Vargjet e Arben Dukës!

March 25, 2013 16:06

Vargjet e Arben Dukës!

POETI DHE PRANVERA

Dhe shkurti derën mbylli,
Tani i thonë mars,
Pranvera-kjo pranvera,
Si virgjëreshë u mbars!

Dhe dallëndyshet erdhën,
Në qiell varg e varg,
Pranvera-kjo pranvera,
Tani nuk është larg!

Dhe lulet nëpër sythe,
Dhe bari sapo mbirë,
Përhapin anë e mbanë,
Një erëz kaq të mirë!

Pranvera i këputi,
Të dimrit plot zinxhirë,
Gjithçka po gjallërohet,
Poeti dergjet shtrirë!

Pranvera-kjo pranvera,
Me gjuhë Dite flet:
“Ti ngrihu dhe këndo,
Për mua – o poet!

Ti ngrihu dhe këndo,
Si zogjtë në agim,
Pa këngën tënde sot,
Nuk vlen ky lulëzim!”

Pranvera – kjo pranvera,
Me gjuhë drite flet:
“Ti shtratin e mallkuar,
Braktise – o poet!”

Largoje ti mërzinë,
Nga sytë e venitur,
Kaq shumë këtë stinë,
I dashur e ke pritur!

Ti ngrihu edhe tretu,
E mos më lër të vetëm,
Në gji të njëri-tjetrit,
Gjithë jetën neve mbetëm!

Pranvera – kjo pranvera,
Me gjuhë drite flet:
“Unë s’mund të jem pranverë,
Pa tyja – o poet!”

Pranvera – kjo pranvera,
Hap gjirin plot magji:
“Ti s’mund të jesh poet,
Pa mua kurrsesi!”

Në këmbë u ngrit poeti,
Të keqes iu mbyll dera,
Të dashur të përjetshëm,
Poeti dhe pranvera!

March 25, 2013 16:06
Komento

5 Komente

  1. armant rrudha March 25, 17:16

    Poezia nuk ka nevoje per koment. Neqoftese poezia ka arritur te çele sythe te reja te emocioneve dhe te mendimit,atehere ajo ja ka arritur qellimt,qe te sjelle pranveren brenda teje.

    Reply to this comment
  2. eli March 25, 17:59

    arben je bilbili i jugut te roj pena sa malet

    Reply to this comment
  3. e ema e Zeqos March 25, 21:11

    Nje krua qe s’shteron kurre,i madhi Arben Duka.
    I le ne hije te gjithe.
    Nje rreze drite ne nje erresire qe nuk do te largohet

    Reply to this comment
  4. Jovan March 26, 12:21

    Poeti i vegjëlisë
    Ti je nderi i njerëzisë,
    Ti je trim, e ke vargun top,
    As vet djalli nuk të mposht dot.

    Poetë legena ka plot,
    Për para’ na qajnë me lot,

    Të zezën të bardhë bëjnë,
    S’lenë gënjeshtër pa thënë.
    Penat e njohura jan në gjum,
    Sepse janë të lodhura shum,
    Ndoshta mund të kenëfrikë,
    Se me vargje trembin dikë.

    Reply to this comment
  5. lirika March 27, 09:42

    sherim per shpirtrat tane.poezia e Poetit..dashurie e perjetshme do jete kjo me Te,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*