Vargjet e Arben Dukës

February 28, 2013 09:30

Vargjet e Arben Dukës

Krimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Pjesa e dytë

Arritëm këtu,
Në të njëmbëdhjetin,
Taraf’ i Berishës,
Ka kapur krejt shtetin!

Çdo gjë kontrollohet,
Nga ky palo plak,
Gjithë institucionet,
Kanë rënë në lak!

Krim i dymbëshjetë,
Që ka bërë ky gore,
Vjedhja e bashkisë,
Si një shami dore!

Vjedhja e bashkisë,
Si një shami dore,
Në ortakëri,
Me dy nevojtore!

Krim i trembëdhjetë,
Plumbi ndënë sisë,
Është falsifikimi,
I krejt historisë!

Krim e turp të tillë,
Në gjithë botën s’gjen,
U bë monument,
Për një mbret legen!

I katërmbëdhjeti,
Në listë të të ligut,
Dita që rivrau,
Pesë Heronjtë e Vigut!

Dhe jo veç ata,
Vrau ky zuzar,
Njëzet e tetë mijë,
Sërish i ka vrarë!

Tash i erdhi radha,
Të pesëmbëdhjetit,
Shkatërrimi i nderit,
Dhe personalitetit!

Njerëzit janë tromaksur,
Nga plak’ i Tropojës,
Se ai ua heq,
Dhe bukën e gojës!

I gjashtëmbëdhjeti,
Në defterin tim,
Është Albpetroli,
Në privatizim!

Si dele të vrarë,
Në treg e kanë hedhur,
Ta shesin pa tjetër,
Vetëm për ta vjedhur!

I shtatëmbëdhjeti,
Krim i qeverisë,
Shkatërrim i fshatit,
Dhe i bujqësisë!

Shumica e tokës,
Mbetet pa punuar,
Gjembat edhe ferrat,
Kudo janë harbuar!

Për pjesën e dytë,
Titull tjetër gjeta,
Se në krim njëlloj,
Janë Sala dhe Meta!

Nuk ka iluzione,
Për burrin pa besë,
Qeveria bajgë,
Është ndarë në dy pjesë!

Po thonë disa njerëz,
Dykëmbësha me brirë:
“Gjysma bajgë e Metës,
Është bajgë e mirë!”

Po nuk ndryshon kurrë,
Ajo që bën lopa,
Mbetet po e njëjta,
Dhe ta ndash në copa!

S’është më patericë,
Tani skraparlliu,
Po është dyfeku,
Që mban xha Saliu!

Dyfeku i Salës,
Kundër gjith’ armiqve,
Ndaj dhe sot është Meta,
I ligu të ligjve!

February 28, 2013 09:30
Komento

6 Komente

  1. tironsi February 28, 11:44

    ecni mer bab ti hedhim maloket n’ferra se na plasen

    Reply to this comment
  2. Ciko - nili Gjirokaster February 28, 13:31

    Z.Arben Duka: Leter nga larg

    Urime për Epopenë

    Në vend të hyrjes.

    Kart nga një i njohur
    Pirë ujë nga lisa
    Ti ujë nga Labova
    Unë nga tranoshishta

    Vite në një Trevë
    Unë herët i qasur
    Lab nga origjina
    Lunxhot i molasur

    Të lutem Arben
    Mos u bjer në hak
    E teprove fare
    Merresh me një plak

    Unë e di sa ti
    Plaku këtë radhë
    U bë veç për penën
    Si lëndë e parë.

    Lere fukaranë
    Se u bë për plazëm
    Për te mbajt karriken
    Ka rënë në orgazëm.

    Që të marrë fjala dhenë
    Ti vazhdoje Epopenë.

    Afër kazanit rakisë
    E lashë kafshaten e bukës
    Thash t’i dërgoj dy rreshta
    Patriot – Arben Dukës

    Ta uroj thash me vehte
    Me një gotë ball i rakisë
    Që këtej nga fshati im
    Nga një fshat i Lunxhërisë

    Thash ti them gëzuar Dukës
    Urime për Epopenë
    Mos e le në mes të rrugës
    Më të lumtë ajo penë.

