VARGJE / Për Edin dhe… vendet e punës për italianët (!)

Arben Duka July 22, 2015 22:29

VARGJE / Për Edin dhe… vendet e punës për italianët (!)

Sala s’u shkëput,
kurrë nga marrëzia,
sepse marrëzitë,
janë natyrë e tija!

Kur dergjej në gropë,
Kurm’ i Shqipërisë,
ai thosh – se jemi,
fill pas Gjermanisë!

Marrinat e Salës,
kur këtu dëgjonim,
me humor të lehtë,
të gjithë i kalonim!

Tok me marrëzitë,
na iku i vjetri,
po në këtë vapë,
u çmend dhe ky tjetri!

Truve dhe ky tjetri,
u ka bërë finjë,
kur është me Saliun,
në të njëjtën linjë!

Marrëzitë i thotë,
në shtypin e huaj,
ndaj dhe nuk kanë qenë,
në vëmendjen tuaj!

E tha xhaxhi Edi,
nuk e shpika unë,
se shumë italianë,
vinë këtu për punë!

S’e dimë ku punojnë,
këta italianë,
se këtu s’ka punë,
as për njerëzit tanë!

Për kë e ka fjalën,
mendoj unë i shkreti,
mbase për punëtorë,
të tipit Beketi?!

Po kjo intervistë,
që të gjithë e panë,
mund t’u hapi punë,
emigrantëve tanë!

Mund t’u thonë taljanët,
tutje e tëhu,
kur kaq punë ka Rama,
ç’dreq doni këtu?!

Rama që akoma,
s’e ka mbyllur gropën,
tani paska punë,
për gjithë Europën!

Andej mund të thotë,
ndonjë karafil,
kur punë kanë shqipot,
pse kërkojnë azil?!

Mbase këto fjalë,
i ka thënë nga vapa,
dhe s’mendon komentet,
që vinë nga mbrapa!

Do thotë ndonjë lab,
bejte duke hedhur,
po dhe ky nga trutë,
ca si shpejt ka pjerdhur!

Mund të nisin bejtet,
edhe barsoletat,
se Sala u pordh,
mbi të gjashtëdhjetat!

Rama sa festoi,
pesëdhjetë vjetorin,
s’duam që kaq shpejt,
ta djegi motorin!

Arben Duka July 22, 2015 22:29
Komento

46 Komente

  1. kalister July 22, 22:35

    hahahaaa 🙂
    ahahahahahahaaa 🙂

    Reply to this comment
    • labi July 22, 23:53

      Kokes i ke rene Arben. Eshte bere njelloj ky Rama me Saline. Nuk ngrihet shteti me budallenj si Ahmetaj dhe femra budallacka. Po keta i pelqejne Rames se njerezit e zote i urren. Me kujtohen fjalet e avokat ngjeles 8 vite para kur thoshte per Saliun. Saliu duhet te vinte ne skakiere figurat, oficeret, torret, qe neser mund te benin rrokade me te. Po nuk duronte dot Saliu figura dhe prandaj vuri vetem ushtare. Te njejten gje po ben edhe Rama e ka mbushur plot me ushtare, ushtare me tanga madje.

      Tok me marrëzitë,
      na iku i vjetri,
      po në këtë vapë
      u çmend dhe ky tjetri!

      Reply to this comment
      • sinan hibro July 23, 13:31

        Tamam, nuk ngrihet shteti me femra budallacka…me kete rast kujtoj nje profesore te vlores, drejtoren e tatimeve ….Duhet ti vij turp per rrogen qe merr , nderkohe qe tatimoret e Tiranes , me te drejte vijne dhe “hapin varre ” ne Vlore, sepse kjo kryetatimore me punonjesit e saj , kontabilizojne bizneset e tyre ….

        Reply to this comment
      • As Poet, As Analist July 23, 14:05

        Dale-ngadale m’è duket,
        po zbehen imazhet,
        i ka ardhur koha,
        tè ndrrosh personazhet!

        Kishe per shume vite,
        një: por kryesor,
        me mender Saline,
        na ke bere humor!

        Mirëpo ‘xha Saliu’,
        siç i thua ti,
        duket po humbet,
        pikë né poezi!!

