Vargje të zgjedhura nga vitet e zeza të pushtetit të Saliut të Parë

June 5, 2018 12:01

Vargje të zgjedhura nga vitet e zeza të pushtetit të Saliut të Parë

Në kërkim të së vërtetës…

Në kërkim të së vërtetës,
kot e gjithë përpjekja,
unë në emër i flas jetës,
më përgjigjet vdekja.

Më fton vdekja që të zgjedh,
heshtjen a litarin,
unë i kundërt jam me heshtjen,
si uji me zjarrin.

Re të zeza porsi nata,
ma kanë fshehur Diellin,
unë i largët jam me natën,
si toka me qiellin.

Re të zeza porsi nata,
ma kanë veshur ballin,
unë i kundërt jam me natën,
si Krishti me Djallin.

Jetën krejt ma kanë shkallmuar,
veç nga fjalë e hidhur,
jam në botën e shkalluar,

Promethe i Lidhur

S’janë asgjë të gjitha humbjet,
sa s’ke humbur nderin,
në Parajsë jetojnë mumjet,
unë kam zgjedhur Ferrin.

Tallin Sokratin e Varfër,
Derrat e Kënaqur,
dhe trashin shtresën e dhjamit,
në llum të zgërlaqur.

Në kërkim të së vërtetës,
paqe s’ka me horrat,
digjem si zjarri i Kometës,
të bëj dritë për qorrat.

Në kërkim të së vërtetës,
s’më lodh kurrë përpjekja,
ndaj në emër i flas jetës,
të tromakset vdekja.

Në një kohë kaq të sertë,
veten time njoha,
një statujë të mermertë,
do ma gdhëndi koha.
18.12.1995

Fallco…

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i shqiptarëve,
që nga patentë e shoferit,
gjer te gradë e shkencëtarëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i fenerëve,
që nga klithmë e deputetëve,
gjer te palla e gomerëve.

Fallco-fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vogël i Orientit,
nga surrati i kryepleqve,
tek surrat i presidentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vend i vdekjes së talentit,
që nga pijetore e fundit,
gjer tek stallë e Parlamentit.

Fallco-fallco-fallco-fallco,
vendi vdekjes së poetit,
që nga ngjyrë e kastavecit,
gjer tek boja blu e shtetit.

Fallcua ndrin pas çdo fytyre,
te shqiptarët e shkretë,
veç urrejtja midis tyre,
veç ajo është e vërtetë.

Kullë “e ndritur” e pushtetit,
se qe fallco-ndaj u shëmb,
vajton shpirti i poetit:
“Shqipëria sa më dhëmb!”

1995-1997

Arben Duka

June 5, 2018 12:01
Komento

11 Komente

  1. KOREKTI June 5, 13:45

    ARBEN NUK DISKUTOHET QE KE PENE TE FORTE
    PO VARET SE KUJT I SHERBEN.
    TI JE NE MOSHE TE TRETE DHE SIGURISHT TE VJEN DHE FUNDI SI GJITH TE TJERET(EDHE MUA)
    PENDA JOTE PO I SHERBEN SHPLARJES SE TRURIT.
    NQS E KUPTON ME NDERGJEGJE SE BEN MIRE SHOQERISE.GJYSMA E FAJIT
    POR NUK BESOJ TE JETE KESHTU DHE KETE FAJ GJIGAND QE I BEN SHOQERISE ME TALENTITN TEND DO TA VUASH NE KETE BOTE DHE AJO QE TEPRO DO TA VUAJNE TE AFERMIT TUAJ DHE TEPRICE PO PATI NE BOTEN TJETER.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K June 5, 14:32

    Ky vertet ishte gabimi i pa falshem i Berishes qe nuk eleminoj spiunat e sigurimit si puna jote o fuksi i deges sot servile i atyre qe u sherbeve.

    Reply to this comment
  3. an June 5, 15:51

    Shko bej ndonje dore droge ,mbaro dhe 8-vjecaren pastaj komento te direktindhe te vleresuarin A.Duka

    Reply to this comment
    • patrioti June 5, 16:45

      Mark Ujku (egersira) , Berisha , se pari duhej te ishte zhdukur vete , si komunist i devotshem per 25 vjet rresht qe ka qene dhe mik i familjes se Enverit (ka edhe foto me djemte e tij) . Sa per Arben Duken , t’ja ruash lart e poshte . Ndersa ate me lart po e sqaroj , qe Arbeni nuk eshte ne moshen e trete , ai kete vit mbush 60 vjeç .

