Vargjet e Arben Dukës!

March 24, 2013 16:30

Vargjet e Arben Dukës!

Qentë e lekut

Ç’ka thënë Bonapart’ i madh,
Gjer këtu ndihet muzika:
“Njerzit i vën’ në lëvizje,
Interesi ose frika!”

Kanë kaluar rreth dy shekuj,
Që është gdhendur ky mendim,
Po dhe sot ne do të dilnim,
Në të njëjtin përfundim!

Dhe pse kohët kanë ndryshuar,
Janë të njëjta pikëtakimet,
Njerëzit sot i motivojnë,
O paraja – o parimet!

Historia që ka shkuar,
I kaloi njerëzit në zigj,
Kanë dalë mbasi janë peshuar,
O të mirë ose të liq!

S’mund të jesh pakëz i keq,
Dhe pakëz i mirë o mik,
O do jesh komplet i mirë,
O do jesh komplet i lik!

Për një vajzë dikur u tha,
Kur e çuan në të parë:
“Është e mirë e shoqe s’ka,
Vetëm ësht’ pakëz me barrë!”

Tek strofa këtu më sipër,
Hallakata pak mendimet,
Por e bëra që të dalim,
Krejt të saktë me përfundimet!

Po e bëra që të dalim,
Krejt të saktë me përfundimet,
Ndaj do kthehemi sërish,
Tek paraja dhe parimet!

Krejt të sakta do jenë listat,
Si kurdisje e zemrekut,
Nga një anë idealistat,
E nga tjetra qentë e lekut!

Kuptohet që ana jonë,
Është këtu ku janë parimet,
Qentë e lekut janë rreshtuar,
Ku janë kockat dhe thërrimet!

Qentë e lekut s’lehin thjesht,
Se kan’ dashuri për Salën,
Po për ta ai është rrjeta,
Që kapin peshkun e ngjalën!

Qentë s’janë gjithë një kalibër,
Ndaj të njëjta s’janë shpërblimet,
Dikush kockën-dikush tulin,
Dhe dikush lëpin thërrimet!

Qenët e lekut njihen mirë,
Po unë prapë i kam në listë,
Në shumicë më rezultojnë,
Pederastë dhe analistë!

Ata bëhen shumë të egër,
Në fushatë e dinë të gjithë,
Sikur në çdo çast shejtani,
U lëviz një shkop në b..thë!

Kur një shkop gjithmonë të futin,
Ti do hidhesh prej sikletit,
Dhe do hash të gjithë m..tin,
Që bën b..tha e pushtetit!

Qentë e lekut si çdo qen,
Domosdo që s’kanë besë,
Ata çdo pushtet i do,
Për pastrimin e halesë!

Qenët e lekut si çdo qen,
Kanë besnikëri ibreti,
Se të zotin e nderojnë,
Sa herë që ndërron pushteti!

I kam ndjekur me kureshtje,
Në njëzet vitet e fundit,
Lehin – s’rrinë kurrë në heshtje,
Një bezdi e gjithë katundit!

Dikur një djalosh i “Kohës”,
Që nuk heshti si një murg,
Denoncoi llumin e Salës,
Sala e futi në burg!

Por kaloi metamorfozë,
Sa të lot krejt mend e kresë,
U bë ky që bëri burg,
Kryeqeni i kopesë!

Me të qe edhe një tjetër,
I “Kohës” edhe ai ish,
S’u bë dot si shoku tjetër,
Ka arritur gjer kulish!

Ky shkroi dhe më pas për Salën,
Dukej sikur kundra ish,
Po drejtor e bëri Meta,
Dhe ai u bë kulish!

Qeni më i madh në moshë,
Që tek “Zëri” qe finok,
Emri s’më kujtohet mirë,
Po bën rimë me emrin shok!

Në fillim hëngri Fatosin,
Pastaj tufën e Salive,
Sot nuk kam ndonjë habi,
Që është qeni i të dyve!

Jo të gjithë qentë aktualë,
Kan’ prejardhje nga zagari,
Ka qenë një i thosh Saliu:
“Je bërë si Mulla Omari!”

I mbiquajturi Mulla,
Tha – asgjë s’më gjen prej fjalës,
Ndaj ka lehur për hata,
Katër vjet në stan të Salës!

Kemi qen e kryeqen,
Po të gjithë s’janë të gjorë,
Se mes tyre gjithmonë gjen,
Sigurisht dy qen-rektorë!

Këta s’kanë nevojë të lehin,
Si zakoni që ka qeni,
Kanë dhe hallin e parasë,
Po problemi është geni!

Sot nuk është aspak çudi,
Le të jesh edhe rektor,
Do jesh pjesë e qenërisë,
Kur e ke genin qenor!

Mund të jesh ndihmës ministër,
Dikur kryeredaktor,
Do bësh dhe punën e qenit,
Se e ke genin qenor!

S’ju thashë asnjë emër qeni,
Thjesht se emrat i harroj,
Po juve emrat e tyre,
I kini gati në gojë!

Ata duken që së largu,
S’ka nevojë që të vësh lente,
Ndaj dhe emrat pas çdo vargu,
Të m’i thoni në komente!

*Korrigjim vargu: Në poezinë e
numrit të djeshëm, vargu: “Po pse
shan dhe opozitën…”, duhej shkruar
“Po pse s’shan dhe opozitën…” U
kërkojmë ndjesë lexuesve për gabimin.
Për sugjerime dhe komente autorit, nr.
Cel: 068 90 73736

March 24, 2013 16:30
Komento

5 Komente

  1. N.VJOSA March 24, 18:55

    I nderuar Poet,
    Me mire qe ke folur pergjithsisht, ke krijuar me vargjet e tua nje personazh tipik, qe simbolizohet me Qenin….
    Une e kam ndjekur nga larg jeten politike ne Shqiperi, por keta tipat e Qenve, qe lehin per ate qe u hedh kocka, tashme i njeh mbare Opinioni i shendoshe shoqeror shqiptar:
    Po bej nje prove, që ti them emrat ne koment:

    Qeni me i madh në moshë,
    Që tek “Zëri” qe finok
    Emri s’më kujtohet mire
    Po ben rimë me emrin shok!
    (Është i tëri shoku Frrok….)

    Jo të gjithë qent aktualë,
    Kan’ prejardhje nga zagari,
    Ka qënë një i thosh Saliu:
    “Je bërë si Mulla Omari!”
    (Mos eshte Artur Zhej Gomari?…)

    Tjetrin o Arben Vellai
    Lëre e kam merak vet
    Kërpush e ka kthyer Zoti
    Ështe Faro Balli Idioti!

    I pa fe e i pa nder,
    Nuk gjen tjeter me shemtire
    Eshte ne shpirt dhe karakter
    Sterrë i zi si Këllirë!…

    Reply to this comment
  2. lily March 24, 22:14

    Gjithmone me pelqejne vjershat e te madhit Arben Dukes. Mendimi im Arben eshte me mire ti kishe krahasuar me hienat se ato jane te veshtira dhe te ndyra si kafshe dhe jo me qente,se qeni eshte shume kafshe besnike dhe i dashur me njerzit. Kam shume vite qe jetoj ne USA,dhe kur shkoj me pushime ne Shqiperi, shoh nje Shqiperi te shkaterruar,dita dites ai vend po shkaterrohet me shume,kush e kush te vjedhe me shume. Me ate qeveri qe eshte atje me keq do behet, ai ka per ti vjedh votat perseri se eshte mesuar ta bej ate pune,se ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Mjere ai popull qe jeton atje,me te vertete me vjen shume keq per popullin ne Shqiperi,por pyes veten po pse nuk ngrihen ta rrezojne ate qeveri te korruptuar,ate qeveri qe po i shfrytezon dhe po i vret dita dites, cohuni o popull se kur jeni te bashkuar nuk ka cfar tju bej sali gerdalla,zhdukeni ate piss ate serb se vetem per shqiperine nuk punon ai,vetem mendon dita dites si ta shkaterroje e ta bej copa copa shqiperine. I hate him so much.

    Reply to this comment
  3. lavirja e kuvendit March 25, 13:10

    Qente jane :
    Aleksander Frangaj ( kryeqeni )
    Frrok Cupi
    Artur Zheji
    Fahri Balliu
    Nikolle Lesi
    …………..
    ……………
    Faleminderit Arben.

    Reply to this comment
  4. ciko-nili March 25, 13:34

    Nuk jane qene e as zagar
    Jane per kocka e pasuri
    Ndaj me terrme te shqiperuar
    Keta jane lukuni

    Dhe ti shohesh o Arben
    Jane leshuar pa kufi
    Se kane dite te numuruara
    E s’ngopen me pasuri

    Hani mos u ngopshi
    Se e afert eshte dita
    Kur ky popull te kerkoj
    Lekuren tuaj ne lisa

    Bridhni-bridhni edhe ca
    Ne mal ,koder e ledh
    Se ky popull mire ta dini
    Do u a beje lekuren def

    Kete Qershor mos haroni
    Zinxhirin shkurt ja mbani
    Se ku s’ka se ke te haje
    Do te haje nga vete stani

    Reply to this comment
  5. Mimoza November 30, 21:06

    E KE GJETUER PUNEN O BEJTEXHI, NE TE SHKRETET RRIME KOT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*