        Tani qè menderi,
        ka filluar zbritjen,
        nje bandill i ri
        ka filluar ngjitjen!

        Kape që tani,
        né shthurjet e para,
        s’e do kete me vone,
        sa e sa tè shara!!….

        Motorri or mik,
        do uje edhe vaj,
        perndryshe do nxehet,
        do prishet kollaj!

        Mos shiko menderin,
        njezet vjet kaluar,
        punoi mizerja,
        me motorr zbjelluar!! 

        Nëse dhe bandilli,
        që tè thashë m’è lartë,
        do beje s’i Saliu? !
        po dreqi e martë!!

        Po dogji dhe ky, 
        qe tani ‘motorrin’,
        kaloje urgjent,
        né grup me ‘doktorrin’!!

        Pastaj ‘ndonje lab’,
        ka tè drejte tè plotë,
        tè thote: ‘se nga trute,
        ka pjerdhur qè sotë’!!

        Reply to this comment
    • Ashtueshte July 24, 07:07

      T’u be nje pietje un?
      Vall e di ki i gjati se kuja i thone PUNE?????????????????????

      Reply to this comment
  2. myzeqeja e vogel July 22, 23:01

    Haha e goditur

    Reply to this comment
  3. Pellumb Zaimi July 22, 23:01

    Nje dajak i mire dhe nje tallje e hidhur e Arben Dukes. E pershendes!

    Reply to this comment
  4. Goni July 22, 23:25

    Po shyqyr more qe fole se na u dogj xhani. Po si more si ka lene gje Saliut ky Edvini? Qenka virus i marre nga koha e partise se punes.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 27, 08:18

      gono është i demokraleshit mor shpirt!ska të bëjë me PPSHnë!!
      bile më e saktë është se është punë mentaliteti!!mungesë karrakteri,vetkënaqsi dhe dehje nga pushteti!!
      si ky si ai tjetri punuan për të marrë pushtetin jo për të ngrtur shtetin!punuan për lavdi personale dhe jo për të bërë shtet komb!!
      jalabaku atë që ka në dorë se lëshon dot më,i pastri,i ndershmi,i drejti se shohin veten në mënyrë kritike!!kur e shohin se ka më të mirë i hapin rrugën,kur e shohin se nuk janë të zotë ja lënë dikujt tjetër!!këta idiotë vetëm se forcojnë atë që kanë gllabëruar.

      Reply to this comment
  5. Kris 1 July 23, 00:51

    qendro ne linje dhe mos e ngaterro me rilindjen e mashtrueseve me te majten.
    Nga Rama kemi per te pare akoma.

    Reply to this comment
  6. D O K L E A T I July 23, 03:55

    NGANJEHERE DUHET SI NE KOHEN E ENVERIT
    TE GJITHA TE MIRAT I KEMI NE SHQIPERI
    TE GJITH BOTA NA E KA ZILI

    NUK ESHTE MIRE TE QESHEMI SHUME KURE ESHTE NXEHTE.

    Reply to this comment
  7. aqo July 23, 04:46

    Te lumte poet!Ashtu I do mushka drute!

    Reply to this comment
  8. Lul July 23, 06:39

    O zot me keto vargje me kalon dita duke qeshur….te falenderoj nga zemra sa me shume nga keto rrjeshta populli avash avash po e kupton se njethundraket mund te bejne dhe politik ne ate vend…suksese Arben Duka

    Reply to this comment
  9. Halit o xhan ! July 23, 08:39

    Ore mire kini ju ..Po ja erdhen votimet,,per ke do votojme ne ..Prape per Saliun!!! Apo per Lulin!! apo Ilir Meten qe ketu nuk lene gje pa thene. Apo per Bamir Topin ,,qe ai ithosh horr bulevardi e ky na bente ne thirrje per qetesi,,nderkoh qe duhej te kish dale te ngrinte zerin e ta thyente fare podiumin nga inati,se i vrau ne mes te bulevardit,sepse ky nuk ishte HORR,por ishte President dhe garant i politikes dhe drejtesise..Heee more!!! Per ke do votojme?? AAA po,, Fatos Nano do na bej nje Parti ” Prite prite Skenderbene se po vjen si pellumb i shkruar” ..E oreee e shihni qe nuk ka tjeter alternative..SE Edi Rama ka plot per te share…Po dhe ndonje pune edhe po e ben,,,po edhe kohe duhet…Po edhe Merkel erdhi per Edi Ramen …Jo per te tjeret.! Shohim e bejme deri atehere…Edhe mendohuni pastaj..Gjith te mirat