      Reply to this comment
  4. sala June 5, 16:39

    Mark.U.K. nuk kishte mundesi Maloku se ishte vet kryespiun ..si puna jote Mark.U.K qe je komplet kopuk

    Reply to this comment
  5. info analitike June 5, 19:21

    me keto mend qe ka bejtexhiu te verteten do ta kerkoje e nuk do ta gjeje asnjehere. Nuk ka gje me te keqe se kur te lidhen mendte e te behen gonxhe rreth mendimit unik te partise.

    Reply to this comment
  6. vito June 5, 19:29

    ZOTI ARBEN DUKA poezit e tua ben mir ti mbledhesh dhe ti botosh ne libra , do ti blija pa hezitim poezit e tua sado te ishte çmimi i tyre , ato jan perla qe nuk kan çmim , jeni pena me e fort ne kte vend mbas naim frashrit , jeni numri nji dhe i pa arriçem ne poezi , fat i madh per kte vend qe ka ne gjirin e vet poet te kalibrit kaq te fuqishem , rrespekte rrespekte ARBEN DUKA .ZOTI TE RUAJT E TE NDIMOFT JENI THESARI KOMBIT SHQIPTAR , poezit e tua do jetojn gjat shum gjat , mos degjo ca kafsh injorant qe i vlersojn njerzit vetem nga perkatsia politike kta jan te varfer ne shpirt e ne asyetim ,TI JE GJIGANDI POEZIS SHQIPTARE.

    Reply to this comment
  7. vito June 5, 19:29

    ZOTI ARBEN DUKA poezit e tua ben mir ti mbledhesh dhe ti botosh ne libra , do ti blija pa hezitim poezit e tua sado te ishte çmimi i tyre , ato jan perla qe nuk kan çmim , jeni pena me e fort ne kte vend mbas naim frashrit , jeni numri nji dhe i pa arriçem ne poezi , fat i madh per kte vend qe ka ne gjirin e vet poet te kalibrit kaq te fuqishem , rrespekte rrespekte ARBEN DUKA .ZOTI TE RUAJT E TE NDIMOFT JENI THESARI KOMBIT SHQIPTAR , poezit e tua do jetojn gjat shum gjat , mos degjo ca kafsh injorant qe i vlersojn njerzit vetem nga perkatsia politike kta jan te varfer ne shpirt e ne asyetim ,TI JE GJIGANDI POEZIS SHQIPTARE.

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K June 5, 20:25

    Eshte e drejta juaj te mbroni spiunin e deges,se te till jeni edhe ju.Patrioti vertet Berisha ishte sekretar byroje,po Gramos Ruci a ishte sekretar i pare i komitetit te partis Tepelen.Ai ishte po ky minister i mbrendeshem i PPSH.Sot kryetar parlamenti.E keqja ashte kur nuk ndyshon kurr.Edhe Gjergj Kastrioti i sherbeu turkut per 25 vite,po kur pat rastin u ba ai qe u ba.Nuk po ju fyej edhe pse e meritoni.Dhe a e dini pse.Jemi mbi 1500milje larg njeri tjetrit e nuk ja vlen te ulem ne nivelin tuaj.Dua te di a jeni prap aktive si dikur task qe keni shoket tuaj ne pushtet.

    Reply to this comment
  9. Aleksander Thana June 6, 06:23

    Ti qe i del per zot kriminelit Sali Berisha, nuk ka nevoje te te fyeje askush. Perbindeshi, krimineli, antishqiptari me famekeq ne 500 vjetet e fundit te historise arberore-shqiptare, multimilioneri bajraktar (pa bajrak), nuk i mjaftojne dhjete jete ta varesh per kembesh e ta djegesh per se gjalli, kurse ti e gjithe cubat saliste si puna jote meritojne thjeshte telidhen kembe e duar perreth zjarrit te kufomes-monster e te qelben nga kuterbimi i djegjes se qelbesires.

    Reply to this comment
  10. tomsojeri June 6, 09:37

    Aferim o Aleksander ! Mal me behet zemra kur shoh shqiptar te kthjellet ,qe “ndryshku” BLU nuk ka asgjesuar ndergjegjen kombetare ,nuk ka paralizuar veshtrimin e kohes e vertetesin e pasojave qe ky perbindesh i fali ktij kombi ! Te maresh anen e ktij kellire ska ku shkon me turp ,e kte turo ne po e ham me buk sa koh e kemi neper kemb ,te lir qe te vazhdoj te hedh helm radioaktiv ….Flamur i zi i kombit ajo BLU qe krijoi kjo dor e zez.,ajo BLU strofkull gjarperijsh qe kafshojn Shqiperin e derdhin vetem helm …..ajo BLU se ciles i bashkohen hajdut,mashtrus e ter plehrat e politikes shqiptare ……..dhe zagareve qe i ndjekin…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*