Vargjet e Arben Dukës

November 17, 2012 12:41

Vargjet e Arben Dukës

Gomarrllëqet e doktorit

Nuk kam kunjë kundër mbretit
Që braktisi Shqipërinë
Po me larot e pushtetit
Që po dhjesin historinë

Në këtë 100-vjetor
Dhitë shterpa shteti moli
S’e përmend zoti doktor
Një gjigand si Fan S.Noli

Kujdesen ca palo burra
Që i rrinë rrotull doktorit
Të mbetet në bisht te ura
Revolucion i Qershorit

Kush e ka dëgju doktorin
Që kudo bëhet garant
Dikur kishte për qershorin
Dashuri krejt të veçantë

Shpesh qershorin e bekoi
Dhe Fan Nolin natyrisht
Gjer’ ditën që dashuroi
Ahmet Zogun marrëzisht

Një xhindak në vesh i foli
Gati të parit të shtetit
Ty nuk ka ç’të duhet Noli
Po t’i bësh duvanë mbretit

Po do që t’i bësh duvanë
Atij që vendin e pshurri
S’duhet të të rrinë pranë
Luigji dhe Bajram Curri

O Sali të priftë e mbara
Në çdo stinë ndryshe flet
Na kënaqe me shakara
Jo pak, po mbi 20 vjet

O doktor je i paparë
Çdo sekondë të hanë brirët
Gjersa mbretin tradhëtar
E rendite te të mirët

Prishe historinë të tërë
Ke lartuar sot të keqen
Gomarrllëqet që ke bërë
Duan vite që të ndreqen

Statujat që ngrite ti
Unë i vetëm s’mund t’i heq
Do shkruhesh në histori
Jo si ëngjëll por si dreq

November 17, 2012 12:41
Komento

1 Koment

  1. kol Tivari November 17, 23:26

    Arben Duka te lumt pena
    Mire ja paske qendis horit
    Sali Shpella,thes me rrena
    Njolla e 100 vjetorit

    Nje dite vjeshte,dite cingerime
    Rame Berisha pat dy gezime
    Lopa e kuqe i bani vic
    Kurse e shoqja i lindi kerric

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*