    Reply to this comment
    • albani July 24, 12:17

      O Halit oxhan qenke pjerdhur edhe ty nga trute kur na thua Kur na thua se “Edi ka bere edhe ca pune e kohe duhet”. Te paska goditur keq vapa e korrikut, o mavri.

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 27, 08:28

      halit o xhan “E oreee e shihni qe nuk ka tjeter alternative..”
      nuk është e vërtetë!!ti përmënd dy alternativat e sotme,ujkun dhe kasapin,por ka dhe të tjera!!nos voto koalicionet e mëdha!!ne si popull duhet të gjejmë alternativa të tjera!!voto partitë e vogla jashtë koalicioneve!!voto sa më shumë të vegjël që dhe i madhi të mos ketë mundësi për të vendosur i vetëm!!
      që qeveria të mos formohet nga një grup i vetëm!
      tjetra është ngritja e zërit!kritika e vazhdushme dhe jo disfatizmi tënd!!mosbindja qytetare,demostrimi ndaj vendimeve të padrejta e kështu me rradhë!!
      po vazhduam kështu si ti?!dhe më keq kemi për tu bërë!!po pranuam dhe mbështesim “batutat” dhe “teatrin”parlamentar rama-berisha nu kemi për të bërë asnjëherë asgjë!!
      pastaj o halit o xhan,më e fundit kur nuk ka shpresë,si e thua ti!
      futi një plumb vetes dhe mbylle muhabetin!!
      dhe kjo është një alternativë!!

      Reply to this comment
  10. B July 23, 10:11

    Shume e bukur idea dhe vargjet

    Reply to this comment
  11. Zani Burimi July 23, 11:49

    alët e Ramës i dëgjoi veshgjati
    ia dha një pallmë me sa fuqi pati:
    “Ore njerëz te mençur e ju bagëti,
    ç’ thagmë tha i Gjati atje n’Itali?

    Me thonë “gomar” dmth trashamak,
    po the gomar, epitetin idiot ke hak.
    Ama më bien në qafë kot bota e tërë
    se Rama shpesh bën kala në rërë.

    Ka vënë në krye, ministra e drejtorë
    Që tërë jëtën s’ prekën punë me dorë;
    ka vënë cuculka ose ca brinjarë,
    që u ka punuar gratë arë e më arë.”

    Kështu foli gomari dhe një pallmë lëshoi,
    i Urti me frikë një proverb të tillë mendoi:
    “Një popull që me të pasmet, ecën e mendon,
    Një hu në mendere çdo ditë e meriton!”

    Reply to this comment
  12. Shahisti July 23, 12:12

    Nuk shof ndonje jehone nga Leshi apo nga As Mish As Peshku kesaj rradhe qe Arben Zykoja ka tallur bythen me Edvin Kristaq Ramen.

    Reply to this comment
  13. veterani July 23, 13:03

    o beni, o mendje ndritur, o zemer bardhe, na e heq dhimbjen me humor. ai I pari mori nje miljon shuplaka I mori per tete vjete por ky qe I dhame besimin me duket me duket se do marri dyfishin per gjysmen e periudhes se te parit.

