Vargje për këngë

December 30, 2017 13:17

Vargje për këngë

1. I plagosur mbete!

Një ditë papritur,
i plagosur mbeta,
nga një sy i ndritur,
që lëshon shigjeta!

Bo-bo ç’u plagosa,
dhe mbeta në vënd,
e nuk ngrihem dot,
pa vështrimin tënd!

Bukur ma punove,
me shigjeta drite,
ti që më rrëzove,
përsëri më ngrite!

Vështrimet e tua,
më hedhin në erë,
në mes të Dhjetorit,
digjem si në Verë!

Nga dy sytë e bukur,
sinjalet nuk sosin,
në mes të beharit,
se ç’më plevitosin!

Shigjetat pa sosur,
vijnë breshëri,
më mirë i plagosur,
dhe me ty në gji!

2. Busulla ime…

Nuk e di akoma,
ç’është dashuria,
të jesh çdo sekondë,
në ëndrrat e mia.

Mëndja natë e ditë,
tek ty të më mbetet,
dhe portreti yt,
në sy të më tretet!

Ende nuk është gjendur,
ç’je moj dashuri,
të jem një i çmendur,
por vetëm për Ty!

Të gjitha përgjigjet,
ende s’i kam gjetur,
po në dorën tënde,
ora më ka mbetur.

Të jem i vërtetë,
dhe kur bëj gabime,
se në këtë jetë,
je busulla ime!

Arbend Duka 

December 30, 2017 13:17
Komento

3 Komente

  1. intelektuali December 30, 23:11

    Po aman na thuaj, mos na genje o BEJTEXHI
    Me ke te ka kapun kaqe fort kjo dreq DASHNI?
    Po aman na thuaj kush eshte BUSULLA jote
    Qe s’te le te biesh ne gabime GABIME kote?
    Se me duket qe eshte ajo PARTIA E PUNES
    Qe Enveri e Nexmjija e krijuan prej DHUNES

    Reply to this comment
  2. "BOHOTINA" December 31, 08:30

    Lirika te bukura. Bravo.

    Reply to this comment
  3. pelivan January 3, 19:51

    Pse nuk po shkruan më Arben Duka? na lajmeroni ,mos nuk eshte mire me shendet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*