Vargjet e Arben Dukës!

March 23, 2013 13:17

Vargjet e Arben Dukës!

Pushteti dhe opozita

E thonë shpesh nëpër komente,
Duka është mjeshtër me fjalën,
Por ma quajnë si defekt,
Që po merrem shumë me Salën!

Që të ngasim muhabetin,
Në nishanin e humorit,
Natyrisht që do kem Salën,
M’pas palaçot e oborrit!

Flet vet’ fakti: Janë palaço,
E kan tall’ veten të gjorët,
S’mund të bësh satirë o laço,
Për të gjorët, shërbëtorët!

Kush ka grada dhe ofiqe,
Dhe kush është i rëndësishëm,
Që do jetë objekt humori,
Natyrisht ësht’ i vetëdijshëm!

Që do jetë objekt humori,
Natyrisht ësht’ i vetëdijshëm!
Ndërsa me satire godasim,
Ca që janë më të rrezikshëm!

Se satira është revoltë,
Në shënjestër ka një plazëm,
Dhe satira më e fortë,
Do të shkoj’ gjer në sarkazëm!

Që ta çojmë gjeri në fund,
Çfarë ne nisëm në fillim,
Kjo satira për çdo lolo,
Nuk do kish ndonjë kuptim!

Po mos qe Sala në krye,
As dhe dreqit s’do t’i duhej,
Dhe për të, në këtë jetë,
Asnjë gërm’ nuk do të shkruhej!

Pse nuk shan dhe opozitën?
Thonë të tjerë e ngrenë leqe,
Eej, objekti i satirës,
Është e keqja më e keqe!

Po ne jemi opozita,
U kam thënë o lum mileti,
S’mund të barazohen kurrë,
Opozita dhe pushteti!

Po iu sula opozitës,
Natyrisht do jem i lojtur,
Opozita në çdo vend,
Nga shumicat duhet mbrojtur!

Çdo qelizë e trupit tim,
Rrënjët ka te rebelimi,
S’kam me krerët e së majtës,
Asnjë lloj komunikimi!

Thoni-bëj punën e tyre?
S’kam dëshirë të jap shpjegime,
Nga askush unë s’marr detyra,
Se bëj veç detyrën time!

Kë do mburr e kë do shaj,
Mendje s’marr nga njerëzia,
Dhe askënd nuk detyroj,
Të lexojë vargjet e mia!

Unë kështu, miq, jam gatuar,
Të kem shpirt e të kem zemër,
Ndaj e gjitha që kam shkruar,
Lidhje s’ka me asnjë emër!

Me logjikën e logjikës,
Do ta gjeni ju poetin,
Veç nga anë e opozitës!
Kurrë nga ana e pushtetit!

March 23, 2013 13:17
Komento

5 Komente

  1. agim tole March 23, 14:21

    PO TY TE LUMTE,JE I PAARITESHEM.TE UROJ TE SHKRUASH .SADO SKEPTIK TE JETE NJERIU PER TY NUK GJEN ASNJE VEREJTJE SADO E VOGEL.

    Reply to this comment
  2. Alf March 23, 17:45

    Te lumte pena o Arben Duka. Poshte zullumi dhe sahanlepiresit!

    Reply to this comment
  3. ylvi lagavajshta March 23, 22:06

    Inxhite e Saadiut, o Arben i dashtu. Lavdi JU dhe vargjeve te tua te mrekullueshme. Mos pusho se godituri te zezat e vendit tone te lodhur prej pushtave majtas djathtas. Nderime i dashtun poet i talentuar!

    Reply to this comment
  4. ivani i madh March 24, 12:04

    Keshtu duhet te jete poeti ,shkrimtari dhe gazetari qe te mbroje demokracine e fjalen e lire . Se ju duhet te jene udheheqesit e fjales se lire dhe opozita e cdo pushteti qe vjen dhe jo vegla qore e pushtetit. Bravo Duka je I MADH

    Reply to this comment
  5. dru me pre,vallahi March 24, 13:28

    Hajde duka i” vogel” tunde mal e koder .
    Shpirti me i madh Poetik,opozita me ideale qe mund te mendohet.
    Respekt per kurajon,qe ne minjve te tjere,na mungon
    Pikerisht kjo eshte arma,qe ne shqiptareve na duhet per te realizuar enderat tona :
    KURAJO,per ti thene gjerat ashtu sic jane,pa dorashka.
    Demokracia,ku njeriu nuk ka guximin te shpreh ate qe mendon,eshte domokra-lesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*