    Reply to this comment
  14. zoti July 23, 14:07

    Bravo jemi rrac qe spjellim udhheqsa por vetem fodulla

    Reply to this comment
  15. demokrati July 23, 14:22

    z. Rama,ka mjaft shenja dhe simptoma per pushtet te pakufizuar,allasali,allaenver,allazogu.
    Te flasim me konkretisht:
    1. Ne Statutin e PSSH thuhej,kur Partia humbet zgjedhjet,Kryetari dorehiqet.Pse nuk u dorhoq ne vitin 2009 kur humbi zgjedhjet parlamentare,nderkoh qe statutin e Partise e kishte formuluar vete ?
    2. Pse ndryshoi Kushtetuten brenda 24 oresh me vet kerkesen e tij, duke bere ligje absurde,me marrjen e vendimeve personale per emrimin e deputeteve dhe eliminimin e partive te ashtuquajtura “te vogela”,sidomos LSI-ne e atehershme? Kete e pranoi edhe Sala sepse ndodhi menjehere disa dite pas Gerdecit dhe sepse i jepeshin fuqi shume me te medha si ish-Kryeminister,keto fuqi Rama mendoi se do ti perfitonte per vehte duke besuar se do te behej Kryeminister pas zgjedhjeve parlamentare te 2009.Por Sali gjarperi i shpetoi Gerdecit,i perlau zgjedhjet e 2009,mbeti perseri kryeminister me fuqi te medha nga ndryshimet kushtetuese qe u bene,ndersa Rames i futi gishtin.
    3.Pse i rrahu shpatullat Saliut ne momentin me dramatik te shperthimit ne Gerdec dhe e mbron ate edhe sot e kesaj dite,megjithe premtimet para 1 milion votave ?
    4. Pse e shkel perseri Ligjin Themeltar “Statutin” e Partise,duke bllokuar personalisht jeten organizative dhe zgjedhjet ne Parti prej me shume se 2 vjetesh.Ai praktikisht dhe ligjerisht e ka humbur mandatin e Kryetarllekut te Partise.Eshte njelloj sikur Presidenti i Shqiperise,te shkele Kushtetuten “Statutin” e Shqiperise dhe te qendroj ne postin e tij mbi 2 vjete pa mandat presidenti ?
    5.Pse nuk e duron dot kritiken,pse nuk i mbeshtet vrejtjet dhe sygjerimet e kolegeve te vet,por mundohet ti anatemoje e denoj ata si “grup armiqesor” ne Parti,si spiune te Saliut etj.etj.,ahshtu siç vepronte edhe Enveri i PPSh ? Por se paku Enveri formalisht e respektonte afatin e zgjedhjeve sipas Statutit te PPSh.
    6.Pse vendosi personalisht per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi,pa pyetur njeri dhe pa e permendur ne fushaten elektorale te zgjedhjeve parlamentare,gje qe u hodh poshte me protestat masive popullore. ?
    7.Pse nuk zbatoi premtimet e bera ne fushaten elektrorale parlamentare te 2013,pas mbeshtetjes mbare popullore,por ben te tjera gjera,etj.etj. ?
    8. Rama ka bere dhe ben çfare ti doje qejfi me PS,madje mesa duket kerkon ta pastroje PS nga personat qe nuk i binden per ti zevendesuar me servile dhe te pa-afte ashtu siç bente XHAXHI qe e mbajti pushtetin per rreth 50 vjete.

    Reply to this comment
  16. JETIMET E 21 JANARIT July 23, 15:13

    Redaksi,botoini kritikat edhe kur i behen te nderuarit Duka se ato sherojne dhe hapin syte qe elektorati progresist dhe i majte ta marre vesh mire se PS 25 vjet mund te quhet Parti Salisjane por kurre e majte dhe prandaj 60 perqind e elektoratit nuk voton dhe kesaj radhe ne zgjedhje nuk humbi PD banda e Saliut se ajo ka humbur pergjithmon 2 vjet me pare por humbi PS-PARTIJA E SERVETAVE TE KATOVICES.Beni analizen e zgjedhjeve te qarkut te vlores po e doni rilindjen e shtetit dhe rilindjen e nje subjekti te majte qe na mungon 25 vjet.Respekt!

    Reply to this comment
  17. shoku " Shpati " July 23, 15:16

    O Arben , ai labi qe thua zotrote uroj qe te mos kete te hapur ndonje proces gjyqesor pasi leberve nuk do t’íu pelqente te perfaqesoheshin nga ai . Sa per timonin mesa po shoh po “udheton ” me tromopil me timon hidraulik dmth ashtu si kthehet me nje gisht majtas apo djathtas ashtu kthehet pa gisht fare ne gjendjen e meparshme . Do te doja te ” udhetoje ” me mire me tromopil me timon mekanik pasi ai do force edhe kur e kthen majtas apo djathtas po ashtu do force edhe kur e rikthen ne gjendjen e meparshme , pra , do mendoheshe mire para se ta ktheje !

