Vargje nga rinia e parë…

May 8, 2018 11:45

Vargje nga rinia e parë…

Nga Arkiva

Simfoni në dy kohë…

Me ty takim-kur kisha lënë,
tek vendi ynë-ndënë pjergull,
ç’torturë hiqja-duke pritur,
më dukej ora sa një shekull!.

Me padurim e ankth trazuar,
s’i hiqja sytë nga akrepi,
një çast m’u duk-ashtu si ora,
në vënd kish mbetur dhe Planeti.

Harruan zogjtë të cicërinin,
dhe njerzit i harruan fjalët,
bari dhe gjethet s’fëshfërinin,
dhe lumi më s’i niste valët.

M’u duk se isha atë natë,
banori i vetëm i Planetit,
o-ç’qënka pritja kaq e gjatë,
ç’mundim i sillka dhe poetit!.

Po ja-papritur ti u shfaqe,
e shpejtë-si flakë vetëtime,
dhe nisën zogjtë nëpër parqe,
një simfoni me cicërime.

Dhe lumi prapë i zgjoi valët,
nisi vërshimet pranverore,
gjithëçka filloi të fluturonte,
veç një sekondë pas asaj ore.

Dhe yjet që kish mbledhur nata,
të tërë syri yt i treti,
të putha ty-pastaj besova,
lëviz nga puthja dhe planeti!

11.10.1978

Bëhuni dy shoqe…

Ecën hëna nëpër qiell,
ecën lozonjarja,
dhe ca rreze të florinjta,
më hedh tek dritarja.

Ndrin bardhoshja kësaj nate,
si një lule borë,
më afrohet si një çupëz,
që ta prek me dorë.

Më afrohet-më afrohet,
nis e loz me të,
i puth ëmbël kaçurrelat,
gjumi nuk më zë.

Tani-që puthem me Hënën,
ëndërroj për ty,
ledhatar-qerpikët gjumi,
t’i përkvl mbi sy.

Pa kuptuar-vjen agimi,
me zërat e zogje,
i them Hënës:”Ik e zgjoje,
bëheuni dy shoqe!”

1981

May 8, 2018 11:45