Vargje për Aleancën kundër Drogës

May 24, 2014 14:35

Vargje për Aleancën kundër Drogës

 

Vargje të nënshkruara

Ismail Xhaferi

 

Aleanca kunder Droges

Luli si nga maj’ e thanes

Ka vendos’ me mitingashet

Që t’ia heq pantoflat Rames

 

Aleanca kunder Droges

E ka mjele shtetin si lope

Lazaratin kur i duhej

E perdorte mish per top

 

Aleanca dha leksione

Ç’dem sjell droga ne shendet

Keto deme nuk i  dinin

Gjate 8 vjeteve ne pushtet

 

Aleanca kunder droges

Don t’i ktheje Salës  kuroren

Atij qe ne cdo trazire

Vertit shpella dhe fsheh doren

 

Aleanca kunder Droges

Ditë me diell ngre furtune

Na shet kripen per sheqer

Edhe djathin per sapune

 

Aleanca kunder droges

Mund te protestoje pa frike

Se tani ndryshuan koherat

Ska me plumba e kamxhik

May 24, 2014 14:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*