    Reply to this comment
  18. gjermani i fundit July 23, 15:55

    Hahaaaaaaaaaa

    Ketu ore Duka
    Ka pune per gjithe Kinen,
    Ndaj i thuaj Edit
    Te ndreqe centraline

    Hahahaaa, e madhe fare kjo sot, Thano ka hapur portato, hahaaaa

    Reply to this comment
  19. gezim July 23, 17:31

    Je i sakte fare orer derman, por neve jemi ne hall te peshtum poshte na bije ne gjoks te peshtume larte ne bie ne fytyre kur mungon opozita duhet ta bejme vehte punen e saje.

    Reply to this comment
  20. LABI July 23, 21:21

    Ah more poet,
    pene e mendje ndritur,
    porse kete here,
    ne shenje s’ke goditur!

    Vec ca dite me pare,
    kur nuk kish as drita,
    Rama jo pa pritur,
    doli nga orbita!

    Korriku i nxehte,
    eshte mo, terapi,
    lum kush perfiton,
    efektet e tij…!

    “Bujar te medhenje”,
    ne e kemi namin,
    per pleshtin e zi,
    e djegim jorganin!

    Ndaj dhe na xhirojne,
    miku dhe armiku,
    se ne vend te trurit,
    kemi gjethe fiku!

    Europe e vjeter,
    Europa plake,
    gjith jeten shqiptarit,
    i ka hyre ne hake!

    Edhe kete rradhe,
    ne kohe te trazuar,
    serish nuk haroj,
    corben ka gatuar!

    Me qe pune e detit,
    vajti lemeri…..,
    mendoj te na jape,
    tash, nje plan te ri!

    Italia mike,
    qenka ne nevoje,
    ca punetore tek ne,
    dashka te dergoje!

    E tok me “puntore”,
    edhe shume te rjere,
    qe si dopjo gjashte,
    t’na i lere ne dere!!

    Te gjithe sot jetojme,
    shekullin e trazuar,
    nje model i ri,
    sapo eshte zbuluar!

    Qe te mund shpresojme,
    ne Europe te vemi,
    tregetine me “trame”
    per detyre do te kemi!

    Ndaj dhe zoti Rama,
    sot ka rene ne hall,
    te fuse ca Siriane….,
    e te nxjere shqiptare?!

    E po le ta bejme,
    lumi nuk u dogje…
    se mo, me nje gurre,
    ne,vrasim dy zogj!

    Nxjerim ca shqiptare,
    krah, per ne Gjermani,
    fusim ca te huaj,
    vote per Edvin!!!

    Me shkence eshte provuar
    qe ne te presedhjetat,
    truri mor, nuk prishet,
    por, do e shtellizet!!

    Poet te me falesh
    per vargjet e mia,
    po se e thashe une,
    nuk tha perendia!

    Keto qe thash une,
    si tha as profeti,
    vec nje naive lab,
    kite nga bregdeti!

    Ndaj ndjes te kerkoje,
    per ket varg te hedhur,
    une jam mbi gjashtedhjete,
    mbase dhe kam pjerdhur!!!

    Reply to this comment
    • Shahisti July 23, 22:04

      As mos dysho qe ke rrjedhur e je pjerdhur, po prape mos u dekurajo, vazhdo t’i biesh se i bie bukur.

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 27, 08:35

      Europe e vjeter,
      Europa plake,
      gjith jeten shqiptarit,
      i ka hyre ne hake!

      Edhe kete rradhe,
      ne kohe te trazuar,
      serish nuk haroj,
      corben ka gatuar!
      si mua dhe ty nuk na i ka fajin kush!!europa më pak!!
      prandaj or njeri rregullo shtëpinë tënde se nuk është faji i komshiut!!komshiu maksimumi mund të të vërë kapelen sipas kokës tënde!!

      Reply to this comment
  21. LABI July 24, 01:15

    Eh more shahisti
    qe luan kumare,
    vargu eshte i lire,
    por jo per gomare!

    Nga shekujt e shkuar,
    tek ne mbrine e thena,
    se kur flasin pleqte,
    mban vesh edhe hena.

