Vargjet e Arben Dukës!

March 27, 2013 16:21

Vargjet e Arben Dukës!

S’e shihni ju këtë hata?!

Nuk kam menduar ndonjëherë,
Nëse do mbetem i lavdishëm,
Ç’do ndodhë nesër nuk ka vlerë,
Po s’isha sot një i dobishëm!

Lavdia është sëmundje e keqe,
Ka vlerë për bustet dhe për mumjet,
Njeriun keq e kap në leqe,
Se është e ligë si gjithë sëmundjet!

Në jetë kërkojnë me ngut lavdi,
Veç diktatorë dhe tiranë,
Ndaj unë lavdinë e pështyj,
Kur njerëzit sot as bukë s’kanë!

Dua t’i djeg këta vampirë,
Që s’i ngop gjaku njerëzor,
Ju duket lule erëmirë,
Shpata me helm që kanë dorë!

S’e shihni ju këtë hata,
Ku katandisi Shqipëria?!
Më të paturpshëm se këta,
S’ka njohur kurrë historia!

Këta kanë duart plot me gjak,
Zemrat e zeza me qymyr,
Për ta litari do qe pak,
Dhe zjarri prapë do qe i mirë!

Thonë që popujt nuk gjykohen,
Se popujt janë të gjithë të mirë,
Po kur të liqtë lartësohen,
Unë jam një zë në shkretërirë!

Unë nuk të them voto për mua,
Po të kërkoj të jesh syçelët,
Për veten time vota s’dua,
Po mos voto ti kriminelët!

Nuk po përdor figuracion,
As metaforë, as epitet,
Këtu dhe guri denoncon:
“Këta janë vrasës të vërtetë!”

Këtu dhe guri denoncon,
Një tirani – një babëzi,
Më vjen çudi që s’e kupton,
Ti që mendon se je Njeri!

Fajin s’e ka aspak sistemi,
Siç thotë e shkreta injorancë,
S’të vret njeri kudo të vemi,
Në Gjermani apo në Francë!

Është krejt i turpshëm veç mendimi,
Që ngjyrë blu t’i japësh votës,
Mbi ty do bjerë si mallkimi,
I gjith’ i gjith’ përçmim’i botës!

Ti s’ia di vlerën votës tënde,
Ndaj dhe e jep atë qesim,
Ndaj s’është çudi që në shumë vende,
Na shohin ne krejt me përçmim!

Vërtet në botë u turpëruam,
Se ende mbajmë këta barbarë,
Se këta njëzet vjet që shkuam,
Mua s’më bëjnë aspak krenarë!

Gjersa nga fati hoqëm dorë,
Dhe vendin peng e lamë tek bota,
A nuk e dini o të gjorë,
Se bota na gjykon nga vota?

Me çfarë ka bërë kjo qeveri,
Kryemasakër të vërtetë,
Në tjetër vend do qe çudi,
Të kish nga pas qoft’ njëqind vetë!

Disa për vrasjet thanë parvjet,
“Ua bëri mirë shteti i zi”
Po kështu flet një kafshë e shkretë,
Po nesër radha të vjen ty!

March 27, 2013 16:21
Komento

5 Komente

  1. mitro March 27, 19:51

    Mbetesh i madh Arben Duka.Urime!

    Reply to this comment
  2. Aqif Kapartoni March 27, 21:50

    Mire e ke o Arben Djali, po per ke flet. A i pe militantet dje ne Lushnje… per turp..

    Reply to this comment
  3. sherifi March 28, 03:40

    Pershendetje Arben; ti mire e ke po kur ta ndjei ky milet do jete shume vone.

    Reply to this comment
  4. Mark.uk March 28, 09:34

    Arben: Me vjen keq se do ngelesh pa pune,po qe eshte fati i zi te vijn ne pushtet bllokmenet e rinje.Apo do thurish lavdata fallco si ne komunizem.Me fale qe po perdori nje fjal te urte te popullit.Qeni leh aty ku ushqehet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*