    Mos u lodh duke shkruar
    Virusit “Iliri”
    Se rrinë, gjarpër nën gur
    Të hanë me dhjavoli

    Ti mos u mërzit Arben
    Të mos qederosesh fare
    Se për Ilirin me shokë
    Ke nga unë një cigare

    Një cigare duhan vjeshte
    Që të kuterbon aromë
    Se nuk vlen më shumë Iliri
    Se sa një duhan për kromë

    Nga larg të të hedh cigare
    Qëndro mbahu nga fiqiri
    Miqt shëndosh të rrojmë vetë
    I pa harruar Iliri

    Trete helmin o vëlla
    Vur një tropullak në zemër
    Dhe vazhdoje Epopenë
    Dhe goditi thembër me thembër

    Se s’ka vetëm në Tiranë
    Ilir soi i shejtanit
    Ti e di nje koke madhi
    I themi qenit të stanit.

    Po qënit që leh e s’ha
    Rrotull kasolles e dritës
    Që trembet të bëjë ham
    Të ha qullin e koritës

    Ma heq veten kundra Sales
    Per te mbushur „torben“ plote
    Dhe pastaj i thote votuesit
    Te zënça te gjithe robt

    Ja rendite qeverise
    Nje nga nje bemat e saj
    Nuk jane bema po krime
    Aizbergut
    Ti dale maja

    Se ketu qe qeverisin
    Jane si dy pika uji
    Pardesy e 90-shit
    Indetik Arturo „Ui“

    Ndaj s’ka paqe me te tillet
    Por te lutem pa cinizem
    Gjoja eshte demokraci
    Por bie era fashizem.

    Reply to this comment
  3. hysamedini February 28, 15:52

    Na le pa mend me keto inxhi o poet madheshtor. Penda yte mitraloz i gjalle. Kurre mos shofte pathosi i poezise tende madheshtore ne sherbim te popullit tone fatkeq. I lutem zotit te kesh shendet e jete te gjate. Nderime Ju dhe vepres tuaj poetike!

    Reply to this comment
  4. laraska February 28, 16:30

    Bravo ju qofte Z. Duka per punen tuaj te jashtesakonshme. Jeni ju e disa gazetar te tjere qe bejne opoziten e vertete dhe e ndergjegjesojne popullin. Respekte!

    Reply to this comment
  5. ELAMI February 28, 16:38

    te dyja pa asnje presje te mrekullueshme.TE LUMTE MENDJA DHE PENA ARBEN DUKA.ME POEZIN TENDE PO E BENE FORA,PO TY DUHET TE TE BEJE POPULLI MONUMENT,TI KE SHKROJTUR PER DHIMBJEN E VARFERIN E POPULLIT.NDERSA AI VARGU ,KU I DREJTOHESH FEVZIUT SE SA JE TI KISH HALLATIN,KJOSHPREHJE KA HYRE DHE DO MBETET NE HISTORI.VETEM NJE MENDJE NDRITUR MUN TE GJEJE TE TILLA VARGJE.
    ELAMI

    Reply to this comment
  6. Qemali March 1, 08:22

    O Arben, te pershendes !
    Je i pa arritshem dhe gjithnje i pelqyer per ne.
    Pas debatit Rama-Fevziu njerezit kuptuan sa te vertete ke pasur dhe ke me portretizimin qe i ke bere Fevziut para disa ditesh, duke i thene se “…sa je ti ai kish ate mikun”. 2 vargje 2 perla.
    Nga ne qe jemi nje grup shokesh fansa te poezise tende (nje shoku jone i meson permendesh) kemi nje kerkese: shkruaj dhe 3-4 strofa te tjera per fevziun, te asaj cilesie se do ti recitojme kudo. Do ti lutemi Braces e Balles t’ja lexojne Saliut ne Kuvend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*