Ububu moj Zhuze…

September 22, 2013 09:19

Ububu moj Zhuze…

Ububu moj Zhuze,

Nuk po marrim vesh,

Malli na ka marrë,

Kur ti buzëqesh!

 

Buzëqeshja jote,

Na ka marrë mënt,

Sa me arrogancë,

Flisje në Kuvend!

 

E kur opozita,

tregohej “rebele”,

Gjithë mllef urdhëroje,

Nxirrini për zhele!

 

Nxirrini për zhele,

Këta hokatarë,

Sepse ne s’na binden,

Jemi ne të parë!

 

Kur flet prijësi ynë,

Me sa “mençuri”,

Shan me rrënjë e degë,

Familje shtëpi!

 

Ti gjith’sy e vesh,

S’ngopeshe së pari,

Pushoni mor derra,

po flet kryetari!

 

Po flet kryetari,

Di se çfarë flet vetë,

Do ta mbajmë pushtetin,

Sa të duam vetë!

 

Do ta mbajmë se s’bën,

Ju them vërtet po,

Dimë të qeverisim,

populli na do!

 

E mbas disa vitesh,

Popull e di vet’

prijësin tim të dashur,

do ta bëjmë mbret!

 

Se dhe Skënderbeu,

s’qe si mendje e tija,

ndaj në vend të parë,

ta vërë historia!

 

Kam shumë për të thënë

e dashura “Zhuze”,

s’lë dot pa të thënë,

të ëmblat romuze!

 

Ju u frytë si gjeli,

si kërpush’ iriq,

askënd nuk dëgjuat,

opozitë, as miq!

 

Po ç’e do moj Zhuze,

dikur vjen mandata,

se dhe dardhë e ëmbël,

e ka bishtin mbrapa!

 

Populli u ngrit,

dot se morët vesh,

si një uragan,

ju çoi për lesh!

 

Ju çoi për lesh

si zhele dhe koce,

të dënoj me shpirt,

edhe Shkodra loce!

 

Të hoqi për zhelesh,

s’të njeh më për zonjë,

qytetin që deshe,

desh’ ta bëje pronë!

 

Ndëgjoje moj Zhuze,

popullin çfarë thotë,

kush bën varr për tjetrin,

bie vetë në gropë!

 

 

September 22, 2013 09:19
Komento

16 Komente

  1. Luli nga Mneri September 11, 14:11

    vargje shume te goditura. U vjen hakut plehrave.

    Reply to this comment
  2. Gramoz September 11, 18:04

    bravo! por meritojne me shume se kaq. Burgun ore burgun! Sikur nje nga 100 veprat penale qe kane bere keta shoket e Zhuzit, te bente nje politkan ne Perendim, nuk e shihte me me sy politiken

    Reply to this comment
  3. linda September 11, 21:01

    vertet po behen te padurueshem keta Zhuzerit dhe salinjte. Si nuk e mesuan njeher mesimin. I griu mileti me shpulla, keta vazhdojn te dhier por krenare. pika mu ne koke

    Reply to this comment
  4. punonjese kuvendit September 11, 22:51

    Topalli eshte niveli me ordiner qe ka pare ndonjehere Kuvendi. Ka shkuar

    Reply to this comment
  5. mira September 12, 01:24

    plehra te pariciklushme

    Reply to this comment
  6. arben September 12, 08:22

    hetoni pak mbi ate qe i ben atentat ne Shkoder ditet e fundit se do gjeni gjera shume interesante per Jozefinen

    Reply to this comment
  7. arben September 12, 08:23

    Zhuzi eshte thjesht jehone e pordheve te Saliut

    Reply to this comment
  8. myzeqari September 12, 19:03

    Pirdhni edhe shkruni
    s’ju degjon njeri
    sa kohe aty rrotull
    asht gjyshi Sali

    Reply to this comment
  9. galaxy September 22, 11:19

    Po keta diplomatet e huaj e kuptojne apo s’e kuptojne kete imoraletin e PD, e kuptojne rrugacerine e kesaj force politike qe s’ka per te na lene kurre te ngreme koken?

    Reply to this comment
  10. arben September 22, 12:42

    uhhh shyqyr qe nuk do ta shohim kete SHTRIGE plake ne maje te Kuvendit

    Reply to this comment
  11. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE September 22, 16:21

    Haj mor mos na shani zhusin se mezi e kena,cfare po doni asht femen e bukur sa te vjen me dhi kur e shef, at familje t;madhe qe po ikn per lesh.Po ja u them me shqip, qelbesira.

    Reply to this comment
  12. cuci September 22, 19:52

    ah mor te lumte ajo mendje e arte or arben duka ska cu ngel tjeter me vetem te nxjerrin vrer nag goja e tyre e ndyre se te ndyre jane dhe te tille do mbeten palacot e felliqura qe na qeverisen per gjate gjith ksaj kohe

    Reply to this comment
  13. diti September 23, 11:29

    Keto vargje ,me duket se nuk kane aromen e Arben Dukes !?

    Reply to this comment
  14. ciko-nili September 23, 11:31

    Elegji:

    Zia ka pllakosur
    Kudo ne cdo ane
    Te gjithe te brengosur
    te perlotur qajne

    Qajne se s’degjohet
    Zeri kanarine
    Qajne e s’pushojne
    Per ty Zhozefine

    Se me nuk degjojne
    Ate ze fisnik
    Sinfoni e gjalle
    Toni histerik

    Kur vet ligjeroje
    Perballe e karshi
    Ajo qeshja jote
    Ha-ha e Hi- hi

    Edhe zogjte e pyllit
    Kan prere cicerimen
    Nuk u del me zeri
    Kerkojne Zhozefinen

    Te gjithe te tubuar
    E kane bere betimin
    Dil fol dhe njehere
    Se prene shtegetimin

    Ike zhozi ike
    Po le amanete
    Do te te kujtojme
    Se per ne u trete

    Te kerkon atdheu
    Nena Shqiperi
    Se ne drejt Europes
    S’vemi dot pa ty

    Vendin tend se ze
    Asnje shqipetare
    Ike Zhozi ike
    Na ike per fare

    Po ne do durojme
    Dhimbjen bejme force
    Duruam per trima
    Jo me per nje rrote.

    Ndaj larte moralin
    Mos u ligeshtoni
    I vini gur zemres
    Dhe Zhozin horroni

    Reply to this comment
  15. malsori September 23, 13:20

    nuk di por ajo plak e zgjebosur qe na u krekoste me rroba firmato nuk meriton te thot se jam shkodrane,,,,,,plaka me e shpifur qe i lepinte bythen kurrizos se vucidolit ishte zhelefina,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin