Vargjet e Arben Dukës

November 18, 2012 15:10

Vargjet e Arben Dukës

Partizanët dhe dhjeramanët

Plasi topi te liqeni
Nga gjëmimet u tund Lana
Ka sebep – mendoi Arbeni
Si sot është çliru’ tirana

Më kot u gëzova unë
S’qenë topa për partizanët
Po binin për tjetër punë
Gjëmonin për dhjeramanët

Për topat vendosi Sala
Të trembet sy soj harbuti
Të kuptojë meqë ra fjala
U kthye kryehajduti

Ai që vodhi floririn
Në ditën që u pushtuam
Bëri festë për qafirin
Qeveria që s’votuam

Sa herë që na vijnë nëntorët
Tregon Sala sa ka rrjedhur
Si sfidon dot Sal’ dëshmorët
Dhe raketa duke hedhur

Sa më shumë ky shtet kodosh
Ngre “mbretin” e Shqipërisë
Atë “mbret” do ta shikosh
Në halenë e historisë

Shkruaj ti o xhins tellalli
Po me veten mos u tall
Zogun mbret askush s’e shpalli
Se dihet që u vetëshpall

S’mbyllen gojët e miletit
Pyesin dhe këtë nëntor
Ç’ne fshatar i Burgajetit
Të kish gjakun mbretëror

As në gjallje as në eshtra
Zogu s’ka asgjë prej mbreti
Janë të gjitha veç gënjeshtra
Ai është Sulltan Salepi

November 18, 2012 15:10
Komento

1 Koment

  1. raimondi November 19, 01:43

    Poezia eshte e drejte , se flet per nje realitet qe ka ndodhur ,……

    Kjo shoqeria jone ka hyre ne nje reth vicioz ku kokat e Shqiponjes kafshojne njera tjetren …….

    Mendoj se duhet te krijojme nje ambjent me paqesor , midis nesh ,qe kemi mendime te kunderta politke.Te krijojme nje ambejnt ku te mbizoteroje kritika konstruktive

    Dhe duhet qe ne histori ti themi gjerat sic kane ndodhur me te vertete , por pa ofenduar asnje nga ata qe tashme jane pjese e historise sone, ne emeyre qe te mos prekim ndjenjat e askujt nga nesh qe jane tifoze te njerit apo tjetrit figure historike

    Une per vete jam me partizanet , porse them se duhen pare te gjitha figurat historike me zemrgjeresine e kohes qe jetojme …..duke ndihmuar qe shoqeria shqiptare te forcoje kohezionin e saj ,
    dhe ti kalojme me butesi te metat e figurave tona historike, –Sepse edhe ata kane qene ne pozita te veshtira,
    pasi Shqiperia e krijoi shtetin njecike me vonese dhe kjo beri qe politkanet tane t e jene gjithmone nen presion permanent te poliitkave kriminale te fqinjeve tane
    –Ashtu sic jane edhe tani, porse tani nuk kane asnje lloj justifkimi politkanet tane ti neneshtrohen grekut e serbit , sepse tani ne kemi ne krahun tone USA__Ndersa ne ate kohe ishim te vetmuar

    Sic thote Margaret Mc Millan , ne librin e saj historik _Paris 1919_ qe flet per konferencen e Paqes ne Versaje,Paris ne 1920

    …Poor little Albania , with so few friends , and so powerful enemies

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*