Vargjet e Arben Dukës

November 20, 2012 10:44 Updated

Vargjet e Arben Dukës

S’kërkon sheshe në Greqi,
Po do sheshin e Avniut!

Ç’oreks ke moj Çamëri,
S’i shkonte mendja njeriut,
S’kërkon sheshe në Greqi,
Po do sheshin e Avniut!

Një shesh tjetër mund të gjenit,
Që mos u bëhen harame,
Heqja e Avni Rustemit,
Nuk e ndihmon çështjen çame.

Ditë për ditë historia,
Këtu po na bëhet lesh,
Po ç’ka bërë Çamëria,
Të paktën në atë shesh?!

Ju rrënjët kini atje,
Këtu kini vetëm degët,
Luftën s’e kini me ne,
Po e kini veç me grekët.

Pa shi ku i hodhët sytë,
Drejt tek sheshi i heroit,
Po Avni Rustemit-dritë,
Nuk i preket majë e thoit

Parti e Idriz Saliut,
Ka kërkuar nga bashkia,
Të heqë emrin e Avniut,
Të vërë emrin Çamëria??

Dhe i vjen për shtat Salisë,
Antikombëtar prej genit,
Heq me dorë të Çamërisë,
Bustin e Avni Rustemit.

Kjo është temë që do qëndrojmë,
Sa t’i presim të gjithë drizat,
Se çamët që bashkë rrojmë,
S’janë si Shpëtim Idrizat.

Nga Idrizi-qen bir qeni,
S’ka qeder aspak Avniu,
Vodhi votat si legeni,
Dhe i shpuri tek Saliu.

Sot do dali e vërteta,
Do mësojnë shqipëtarët,
Me kë është Ilir Meta,
Me luftën a me tradhtarët.

Do shikojmë e do themi,
Kë ka me vete vatani,
Kush është Avni Rustemi,
Dhe kush është Esat Toptani.

Do shikojmë të vërtetën,
Kur të lexojmë ballancën,
Nëse Idrizi me Metën,
Sot do nisin aleancën.

November 20, 2012 10:44 Updated
Komento

2 Komente

  1. dilaver November 21, 08:29

    Moa vdeksh kurre, o Arben Duka, pena te eshte kthyer ne top kunder atishqiptarve qe flasin shqip, te cilet jane me te keqinj se armiqt e Shqiperise. Çdo fjale poezise tende patriotike eshte eshte bombe e flamur. Majakovski i letersise shqipe. Respektet me te larta. Dilaver Goxhaj

    Reply to this comment
  2. viktor hoti November 21, 09:38

    Ky Arben Duka i nxjerr poezite tak fak si prodhim i fabrikes se bukes , me cmim shumice viktor hoti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*