Vargje për këngë

October 3, 2017 12:40

Vargje për këngë

Mos ish dashuria…

Dritë mos kishin yjet,

ne do t’i ndriçonim,

se nuk kishim djemtë,

ku t’i krahasonim!

 

Mos ish dashuria,

zjarri i pafikur,

atë njerëzia,

do ta kishte shpikur!

 

Të mos ishte Hëna,

vetë do ta krijonim,

se s’do kishim-vajzat,

ku t’i krahasonim!

 

Të mos ishte Zoti,

Zot’ i kësaj jete,

ne do të krijonim,

një tjetër për vete!

 

Mjaltë e vesë…

Mjaltë e vesë kishte pikuar,

në dy sytë e tu të shkruar,

më ke lidhur-robëruar,

dhe pse pranga s’kam në duar!

 

Mjaltë e vesë të kish kulluar,

m’u në gji e kraharuar,

aty dua të harrohem,

një jetë të tërë mos zgjohem!

 

Mjaltë e vesë të kish pikuar,

në buzën e pikturuar,

lutem ditë e lutem netë:

“Ëndërr-bëju e vërtetë!.”

 

Ëndërr-bëju e vërtetë,

se të tjerat i di vetë,

ajo mjaltë-e ajo vesë,

kur do mé bjerë në pjesë!

 

Moj balukeverdha!…

Erdhi dita-u martove,

moj balukeverdha,

bëre dasëm e s’më ftove,

po unë fshehur erdha!

 

Tek shikoja-kur kërceje,

nuk duroja dot,

ti si ylli më shkëlqeje,

unë qaja me lot!

 

Ika vetëm nëpër natë,

isha edhe s’isha,

po të kisha pakëz fat,

dhëndri sot do isha!

 

Fshehur ika-fshehur erdha,

më pikoi në zëmër,

ta kalosh-balukeverdha,

jetën si në ëndërr!

 A.DUKA

October 3, 2017 12:40
Komento

1 Koment

  1. kris 1 October 3, 15:23

    Bukur.Mos e deno vehten duke shkruar per dordolecet mavi e blu. Ceshtjet Rama,Berisha,Luli dhe Meta jane ceshtje Brenda familjes.I zgjidhin vet duke biseduar koke me koke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*