Vargjet e Arben Dukës

February 26, 2013 19:17

Vargjet e Arben Dukës

Për ju çirakë e bij çirakësh

Ju frikacakë e të paburra,
Që për një firmë u urdhëruat,
Gjithë peticioni qe një turp,
Por këtë turp ju e pranuat!

Ju frikacakë e të paburra,
Që asnjëherë nuk rezistuat,
Kjo qeveri ka qenë një turp,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Ju patë terrorin shtetëror,
Dhe asnjë fjalë nuk gërmëzuat,
Ky shtet ka qenë një turp i madh,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Në gjyq i patë padrejtësitë,
Ku Drejtësia u dënua,
Padrejtësia është një turp,
Që prapë nga juve u pranua!

Ju patë si vidhej Shqipëria,
Dhe zërin kurrë, jo nuk e çuat,
Kjo vjedhje është turp e më turp,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Ju patë si VRAU qeveria,
Po shumë larg shesheve qëndruat,
Vrasjet e shtetit janë një turp,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Këtu të shumtit janë pa punë,
Po ju nga shteti u paguat,
Pabarazia është një turp,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Ju s’jini intelektualë,
Si bagëti u tufëzuat,
Ky tufëzim ka qenë një turp,
Po juve turpin e pranuat!

S’bëhet presion mbi opozitën,
Kaq gjë mjeranë si s’e mësuat,
Ultimatumi qe një turp,
Po juve turpin e pranuat!

Patë historinë të deformohej,
Po asnjë rresht gjëkund s’e shkruat,
Busti i Zogut qe një turp,
Po juve turpin e pranuat!

O ju çirakë e bij çirakësh,
Që rroni paq të gjunjëzuar,
Po gjunjëzimi është një turp,
Dhe turpin ju kini pranuar!

Ju zgjodhët që të jini skllevër,
Vetes lirinë ia pushkatuat,
Po skllavëria është një turp,
Dhe këtë turp ju e pranuat!

Mbledhur në korin skllavëror,
Për kokë të qenve u betuat,
Po ky betim është një turp,
Dhe ju me turpe u mësuat!

Ju frikacakë e eunukë,
Që tek një bushtër pini cicë,
Atij që ngjizet nëpër turpe,
I duket nderi sakrificë!

February 26, 2013 19:17
Komento

2 Komente

  1. Kristo Terbuqi February 27, 04:01

    Me duket se je ne “gabim”,
    ( korigjohet e s’eshte vone,)
    kur kete specie te peshtire
    me sklleverit e krahason…

    Keta jane lloji zvarranike,
    e nuk u gjendet filli, ana…
    Sklleverit ishin dinjitare
    para ketyre, qe jane putana…

    Reply to this comment
  2. ciko-nili February 27, 10:06

    Dy fjale per disidentin e vetshpallur.

    Shtohet disidenca
    Nje nga nje me radhe
    Ca per fjale te gojes
    Ca nga djathi i bardhe

    Dhenderi i Sales
    Dje u deklarua
    Per nje llaf te thene
    U “sakrifikua”

    Dhe haron qe dje
    Kish pak per te gjithe
    Ndersa sot si “dhender”
    S’di ku ka florinjt

    S’di ku ka florinjt
    Ku ka pasuri
    Ndersa shqipetaret
    Pa ngrene e gdhijne

    Po shtoni zullumet
    Ndaj ketij mileti
    Urrejtjen ne rritje
    Nuk e nxe as deti

    Heshtja eshte ilac
    Per takemin tuaj
    Per mbare shqipetaret
    U bete mish “i huaj”.

    Ju u bete te tille
    Aspak prej etnise
    Por per shkak te vjedhjes
    Te gjithe pasurise

    Nuk ka vend ne koder
    Det e maje Tomorit
    Te mos kete nje truall
    Prone e “oborrit”

    Kurre mos u ngopshi
    Shushunjat e kohes
    Aman mos harroni
    Vini gishtin kokes

    Se do te vije nje dite
    Dimer a behar
    Mbi koke epitaf
    T’u dhjesin mbi varr.

    Sepse vjen nje dite
    Qe mllefi pelcet
    Dhe ne vrime te miut
    Te gjen ky milet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*