Vargjet e Arben Dukës!

March 29, 2013 17:53

Vargjet e Arben Dukës!

BERISHA-MUHAXHEDINËT DHE UJGURËT!

Pak muaj më parë,
në një vargun tim,
Salës i kam thënë:
“Je muhaxhedin!”

Këtë e kam shkruar,
diku në satirë,
se muhaxhedinët,
nuk kanë nam të mirë!

Këtë epitet,
ja ngjita të marrit,
shpesh kur denoncova,
vrasjet e Janarit!

Më feksi në mendje,
si dritë e sabahut,
në shqip kjo përkthehet,
“Ushtar i Allahut!”

S’di në jam i saktë,
sot me historinë,
por dhe “Al Kaeda!”,
ka muhaxhedinë!

Eshtë e kot më tutje,
që fjalën ta ngasim,
zanati i muhaxhëve,
është thjesht të vrasin!

Vetëm emri i tyre,
rënqeth deri tek flokët,
Sala është i lumtur,
se do t’i vijnë shokët!

Këtij i kanë rënë,
gjer në tokë ushkurët,
sot strehon muhaxhët,
dje strehoi ujgurët!

Problemet shkarkohen,
tek ky shtet idiot,
në Guantanamo,
nuk i mbajnë dot!

Ç’ne gjithë kriminelët,
shkarkohen tek ne,
pse s’marrin Saliun,
ta shpien atje!

Pse nuk marrin Salën,
e them me gjithë mend,
në Guantanamo,
meriton një vend!

Gjithë plehrat e botës,
s’di pse këtu vinë,
asnjeri prej tyre,
s’është problemi ynë!

Që të zëri vend,
duhet tjerur fjala,
tek muhaxhedinët,
pse nuk vete Sala?!

Se këtu vatanit,
me shpatë i është sulur,
po me “të mëdhenjtë”,
është krejt i përulur!

Gjithë muhaxhedinët,
kanë simbol një shpatë,
ndaj po i sjell Sala,
tamam në fushatë!

Pas do t’i këndohet,
kënga këtij trimi,
që po e kthen vendin,
në valvulë shkarkimi!

Sala do pranojë,
dhe unë kot s’ja fut,
dhe njëmijë vaporë,
mbushur plot me mut!

Çdo gjë mund t’i ngecin,
sot këtij lugati,
s’gjen kollaj të tillë
biçim aleati!

March 29, 2013 17:53
Komento

6 Komente

  1. Marin March 29, 18:28

    Jo ne Guantanamo, se amerikanet do t’ia bejne peshqesh Salen ndonje shteti tjeter fakirfukara. Pegezime Arben. Sot e ke qare fare!

    Reply to this comment
  2. Fred.Dibrani.Hamburg March 29, 19:21

    Ndaj poezise se Arben Dukes nuk ka jelek antiplumb qe e mbron Berishen,Fjalet e tij jane si raket berthamore.
    B R A V O

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA March 29, 19:46

    Kjo qe shkruan Poeti eshte maja e Azbergut!
    Para dy ditesh Ambasadorja gjermane deklaroi hapur dhe pa asnje ekuivok diplomatik:
    NE SHQIPERI MUNGON SHTETI LIGJOR!
    Shume e lexojne kete pohim, por pak e kuptojne!
    Ne nje vend ku mungon Shteti Ligjor sundon Kaosi!
    Ne nje vend ku nuk sundon Ligji, nuk ka investitor serioz qe te afrohet, per arsyen e thjesht se nuk ndihet i sigurte!…
    Ne nje vend ku mungon shteti ligjor futetn plehrat, mafjozet, muxhahidinet, ujguret, terroristet, kusaret, gjithe plehrat e Botes!
    Por kurrsesi nuk futen dot investitoret seriozë, qe te hapin vende pune, nuk ka siguri as per vendasit dhe jo më per te huajt!
    Tjeter:
    SHQIPERIA E KA ÇUAR KUFIRIN E BORXHIT 63 përqind!
    Kjo do te thote qe ajo merr borxhe që të shlyej borxhet!
    Kjo do te thote qe vendi eshte futur ne nje rreth vicioz, RRETHIN E DJALLIT !…
    Dhe jo vetem merr borxhe qe te shlyeje borxhet!….
    Dhe jo vetem shet pasurit e veta qe te shlyeje borxhet!
    Dhe jo vetem qe tek ky vend merr fund shpresa per tu rimekembur!
    KJO, ME FJALË TE TJERA , DO TE THOTE QE VENDI FUNDOSET ME SHPEJTESI NE GROPEN E ZEZE TE BORXHEVE PA FUND!….

    Prandaj i dashur Poet, KLLOUNI YNE PRIMITIV, qe nuk di te ndertoje SHTET LIGJOR, SE VET VJEN NGA NJE KRAHINE KU SUNDON KANUNI I ZI, HAKMARRJA ,GJAKMARRJA….
    Nuk ka pse çuditemi qe ky Primitiv nuk di te ndertoje nje shtet per te gjithe, por po nderton republiken e Klanit te vet, kunder shqiptareve!
    Nuk duhet te çuditemi qe ky Plehre i hap rrugen plehrave te Botes!
    POSHTE VARRMIHSI I SHQIPERISE!

    Reply to this comment
  4. eli March 29, 20:56

    sala te ka borxhe shume prandaj vazhdo te kontribosh se je kolloz ne poezi dhe sidomos ne te
    humorit

    Reply to this comment
  5. rezi March 29, 22:56

    Je e vetmja penë që me humor e sarkazëm ja nxjerr fytyrën e vërtetë këtij horri kryeministër. Kur mërzitem marr lexoj gjithnjë librin tënd ” C’të bëj me fjalën?” Ti bën shumë, nuk shterr frymëzimi për të denoncuar të keqen. Flm… edhe gazetës DITA.

    Reply to this comment
  6. sherifi March 30, 15:26

    A sa mire do te ishte sikur keto vargje ti lexonte nje pjese e mire e shqiptareve,sidomos atyre qe u eshte mpire truri,po dihet tashme ne shqiperi qe ka edhe nje numer te madh njerezish qe as gazeten nuk blein dote per arsye ekonomike.Te lumte pena dhe mendja o i madhi ARBEN DUKA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*