    Ndaj o lum Shahisti,
    ulu e meso,
    nga fjalet e pelqeve,
    vec po…n, mos degjo!

    Reply to this comment
    • Shahisti July 24, 17:27

      Ti je Leshi i veshur si LAB, apo je me verte Lab gjys-opinge?

      Reply to this comment
      • Lleshi July 27, 07:49

        Shahist o lum trimi
        Une nuk i ndrroj nicket
        Mendimi eshte timi
        S’ka nga kush te friket

        Shahist lum nana
        Une nuk jam si ty
        Nuk jam llumhana
        Ç’kam ta them ne sy

        Dhe shoke kam shume
        Sic e sheh dhe vete
        S’i ndrroj nicket une
        Se jam trim me flete !

        Reply to this comment
        • Shahisti July 27, 23:41

          Lesh, o Lesh
          O bythe presh
          Po te ishe trim me flete
          vinje emrin e vertete

          Meqe komunist
          brekedhjere je
          E nderron nickun
          C’ke me te

          E si bejtexhi i bishtit
          Ti ne sy gje nuk thua
          Po na mcifesh prapa gishtit
          Si muti ndene thua

          Reply to this comment
  22. Love Tirona July 24, 01:19

    I modh! Boj edhe nje per batutat e Rames se me kujton ata konviktoret para 90s …

    Reply to this comment
  23. Dorjan Hitaj July 24, 11:12

    Ja tek teatri prfundoi sesionin,
    hapni veshet mire syte i zhgurdulloni.
    Slame te enjten televizorin pa pare,
    vreshtate vere te mire prodhuan kete behare.
    Te pakten ato vreshta qe nga permbytja shpetuan,
    dhe nga sita e ispektoreve demshperblimin fituan.
    Ata qe veren kure se provuan se pas birave pasioni i punes
    i kishte pushtuar.
    Eshte… parlamenti ku theret qameti ,
    vera me e mire qe do te pije mileti.
    Vere, ndoshta raki po pime me pahire,
    dimri eshte perpara dhe na ben mire.
    Jemi populli qe pret skandalin ,
    cilit deputete do ti marin kalin.
    Vetem qe tia marin.., sesa per ti zbriture..,
    sja mban asnjerit prej prekuroreve tane te ndritur.
    Provat i kane dhen paladinet e drejtesise,
    nga vjedhja e thesarit tek banka e shqiperise.
    Kote nuk thote dhe nje fjale e urte,
    mjaftone te paguajne dhe sjane me hajdute.
    Jemi zgjedhes me fate ne kete legjislature ,
    perfaqesimi eshte gjitheperfshires me shume se kur.
    Qe nga trafikantet deri tek me horri SHBA na thote vendin ne salle e zgjodhi.
    Pore mendjen se vrasim se ne i votuam kemba do kepucet qe ka provuar.
    “Skeni pare asgje.,akoma.” tha ne tempullin e demokracise dikushe,
    dhe rofte sebepi,
    sikuer qelloi me pushke.
    Por per ironi te opozicionit ,
    ne nje raste tjeter diku tjeter ishte tiomoni,
    dhe atehere su be qameti,
    per plumbin ballit ,
    urimin,
    qe u be mu perballe ekranit.
    Ka shume togefjaleshe te kthyer ne vepra ,
    shikoni opinioni te mesoni kush eshte e verteta.
    “Skeni pare asgje akoma” dhe “Plumbin ballit”,
    hallet e ketij vendi ia kan varur kalit.
    Nje kali te ngordhure qe me zore levize,
    ne vizat e bardha te tempullit te demokracise.
    Jetojme ne vendin ku behesh kryetare ,
    nga KOPI tek MJAFTI,
    talentet jane mullare.
    Njesoje si fiqte,
    ashtu eshte dhe peshku,
    4 ore pa uje qepbet gjithe tregu
    Na kane mbushure mendjen ketu e 25 vite,
    populli …,ne pushtet eshte cdo dite qe pase lihet.
    Cinizmi i tyre njesoje si veza qe dele nga pula,
    ku linde pyetja .
    Kushe eshte e para veza apo pula…?!
    Por ,ky cinizem ne fakte ngre krye,
    kure veza eshte kryqe per politikanet,
    aty ku ka gjithmone hije.
    Deshira morboze e te gjithe pushteti
    populli te perfshihet ne cdo fjalim,
    Me ngjane si delirimet e te marit perballe zotit kure rine.
    Sa të jetë e mundur ne kete vende,
    do të luftohet dhe do te votohet ,
    që të gjithë politikanët të pasurohen?!
    Sa të jetë e mundur në këtë vend,
    do përpiqen burra, gra, fëmijë,
    që të gjithë,
    të riciklojnë dhe të riciklohen ,
    qe demokracia dhe liria te forcohet.
    Pushime te mbare ju urone spektatori,
    bashke me SHBA nga me i ndershmi deri tek me hori.

