Rebelohu!

Nga ARBEN DUKA March 8, 2013 13:07

Rebelohu!

Zgjohu sot – o popull zgjohu,
Në beteja rebelohu,
Zgjohu vetë e ngri furtunë,
Pa liderët në tribunë!

Pa liderët në tribunë,
Tribun do t’u bëhem unë,
Ti je zot në këto vende,
Dil kërko të drejtën tënde!

Se të hodhën në greminë,
Ta përmbysën drejtësinë,
Se të vranë e të pështynë,
Dil të shembësh tiraninë!

Dil në sheshe dhe bashkohu,
Rebelohu – rebelohu,
Po ndenje kështu në gjumë,
Do të shtypin dhe më shumë!

Se të ropën – se të vodhën,
Vellon e turpit ta hodhën,
Rebelohu porsi deti,
Ti je Zoti – je pushteti!

Bisha do zinxhir e hekur,
Të kafshon dhe duke vdekur,
Zgjohu-zgjohu edhe çohu,
Rebelohu-rebelohu!

E sotmja në ethe dridhet,
Dhe e ardhmja po të vidhet,
Zgjohu që të zgjohet shpresa,
Edhe lidhur besa-besa!

Një çast mos e shty sahatin,
Merr në dorën tënde fatin,
Mbi të keqen sot bashkohu,
Rebelohu – rebelohu!

Hej kur ngrihet vegjëlia,
Drithërohet tirania,
Ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”
Rebelohu – rebelohu!

Ti je rendi – drejtësia,
Vetëm ti dhe Perëndia,
Zgjohu, zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Kjo mynxyrë që të ka gjetur,
Nuk përmbyset duke fjetur,
Ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”
Rebelohu – rebelohu!

Nga ky zjarr e vetëtimë,
Tiranët mos gjejnë vrimë,
Ti ata i mbyt me frymë,
Zgjohu mor për Perëndinë!

Mos më thuaj “Ku do vemi?!”
Në gjurmët nga shkon zgalemi,
Zgjohu, zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Rebelohu sot o burrë,
Për Atdhe e për flamurë,
Ka ngordhur çdo diktaturë,
Popujt rrojnë e s’vdesin kurrë!

Në rrugë të Avni Rustemit,
Grusht mbi malin e Migjenit,
Zgjohu zgjohu edhe çohu,
Rebelohu – rebelohu!

Ndizi zjarr pushtet mizorit,
Mos prit ditën e qershorit:
“Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini!”

Nga ARBEN DUKA March 8, 2013 13:07
Komento

12 Komente

  1. katarakti March 8, 13:35

    Mire e ke ti o Arben, por sot nuk ngrihet me njeri. A e ke pare sa ka ndryshuar bota?! A e di ti qe sikur “Zoti te beje ymer dhe te na pushtoje Italia”!, shqiptaret do ta duartrokasin?! A mendon ti se djem dhe vajza te reja te nxitura nga ndjenja kombetare do te dalin malit per lirine e vatanit, siç bene me 1944-tren?! As mos e shko ne mendje. Njeriu sot eshte prishur shpirterisht dhe moralisht. Eshte bere i vogel, frikacak, interesaxhi, pa parime, pa skrupuj morale. Harroje ngritjen dhe rebelimin. Nuk eshte per ne shqiptaret. Ja do ta shohesh ne zgjedhjet e qershorit. kur Berisha te vjedhe dhe te akuzoje te tjeret se i prishen zgjedhjet. As nuk do te ngrihet njeri. Sot jane bere te udhes shprehjet: “Njeriu per njerine eshte ujk” dhe “Secili per vete, Zoti per te gjithe”. Ky sistemi i ri gjasme demokrat, qe te le te flasesh, por edhe te vdesish per buke, e ka shkaterruar perfundimisht njeriun. Prandaj mos mba shprese. Me vjen keq qe jam kaq pesimist, por keshtu mendoj.

    Reply to this comment
    • hasan March 8, 14:23

      Ah do te ngrihet ore do te ngrihet.Ke per ta pare.Nuk eshte shpresa 23 qershori,i cili ka per te qene nje iluzion,jo ,pa rebelim nuk ka çmontim diktature.Pa rebelim ka vetem ndrim te zgjedhes.

      Reply to this comment
  2. Ylvi lagavajshta March 8, 16:25

    Te lumte ARBEN! Thirrja jote per rebelim ne vesh te popullit gjemofte! Nderime vella luftetar trim i vegjelise. Ju falenderoj per vargun gjemim.

    Reply to this comment
  3. tomorri March 8, 19:56

    Mbase populli keto priste ,ja dhe keto poeti jone i madh ja u shkruan ne vergjet e me siperme .çfar doni me, doni udheheqes ,jo udheheqesin e nxjerr furtuna historikishte por ju o popull thyeni friken dhe dilni se me çfar shikojme nuk kini me se çfar te humbisni,pasurite e kombit veç po i fituate se ja u kane marre me dhune duke ju gjakosur si mos me keq sote ne vitin 2013 ne shekullin e 21té. Po nuk vajti prona tek i zoti ne shqiperi nuk do kete kurre qetesi dhe lumturi.

    Reply to this comment
  4. Alf March 8, 21:14

    Shumë e bukur dhe shumë e fortë. Një Fan Nol modern që I bën thirrje popullit të zgjohet e hedh poshtë klikën që po I merr frymën. Faleminderit o Noli I ditëve tona.

    Reply to this comment
  5. LEON68 March 8, 21:33

    bravo miku yne per kurajon …do te ngrihemi dho do tja tregojme vendin por jane shume dhe duhen crrenjosur

    Reply to this comment
  6. malo March 9, 14:05

    Te lumte o Arben Duka ! E vetmja rruge qe na ka mbetur eshte rebelimi, vetem ashtu mund t’i shporrim. Jane ngulur thelle, shume thelle, por populli eshte shume me i madh e me i fuqishem se ata plehra qe e kane shtypur e e kane poshteruar.
    Erdhi dita e popullit, boll me me mashtrime e genjeshtra, shkaterrime e poshterime, vrasje e varrosje.
    Te gjithe bashke kunder te keqes se madhe qe na ka pllakosut.

    Reply to this comment
  7. tefta March 9, 14:46

    REBEL TE GJITHE SHQIPERISE BASHKOHUNI
    SATANEVE SA ME SHPEJT LARGOHUNI
    SHQIPERINE E RE TE FORMOJME
    DHE FOSHNJA NE DJEP TE GEZONJE

    Reply to this comment
  8. Al-Boston March 9, 16:21

    Fjalet e tua jane plotesisht me vend ne momentin qe po kalon kombi jone.I vetmi shpetim i shqipetareve ne te gjitha trojet tona eshte te ngrihen ne revolte pa drejtimin e partive,deri ne permbysjen e neo-diktaturave dhe venien e gjithe krimineleve te kombit para drejtesis.Por eshte shume e veshtire ta coshe popullin shqiptare nga gjumi qe e ka zene.

    Reply to this comment
  9. SaL. Përgjigjet March 9, 18:55

    Jam Saliu…ju derdh dhe plumbin!

    Pse kerkon te rebelohen?
    Sa t’jem unë të gjithë shkrumbohen,
    Se kam pushkën,vjen dhe topi,
    U shkerdhej nënat tek gopi!..

    Pa provoni, u afroni,
    Dhe me Miell të më qëlloni,
    Dhe me vezë,a borë,mali,
    Shtatë pashë u bêhet varri!…

    Se jam unë,s’është tjetër kush,
    Si n’janar do ju zbraz pushkë,
    Pa provoni,mu afroni,
    Unë e di,ju plumbin doni!…

    Do t’ju vras,do t’ju qi nënat,
    Do ti djeg,qen e bir qenat,
    Nuk njoh popull,s’njoh as votën,
    Kur të vdes,përmbysni botën!…

    Nëse vuani,fati juaj,
    Do t’u sjell të tjerë të huaj,
    Do shes naftën dhe centralet,
    Populli boll i ka fekalet!…

    Pas Fazllicit,sjell Iranin,
    Se atje kam istikamin,
    E kam thënë,më ’97-tën,
    Kush s’më do,i bëj mandatën!…

    Unë nuk pyes amerikanin,
    Aleat bëj dhe shejtanin,
    Ju votoni,unë numëroj,
    Ku do jem,unë e caktoj!

    S’merrni vesh,unë jam Saliu,
    Kot nuk thonë,”në sumë u qiu”,
    Unë u rjep,si kam rjep berrin,
    Burra,gra,ju doni dërrin!…

    Popull pis dhe i pangopur,
    Që nga Shkodra,posht në Dropull,
    Në s’më doni,pse qëndroni,
    Dete,male,pse s’kaloni?..

    Ikni,ikni,botës shkoni,
    Nëse mua nuk më doni,
    Nuk e lë unë qeverinë,
    Nuk ka burrë përmbi Salinë!

    Jam unë e askush tjetër,
    Unë e mbroj rrugën e vjetër,
    Pushkë e tanke i kam gati,
    Jam Saliu,s’më rruhet trapi!…

    Kush është ky,Arben Duka?
    Duket qartë…mbaruar buka,
    Do t’më bëjë revolucion,
    Kur në xhep s’ka napolon…

    Nuk ka lekë dhe pse t’i ketë,
    Mos t’i mbrejë me mua qetë…
    Boll ka prangat që ja fala,
    Unë,Saliu,i bëj të fala!…

    Reply to this comment
    • Beni March 9, 20:41

      Hahahahahahaha, mbaroi vaji i kandiles sate plaku Mere! Po e mbani veten me gajret por…………………. i shkreti ti, je vertet i cmendur qe arrin ta shohesh veten ne pasqyre.

      Reply to this comment
  10. Nandi March 9, 19:53

    je i madh ben duka. ore zoti kryeredaktor shperndajeni falas gazeten qe ka kete vjershen e benit qe ta marri ne dore edhe fukaraja dhe ti hapen syte, oreeeee. se ishte vetem mero baze opozite po tani jeni ber edhe ju gazeta dita. se nga edi piktori nuk do pritur. he bravo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*