Vargjet e Arben Dukës

November 19, 2012 11:43 Updated

Vargjet e Arben Dukës

Ngrihu vetë Avni Rustemi…

Ngrihu o popull në këmbë
Haje të ligun me dhëmbë
Ngrihu mor për Perëndinë
Se po rivrasin Avninë

Ku jini intelektualë
Ju vuvosi djalli Salë
Po ku janë historianët
Janë trembur nga tiranët

Ngrihu popull, ngrihu zot
Se kjo gjëmë nuk nisi sot
Nisi vepra e të ligut
Nisi me Heronjtë e Vigut

Ngrihu, ngrihu Shqipëri
Se të lanë pa histori
Qentë këputën zinxhirët
U vërsulën mbi të mirët

O ju bijtë e dëshmorëve
Flamurtarët e nëntorëve
Që nga jugu te veriu
Se i pabesi na griu

Luan Rama si të rrihet
frymë zeza si s’të zihet
Ti je nipi i dëshmorëve
S’je nga stan’i puthadorëve

Ngrihu vetë Avni Rustemi
Se të vdekur neve jemi
Krejt të vdekur edhe pikë
Gjersa qentë kemi frikë

Qentë kanë në ballë Salinë
Që e hëngrën Shqipërinë
Që e nxinë historinë
Frikë o frikë e kanë Avninë

Më thotë Luli te Bashkia
Sheshin e do Çamëria
Po është kështu si thua
Çamërinë më s’e dua

Po dua Avni Rustemin
Që la trashëgim mademin
Mademin e trimërisë
Plumb në ballë tradhëtisë

Dua trimat dhe heronjtë
Që luftuan me dragonjtë
Turp i madh për ne që rrojmë
Që as gjakun dot s’u mbrojmë

Lule o Avni Rustemi
Hero mbi hero të kemi
Po të hoqën ca zagarë
Do kem turp që jam shqiptar

November 19, 2012 11:43 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*