    Reply to this comment
  24. asllani July 24, 12:21

    Po t’i referohemi vetem seances per Arsimin te dates 22 Korrik, del se Sali Berisha ka pas te drejte kur ne vitin 1994, gjate vizites ne shtepine e kujdesit per femijet me te meta mendore tha: Keta jane e rdhmia e kombit”. Dhe e pate edhe vete se cfare ligji vendosen unanimisht gjithe deputetet e PS, pasi Edi Rama i ka zgjedhur nag ata qe kane dale nga shtepia u beri ate deklarate Sali Berisha.

    Reply to this comment
  25. Dajre July 24, 12:31

    Ej, kom i pytje du ta them o arbenduka i nderum:
    A thu do ja ket mor
    kavalieren/ berloskonin qefli
    Zuzar-Putans, mfal putinit
    Ta vej n’ven tksajta Kristal- biondes se Arsimit
    Ki Kaushi Rilindoqorr
    A xheba?

    Reply to this comment
  26. DRENICA E KUQE July 25, 10:52

    Bravo, broavo, bravo! Pushtetaret shqiptare i kane shitur drute krejt, more vella! Nga “pushtetet” e tyre “demokratike” po lengon Shqiperia dhe shqiptaret. Te gjithe “pushtetaret” tane jane njesoj dhe ti po ben mire qe s’po ua nxjerre fare, se te tille jane edhe ne Prishtine!… Mozomokeq, kur eshte be me e mesu veja (Prishtina) pulen (Tiranen)! Po, ti mos jau nxjerre kurre o Arben Duka!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  27. Preng Pjetri July 25, 19:19

    Ndofta nuk jame dhe aq prefekt ne gjykimin tim. Por s.rri dot goje kyqur. ZOTI DUKA. eshte poet dhe parodist. Mirpo ne ke parodi per hir te se vertetes me duhet te them se nuk eshte aq i informuar mbi deklaraten dhe kuptimin e fjales se zotit Rama. Kryeministri yne nuk vuri shpallje punesimi as per Italianet as per eurpjanet. Zoti Rama loboj dhe ftoj biznesesmenet europjan qe te investojne ne Shqiperi.cka dote thote te krijosh me shume mundesi per te punesuar qytetaret e Shqiperise.

    Reply to this comment
  28. Preng Pjetri July 25, 19:20

    Ndofta nuk jame dhe aq perfekt ne gjykimin tim. Por s.rri dot goje kyqur. ZOTI DUKA. eshte poet dhe parodist. Mirpo ne ke parodi per hir te se vertetes me duhet te them se nuk eshte aq i informuar mbi deklaraten dhe kuptimin e fjales se zotit Rama. Kryeministri yne nuk vuri shpallje punesimi as per Italianet as per eurpjanet. Zoti Rama loboj dhe ftoj biznesesmenet europjan qe te investojne ne Shqiperi.cka dote thote te krijosh me shume mundesi per te punesuar qytetaret e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 27, 08:39

      këtu ke të drejtë o preng!!asnjë nga ne se kishte kap këtë fakt që thua ti!!bile ben duka asqë e paska kuptuar fare!!
      eh rrofsh ti që na ndrite,na ndriçove mëndjen!!
      beno ndërroje këtë vjershë!!bëj autokritikë!!rama nuk është pjerdhur nga trutë!!ai vetëm është fëndur!i pjerdhur është prenga!!

