milet legen jena, me vrap me mor nai gjo qyl. Nuk e mani men si lame nom me mijra ne mes te tirones per i cop torte, mjerim ka kudo eshte normale, po ky i joni eshte me shume mjerim per tru, popull delenxhi.

    Reply to this comment
  7. Dibrani August 24, 20:06

    Po bejme korsit e bicikletave + air Albania + rimekembjen e xhamive te kultures Ottomane dhe kishat e Grekut

    Kjo varferi eshte genjeshter e inskenuar nga mediat

    Treni ecen perpara ne Skenderbeun ,..me fal ,..me Hamzain Rama

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim