Vargje për këngë

July 20, 2018 15:28

Vargje për këngë

Shqipëria Natyrale

Që nga Shkupi tek Ulqini,
nga Preveza në Prishtinë,
i bashkoni dhe do kini,
një hartë për Shqipërinë!

S’na kanë sosur-s’na kanë tretur,
copa-copa na kanë ndarë,
Shqipëria që ka mbetur,
rrethohet veç me shqiptarë!

Në pesë shtete gjelbëron,
lis i bukur i Vatanit,
gjuha shqipe tingëllon,
sot në gjysmën e Ballkanit!

Pesë shtete radhë-radhë,
Shqipëri me moshë guri,
veç nga gjuha mbeti gjallë,
emri-kombi dhe flamuri!

Njëqind vite kanë shkuar,
që kur u bënë tradhtitë,
po koha na ka dënuar,
të bashkohemi një ditë!

Kanë vulën shqiptare,
dete -fusha edhe male,
s’kemi faj në është e madhe,
Shqipëria Natyrale!

NUK THINJET POLIFONIA!

Rrëzohen në shekuj,
kështjellat me gurë,
po kënga dhe fjala,
nuk rrëzohet kurrë!

Thinjen edhe malet,
në dëborë e erë,
po polifonia,
s’thinjet asnjëherë!

Kjo është këngë e jetës,
kjo është këngë e Tokës,
shqiptarët e kanë,
si Kartën e Kokës!

Herë zjarr e dallgë,
herë fllad e pekule,
në lëndinë të saja,
mbjellim nga një lule!

Ti je e bekuar,
moj polifoni,
asnjë vend s’e ka,
të tillë mrekulli!

Si zjarr të pashuar,
këngën do ta ndez,
shkon polifonia,
nga brezi në brez!

RROFTË VERA DHE RAKIA!

Do të pi të bëhem troké,
sa të më bjerë në kokë,
kur i pi një e nga një,
vallahi në kuptoj gjë!

– Rroftë vreshti dhe hardhia,
rroftë vera dhe rakia,
i ka bërë Perëndia,
të kënaqen njerëzia!

Kur piva nja dy a tre,
mëndja e kokës m’u ngre,
kur u pi e gjithë dollia,
më vinte rrotull shtëpia!

Det i madh e det i gjerë,
pse s’të bëri Zoti verë,
do ishim për marshalla,
se do pinim badihava!

A.DUKA

July 20, 2018 15:28
Komento

1 Koment

  1. ppa July 21, 10:26

    ..nuk thinjet polifoni …fantastike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*