      Reply to this comment
      • Preng Pjetri Lezhe. April 28, 12:38

        Ju qe komentoni me pseodonime doemos mund te perdorni edhe fjale fyese pa etike e pa kryp!
        Nejse faj êshtê i admistratorit qe lejon te perdoren pseodonimet ne kete faqe..
        Ato çka shpreha me siper nuk i hjeq as një presje.
        Zoti Duka s’besoj te kete nevoje per avokat ai është gjeniu i fjales dhe mendimit.
        Unë thjesht dhe hapur dhash opsjonin tim.
        Respekte edhe per ju qe nuk me respektuat!

        Reply to this comment
  29. LABI July 26, 06:09

    I nderuar Shahisti! Ndjese per ndonje batute ku rimon vargu.

    Une jam LAB e me tabane
    Kete emer ndere e kame
    Une jam LAB e prej Kanine
    Kam vertete gjysem jopinge….

    RESPEKTE

    Reply to this comment
  30. Hans Klos July 26, 09:27

    Une kam nje merak se kush do ta drejtoje kete vend po iku me kete vape Edi ?! Une do te propozoja bashkeshortin e znj.Lindita Nikolla,z.Ligor si perfaqesues i “Elites Shqiptare”.Nese shoqeria jone nuk flake komplekset ideokulturore,do te vuajme gjate.Ne kemi qene dhe aktualisht jemi cimentuar si njerez qe besojme ne idhuj.Besojeni Majakovskin:”Njeshi zero e fyl.”

    Reply to this comment
    • Lleshi July 27, 09:54

      Hall i madh na ka zene
      ç’e gjeti vendin tene
      po iku Ed matrapiku
      vendin e zeza e fiku

      Pa udheheqes do te mbesim
      cfare qe kjo e madhe gjeme
      nga frika ne breke do dhjesim
      po po po breke ku do gjejme

      Do na iki sharlatani
      gaztori dhe vete shejtani
      qe na i vune mbi koke
      per te na futur ne grope

      Iku Berish Ederia
      popo ç’u prish Shqiperia
      iku na la skllaveria
      u lemeris njerezia

      Po tani cfare do bejme ?
      Udheheqes ku do gjejme ?
      Qe na shtyp e na na mbyt
      qe na i ve kemben ne fyt ?

      Qe na rrjep si keç te gjalle
      sa here qe shkon e ha ngjale
      qe tradhetine e ka ne gen
      e ka nder te jete legen ?

      Nga Berisha me i mire
      duket porsi kec i shtire
      se te dy miq jane koke
      Shqiperine e shtrine pertoke

      Jane vellezer siameze
      nga nje babe dhe nga nje nene
      nga veze bizigote
      ne te njejten miter zene !

      Ne mitren antishqiptare
      kush e di ne ç’kulise
      qe te zhduke nga dehu fare
      sy e nam te Shqiperise !

      Reply to this comment
    • Lleshi July 27, 13:13

      Hall i madh na ka zene
      ç’e gjeti vendin tene
      po iku Ed matrapiku
      vendin e zeza e fiku

      Pa udheheqes do te mbesim
      cfare qe kjo e madhe gjeme
      nga frika ne breke do dhjesim
      po po po breke ku do gjejme

      Do na iki sharlatani
      gaztori dhe vete shejtani
      qe na i vune permbi koke
      per te na futur ne grope

      Iku Berish Ederia
      popo ç’u prish Shqiperia
      iku na la skllaveria
      u lemeris njerezia

      Po tani cfare do bejme ?
      Udheheqes ku do gjejme ?
      Qe na shtyp e qe na mbyt
      qe na i ve kemben ne fyt ?

      Qe na rrjep si keç te gjalle
      sa here qe shkon e ha ngjale
      qe tradhetine e ka ne gen
      e ka nder te jete legen ?

      Nga Berisha me i mire
      duket porsi kec i shtire
      se te dy miq jane per koke
      Shqiperine e shtrine pertoke

      Jane vellezer siameze
      nga nje babe dhe nga nje nene
      nga veze bizigote
      ne te njejten miter zene !

      Ne mitren antishqiptare
      kush e di ne ç’kulise
      qe te zhduke nga dheu fare
      sy e nam te Shqiperise !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?