Vargjet e Arben Dukës

March 3, 2013 12:12

Vargjet e Arben Dukës

IDHUJT E MI!

Idhujt edhe bien,
këtë mirë e di,
po nuk bëhet fjalë,
për idhujt e mi!

Nuk kam pasur idhuj,
mbretër me kurorë,
se idhujt e mi,
janë më madhështorë!

Se idhujt e mi,
janë më madhështorë,
janë mbretër mbi mbretër,
dhe mbi perandorë!

Janë mbretër mbi mbretër,
dhe mbi perandorë,
mbi ballin e tyre,
zbehet çdo kurorë!

Ata që unë dua,
koha dot s’i tret,
për ata i vogël,
ka qënë ky planet!

Mbi gjithë planetin,
janë margaritarë,
asnjëri prej tyre,
s’iku me fanfarë!

Asnjeri prej tyre,
s’iku me fanfara,
Ylli im Polar,
Ernest Çegevara!

Ernest Çegevara,
profet mbi profetër,
një vullkan i zjarrtë,
mbi botën e vjetër!

Ai është shpresa,
që ka vegjëlia,
veç nga emri i tij,
dridhet tirania!

Lirinë e të tjerëve,
e pagoi shtrenjtë,
dhe u bë njëlloj,
sa Krishti – i shenjtë!

Zemra legjendare,
nuk rreh – po buçet,
për të shumë i vogël,
ishte ky planet!

I shtrenjti Ernesto,
popujt kur të zgjohen,
për ty o Titan,
do të përgjërohen!

Për ty o Titan,
do të përgjërohen,
ti do jesh Altari,
ku do gjunjëzohen!

Unë e di patjetër,
do vijë ajo ditë,
kur në varr do futen,
gjithë padrejtësitë!

Unë që ligësive,
dua t’u vë zjarrin,
kam për kryeidhull,
revolucionarin!

Mund të thotë ndonjëri,
pse s’ke një poet,
s’mund të kem të tillë,
se poet jam vetë!

Shkrova për Lirinë,
gjer një mal me letër,
kur ke Çegevarën,
nuk të duhet tjetër!

March 3, 2013 12:12
Komento

8 Komente

  1. tefta March 3, 18:52

    oh cma ke gjendur zemren time ; O Homer shqipetar ke shume nderime

    Reply to this comment
  2. Hysamedini March 3, 19:14

    Brilante. Inxhi e perla si te Saadi-ut, i nderuem poet. I lutem zotit t’Ju jape shendet te mire e jete te gjate, qe te na dhurosh sa me shume krijime te tilla mbreselenese. RESPEKTE te pafundme.

    Reply to this comment
  3. saimir koka March 3, 20:33

    Vargjet e tua e lartesojne edhe me shume figuren madheshtore te CEKIVARES,njeriut qe donte ti jepte lirine Afrikes.Figura e tij eshte shembull e zgjim per te gjithe popujt qe ender kane lirine.Je me te vertet poet i madh e perse jo edhe nje revolucionar si Ai per te cilin shkruan.Jete te gjate e prodhimtari per ushqimin e mendjeve qe jane ne gjum letargjik.Te faleminderit si Juve edhe Redaksise se kesaj gazete me vlerat njerezore qe mbart.

    Reply to this comment
  4. SHQIPETAR March 4, 11:11

    AH MORE ARBEN DJALI O MENDJENDRITUR, NJE SI CEGEVARA I DUHET SHQIPERISE ME NJE ARME SNAJPERI TE QELLOJE BERISHEN MU NE BALLE E TE CLIROHEMI NJE HERE E PERGJITHMONE NGA KY DIKTATOR. POR SHQIPTARET I KANE ULUR VESHET DHE TRIMA SI VASIL LACI NUK EKZISTOJN ME. TE SHPRESOJME NE NJE FUQI TE MBINATYRSHME SE SKA RRUGE TJETER, EDHE KTO ZGJEDHJE DO TI VJEDHE AI. QOFSHA I GABUAR. PERSHENDETJE NGA ITALIJA…..

    Reply to this comment
  5. AL-Boston March 4, 11:33

    Te lumte dora.Vetem nje Che Guevara mund ta shpetojne shqiperin dhe kombin shqiptare nga njerez te degjeneruar qe e kane shitur kete vend per interesat e tyre.Poshte dhe vdekje te gjith tradhetareve te vendit dhe kriminelave politik pamvarsisht te ngjyres qe perfaqsojne.

    Reply to this comment
  6. Iliri May 16, 15:06

    Dil pak këndej nga Kosova, o Arben, se moti e kemi bërë hak. Edhe neve meritojmë poezira të tilla. Të pakten ju nga Tirana e keni lirinë e “lëvizjes së lirë.”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*