Vargjet e Arben Dukës!

March 31, 2013 12:32

Vargjet e Arben Dukës!

KUSH INJORANCËN E VOTON

Unë injorancën kam urryer,
Që kur e njoha për së pari,
Përpara saj me plot nderim,
I jam përulur çdo gomari!

Po flas për kafshën e vërtetë,
Figurë letrare s’ka këtu,
Se ka të drejtë në këtë jetë,
Të ketë fare pakëz tru!

Gomarin s’mund ta ofendoj,
Këtu i bëhem sot garant,
Se s’kam të drejtë ta krahasoj,
Gomarin me një injorant!

Gomari bën punën e vet,
Dhe kurrë s’bëhet i rrezikshëm,
Një injorant me pak pushtet,
Ky ësht’ gjitari më i frikshëm!

Gomari bën punën e vet,
Si hyzmeqar i njerëzimit,
Një injorant me shumë pushtet,
Ky ësht’ mallkimi i mallkimit!

Përmasë e injorancës s’njihet,
Ajnshtajni vetë s’e mati dot,
Ndaj dituria do të fshihet,
Kur injoranca bëhet zot!

Një injorant që ka pushtet,
Me dijet është zemërak,
Ai të diturin e vret,
Dhe kjo i duket fare pak!

Në errësirën ku jeton,
E urren dritën-diturinë,
Veç nga tërbimi mbijeton,
Dhe bëhet një me tiraninë!

Se injoranca me pushtet,
Kurrë asnjë derë s’i hap të mirës,
Veç ligësisë ç’mund të jetë,
kush është pjesë e errësirës?!

Unë jam armiku i përjetshëm,
Dhe nuk bëj më asnjë koment,
Se injorantët e pushtetshëm,
Këtu i kemi sot prezent!

Më dhembin sytë kur i shikoj,
Mendimet zgjyrë më torturojnë,
Po s’jam i prirur të besoj,
Se këtë fat e meritojmë!

Veç neveria nuk mjafton,
Që neve të shpëtojm’ prej gjëmës,
Kush injorancën e voton,
Të vejë drejt e në… të s’ëmës!

March 31, 2013 12:32
Komento

6 Komente

  1. sherifi March 31, 15:42

    Te lumte o A.Duka po e keqja eshte se sote ne pushtet injoranca mbizoteron qe nga maja dhe deri ne baze. dhe jame plotesish dakort me strofken e fundit; “kush injorancen voton,te vej drejt e ne te semes”

    Reply to this comment
  2. kelmendasi March 31, 15:51

    Une them se :Kush lexon Injorantin qe hiqet si i ditur

    Reply to this comment
  3. Ura e Vajgurit March 31, 18:26

    Dallimi…

    Unë nuk e di sa te paguajnë,
    Këtu,,tek “Dita”,more Dukë?
    Por shumë “gomare” që shkruajnë për Salën,
    Jo,nuk e bejnë fare për bukë…

    Nuk janë dhe fare injorantë,
    Kanë dhe talent dhe frymëzim,
    Dikush ka qënë dikur i majtë,
    Si ai q’vetquhet Qim…

    Ndaj shkojnë,tek Sala,për para,
    Se xhepi tij eshtë shumë i fryrê,
    E flasin mbremjeve…bla-bla-bla,
    Bile,guxojnë vetquhen Qim…

    Këtu kërkohet injoranca,
    Që vjen nga shpellat në qytet,
    Dhe shkon andej nga bie,balanca,
    Këta gomarin e bejnë mbret!…

    Dhe nuk kanë turp,aspak moral,
    Që injorancën mbjellin vendit,
    Pranojnë dhe lekun me fekal!…
    Të prurë doraz,tutje këndit…

    Pêr injorancën,pasurohen,
    Në parlament,në ministri,
    Dhe pse vendit krizat i rëndohen,,
    …Hartojnë injorancë,në redaksi…

    Shiko,kjo skutë s’është e paditur,,
    Dhe pse përposh,prodhon gomarë,
    Shifrën ceqeve ua ka rritur,
    Me thasët lidhur,në samar!…

    Ke marr dhe ti,disa milionë
    Tek”Telegrafi”,për cdo vit,
    Por pena,ty,dije t’prodhon,
    Ndaj,dhe prej dijeve,kurrë mos zbrit!

    Ngarkoji thasët me para,
    Se cdo krijim është vetëm punë,
    Nga ti,injorantë kurrë nuk ka.
    Këtë dallim e shoh vec unë…

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 1, 17:15

    Mos je gje zok gomari qe perkulesh para tij. Po me pelqen o Duke se baban duhet respektuar sic bet ju.Po te huazoj me hunorin qe benin komunistet per Qazim Mulletin gamar ti gamar kush te beri.Si servilosesh per pak para qe merr duke bere poezi vetem per Berishen.Po erdhi e majta te vij ne pushtet do te hellin si nje limon te shtrydhur.Gje qe nuk do ndodhe se jan te pakt ata si mendojn si ju.

    Reply to this comment
  5. bota ka nevoj per dashuri qe te sherohet April 1, 22:27

    ARBEN DUKA eshte nje monument i gjall ne jet eshte nje drite e vertet,nuk ka nevoj nje poet qe ka shpirtin e lire per hosana.nuk e shfrytzon dot njeri poetin,ai eshte me i madh se politikanet qe do te duan ta shfrytezojn sic thot parafolsi.

    Reply to this comment
  6. nick April 2, 10:12

    Sokrati thoshte”une di qe nuk di asgje”,dmth Sokrati mbetet mbreti i injoranteve me famoz ne histori.Edhe Adriano Celentano e kishte shume per zemer te vetquhej mbreti i injoranteve.Kujdes AD,se injoranca e pranuar eshte dituri e shkalles siperore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*